LIVE UPDATES
Aktualitet

Vijojnë tensionet në Baks-Rrjoll/ Banorët përplasen me policinë: Jo 24 ditë, po 240 ditë po të duhet, këtu do qëndrojmë(VIDEO)

Protestuesit i dërguan një mesazh të qartë edhe palës që pretendon të ndërtojë në atë truall.

25 Shkurt 2026, 16:02 Nga E. D
Vijojnë tensionet në Baks-Rrjoll/ Banorët përplasen me
Banorët e Baks Rrjollit

VELIPOJË- Banorët e Baks Rrjollit kanë hyrë sot në ditën e 24-të të protestës. Mësohet se një përplasje me forcat e policisë ka çuar në lëndimin e një prej protestuesve, i cili është transportuar me urgjencë në spital. Banorët janë shprehur të vendosur se nuk do të tërhiqen nga tokat që i konsiderojnë të tyret.

Ndërkohë, një nga përfaqësuesit e banorëve ka deklaruar para të pranishmëve, se qëndresa e tyre nuk është thjesht një protestë. Protestuesit i dërguan një mesazh të qartë edhe palës që pretendon të ndërtojë në atë truall. Me një vendosmëri të palëkundur, banorët zotohen se do ta vazhdojnë rezistencën deri në fund.


"Sot është dita e 24-të që jena në protestë në tokat tona. Kjo nuk është protestë, kjo jemi në venin tonë, jemi në tokat tona. Jo 24 ditë, po do të bëhen shumë e shumë ditë që ne do japim prezencën tonë fizike e me e me dinjitetin tonë. Se ne e dimë se ky vend i kujt është. E dinë të tanë, tanë dynjaja. Ne prej këtij vendi nuk dalim e nuk ikim për se tjetër.

Se na këtu na kanë lënë të parët tonë, kena le ne, na kanë le fëmijët tonë e do lejnë edhe fëmijët e fëmijëve tonë në këtë vend. Edhe kështu ta marrin vesh ata zotnitë që janë përzie në këto histori, në këto falsifikime e në këto gjëna, se për kollaj nuk kanë me na zhduk. Të tanë këta rob, të tanë janë të lemi këtu. E mos t'u shkojë në mendja se kanë me na zhduk prej këtu.

Sot ka qenë një ditë përplasje me policinë, kemi patur gjëra jo të vogla, por serioze. Ka ardhë ambulanca, na e kanë marrë vëllanë tonë, na e kanë çu atje te spitali. Inshalla do ndihmojë i madhi Zot e nuk ka ndonjë gjë serioze edhe vjen. Po desha me i thënë vetëm atij zotnisë se s'du me ia përmend emrin, atij që i ka hedh lekët këtu për me ndërtu në venin tonë.

Mos i shkojë në mendja se ka me ndërtu pa na llogarit ne, se ne jena të llogaritshëm. Ne mos kujtojnë se nuk jena të pallogaritshëm. Ne jena të llogaritshëm e dinë të tanë njerëzit se ne jena këtu. E do jena. Përpara burra, vëllezër e motra, të tanë, deri në fund të kësaj pune, s'do të dalim.  Jo 24 ditë, po 240 ditë do jemi këtu," tha banori./Dosja.al

banorët e baks rrjollit

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj