LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

PS kërkoi përjashtimin e 29 deputetëve të PD pas kaosit në Kuvend/ Shtyhet mbledhja e Sekretariatit të Etikës, Bardhi: Doni të fshini opozitën

• Mbledhja e Sekretariatit të Etikës, ku do të shqyrtohet kërkesa e PS për përjashtimin e 29 deputetëve të Partisë Demokratike është shtyrë për të martën në orën 10:00. • Demokratët u paraqitën në mbledhje, ku argumentuan se po përjashtohen padrejtësisht. • Ai që kërkoi shtyrjen e mbledhjes me qëllim që opozita të njihet me provat ishte Kreu i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi. • Bardhi theksoi PS se ka përfshirë në kërkesën për masa disiplinore edhe deputetë që nuk janë përfshirë në kaos dhe shtoi se PS kërkon të fshijë opozitën nga Kuvendi. • Më tej, Bardhi nënvizoi se  kjo ishte bërë me qëllim që anëtarët e Këshillit të Mandateve të mos marrin pjesë në mbledhjen për Ballukun sot në 10:30, ku SPAK kërkon autorizim për arrestimin e saj. • Ndërkohë në nisje të mbledhjes, deputeti i PD-së, Sajmir Korreshi, i cili është mes ligjvënësve që PS ka kërkuar përjashtim nga seancat e Kuvendit, pohoi se masa për përjashtim është e padrejtë dhe kërkojnë që mbledhja të zhvillohet me dyer të hapura dhe tu vihen provat në dispozicion. • Sipas kërkesës së PS, seanca plenare u shoqërua me akte dhune, përfshirë hedhjen e lëndëve piroteknike dhe sendeve të forta në sallë, sulme ndaj Kryetarit të Kuvendit, anëtarëve të Këshillit të Ministrave dhe punonjësve të Gardës së Republikës, si dhe bllokimin e foltores dhe zhvillimit normal të punimeve parlamentare.

4 artikuj për këtë temë.

7 MUAJ ME PARE

PS kërkon përjashtimin e 29 deputetëve të opozitës/ Bardhi: Doni të na pengoni të marrim pjesë në mbledhjen për Ballukun

PS kërkoi përjashtimin e 29 deputetëve të PD pas kaosit
Gazmend Bardhi

TIRANË- Sot është mbledhur Komisioni i Etikës lidhur me kaosin e shkaktuar ditën e djeshme në kuvendin e Shqipërisë. Kërkesa e mazhorancës për pezullimin nga parlamenti për 29 deputetët e PD-së duket se ka hasur rezistencë nga ana e deputetit të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi.

Bardhi shprehet se deputetët e opozitës të cilët kanë firmosur dokumentin duhet të tregohen të përgjegjshëm pasi duhet të paraqesin fakte. Sipas tij, në listë bëjnë pjesë emrat e deputetëve të cilët nuk janë përfshirë në ngjarjen e djeshme dhe se pozita po e përdor këtë me qëllim pengesën e opozitës para Këshillit të Imuniteve. Bardhi kërkoi shtyrje të mbledhjes që secili deputet të ketë mundësi të njihet me provat.

“Secili deputet që ka firmosur për pezullimin e mandatit për 60 ditë, 30 ditë apo 10 ditë duhet të tregohen të përgjegjshëm. Të tregohen të përgjegjshëm dhe të paraqesin fakte. Të mos vijnë këtu dhe të akuzojnë me terma të Sigurimit të Shtetit. Na quajnë grupazh, kur në fakt gjykata e ka treguar se grup i strukturuar kriminal është qeveria e Edi Ramës. 

Këtu ju keni përfshirë deputetë që nuk kanë bërë asgjë në Kuvend, por keni dashur të fshini opozitën nga Kuvendi, sepse doni një Kuvend njëpartiak. Thojeni këtu: qëllim keni pasur pengesën tonë në Këshillin e Imuniteteve, prandaj edhe ua caktuat mbledhjen në orën 9. Kështu që propozoj të shtyhet mbledhja për javën tjetër dhe secili deputet të njihet me provat”, tha Bardhi./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

PS kërkoi përjashtimin e deputetëve të PD-së pas kaosit në Kuvend/ Shtyhet mbledhja e Sekretariatit të Etikës

PS kërkoi përjashtimin e 29 deputetëve të PD pas kaosit
Deputet

TIRANË- Mbledhja e Sekretariatit të Etikës, ku do të shqyrtohet kërkesa e PS për përjashtimin e 29 deputetëve të Partisë Demokratike është shtyrë për të martën në orën 10:00. Demokratët u paraqitën në mbledhje, ku argumentuan se po përjashtohen padrejtësisht.

Ai që kërkoi shtyrjen e mbledhjes me qëllim që opozita të njihet me provat ishte Kreu i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi. Bardhi theksoi PS se ka përfshirë në kërkesën për masa disiplinore edhe deputetë që nuk janë përfshirë në kaos dhe shtoi se PS kërkon të fshijë opozitën nga Kuvendi.

Më tej, Bardhi nënvizoi se  kjo ishte bërë me qëllim që anëtarët e Këshillit të Mandateve të mos marrin pjesë në mbledhjen për Ballukun sot në 10:30, ku SPAK kërkon autorizim për arrestimin e saj.

Sipas kërkesës së PS, seanca plenare u shoqërua me akte dhune, përfshirë hedhjen e lëndëve piroteknike dhe sendeve të forta në sallë, sulme ndaj Kryetarit të Kuvendit, anëtarëve të Këshillit të Ministrave dhe punonjësve të Gardës së Republikës, si dhe bllokimin e foltores dhe zhvillimit normal të punimeve parlamentare.

Për deputetë Belind Këlliçi, Fidel Kreka, Albana Vokshi, Ledina Alolli dhe Denisa Vata, PS kërkoi përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare për 60 ditë, pasi kanë futur dhe përdorur lëndë apo mjete piroteknike, tymuese brenda sallës së zhvillimit të punimeve të Kuvendit.

Edhe për deputetët Klevis Balliu, dhe Flamur Noka kërkoi përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare për 60 ditë, pasi kanë kryer veprime të qëllimshme duke dëmtuar pajisjet dhe hequr funksionalitetin e tyre në sallën e seancave dhe sipas parashikimeve të nenit 6 pika 1 të Kodit të Sjelljes së Deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Ndërsa për deputeteten Elda Hoti u kërkua përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare për 30 ditë. Sa i përket Gazment Bardhit dhe Sali Berishës, PS kërkoi përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare për 30 ditë, pasi kanë penguar zhvillimin e rregullt të seancës dhe kanë fyer anëtarët e Këshillit të Ministrave. 

Gjithashtu për deputetët Besart Xhaferri, Xhelal Mziu, Bledjon Nallbati, Luçiano Boçi, Saimir Korreshi, Edi Paloka, Ina Zhupa, Klodiana Çapja, Oerd Bylykbashi, Enno Bozdo, Tomorr Alizoti, Ivi Kaso, Gent Strazimiri, Luan Baçi, Bledi Himçi, Greta Bardeli, Manjola Luku, Flamur Hoxha, Kliti Hoti, socialistët kërkuan përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare për 10 ditë./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Debate te "Etika"/ PS kërkoi për përjashtimin e deputetëve të PD-së pas kaosit në Kuvend, Korreshi: Mbledhja duhet të jetë me dyert të hapura, na tregoni provat

PS kërkoi përjashtimin e 29 deputetëve të PD pas kaosit
Saimir Korreshi

TIRANË- Sot është mbledhur në Kuvend Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën, ku do të shqyrtohet kërkesa e PS për të përjashtuar deputetët e PD-së. Por përfaqësuesit e opozitës kanë kërkuar që mbledhja të zhvillohet me dyer të hapura.

Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, i cili është mes ligjvënësve që PS ka kërkuar përjashtim nga seancat e Kuvendit, pohoi se masa për përjashtim është e padrejtë dhe kërkoi që të vihen provat në dispozicion. 

“Do të duhet që mbledhja të jetë e hapur. Po kërkoni të përjashtoni 29 deputetë të opozitës pa të drejtë. Kërkoj që të na vini në dispozicion provat dhe që ato të jenë publike, tha Korreshi./Dosja.al

7 MUAJ ME PARE

Kaos, flakadanë e përplasje në Kuvend/ PS kërkoi përjashtim e deputetëve të opozitës, demokratët mbërrijnë te “Etika”

PS kërkoi përjashtimin e 29 deputetëve të PD pas kaosit
Deputet e PD-së

TIRANË- Deputetë të Partisë Demokratike kanë mbërritur në Komisionin e Etikës pas kërkesës së Grupit të Partisë Socialiste për përjashtimin e tyre deri në 2 muaj nga Parlamenti, pas kaosit të krijuar seancën e djeshme në sallën e Kuvendit.

Sipas kërkesës së PS, seanca plenare u shoqërua me akte dhune, përfshirë hedhjen e lëndëve piroteknike dhe sendeve të forta në sallë, sulme ndaj Kryetarit të Kuvendit, anëtarëve të Këshillit të Ministrave dhe punonjësve të Gardës së Republikës, si dhe bllokimin e foltores dhe zhvillimit normal të punimeve parlamentare.

Grupi Parlamentar i PS thekson se, bazuar në pamjet filmike dhe provat e administruara, këto veprime përbëjnë shkelje të rënda të Rregullores së Kuvendit dhe Kodit të Sjelljes së Deputetit.

Për deputetë Belind Këlliçi, Fidel Kreka, Albana Vokshi, Ledina Alolli dhe Denisa Vata, PS kërkoi përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare për 60 ditë, pasi kanë futur dhe përdorur lëndë apo mjete piroteknike, tymuese brenda sallës së zhvillimit të punimeve të Kuvendit.

Edhe për deputetët Klevis Balliu, dhe Flamur Noka kërkoi përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare për 60 ditë, pasi kanë kryer veprime të qëllimshme duke dëmtuar pajisjet dhe hequr funksionalitetin e tyre në sallën e seancave dhe sipas parashikimeve të nenit 6 pika 1 të Kodit të Sjelljes së Deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Ndërsa për deputeteten Elda Hoti u kërkua përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare për 30 ditë. Sa i përket Gazment Bardhit dhe Sali Berishës, PS kërkoi përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare për 30 ditë, pasi kanë penguar zhvillimin e rregullt të seancës dhe kanë fyer anëtarët e Këshillit të Ministrave. 

Gjithashtu për deputetët Besart Xhaferri, Xhelal Mziu, Bledjon Nallbati, Luçiano Boçi, Saimir Korreshi, Edi Paloka, Ina Zhupa, Klodiana Çapja, Oerd Bylykbashi, Enno Bozdo, Tomorr Alizoti, Ivi Kaso, Gent Strazimiri, Luan Baçi, Bledi Himçi, Greta Bardeli, Manjola Luku, Flamur Hoxha, Kliti Hoti, socialistët kërkuan përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe në seancë plenare për 10 ditë./Dosja.al

mbledhja e sekretariatit të etikës deputet demokrate gazment bardhi saimir korreshi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj