Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Situata nga moti i keq vazhdon të jetë problematike në disa zona. • Në Fier, lumi Seman ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur disa stalla dhe pemishte në Mbrostar. • Edhe në Lushnje, nën ujë mbeten 200 hektarë tokë bujqësore si pasojë e daljes nga shtrati të Semanit. • Ndërkohë në Vlorë, niveli i lumit Vjosa luhatet nga 7.8– 8.3 metra. • Strukturat e emergjencave civile dhe pushtetit vendor po qëndrojnë në gadishmëri të plotë përgjatë gjithë vijës së lumit dhe urës së Mifolit, ku edhe ka pasur problematikat më të mëdha. • Gjithashtu në bashkinë Dimal, në disa banesa në lagjen Dafinë ka ende prani të ujit. • Në fshatin Çiflik po ashtu ka ende ujë në tokat bujqësore dhe në bashkinë Kuçovë, në fshatin Tapi, ka problematika në tokat bujqësore dhe sera. • Në qarkun Gjirokastër, në bashkinë Libohovë, rruga Suhë-Poliçan është ende e bllokuar si dhe dëmtimi i urës së Glinës në Bashkinë Dropull. • Së fundim u raportua edhe viktima e parë nga moti i keq në vend. • 75-vjeçarja, Flora Hoxha, e cila vuante nga demenca është gjetur e mbytur në Devoll. • Familjarët kishin humbur kontaktet me të që prej mëngjesit të ditës së djeshme. • Të moshuarën e mori rrjedha e përroit në fshatin Proger një ditë më parë. • Përroi kishte dalë nga shtrati dhe vërshoi në rrugë e banesa. • 75-vjeçaren dyshohet se e mori rrjedha dhe kërkimet për të nisën nga ushtria që prej ditës së djeshme.
6 artikuj për këtë temë.
SARANDË- Reshjet e dendura gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje të konsiderueshme në Sarandë. Si pasojë e reshjeve janë evakuuar 25 familje, të cilët do të akomodohen në çadra përkohësisht.
Evakuimi vjen pas përmbytjeve në fshat për shkak të çarjes së argjinaturës një ditë më parë. Ndërkohë, banorëve të tjerë u janë dërguar edhe ndihma pas përmbytjeve.
Reshjet kanë qenë të vazhdueshme dhe të intensitetit të lartë, duke shkaktuar përmbytje të mëdha në vend./Dosja.al
MALIQ- Prej disa ditësh, vendi është përfshirë nga moti i keq me reshje të dendura dhe stuhi. Mësohet se në Maliq, dëmet e shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut janë të mëdha.
Toka bujqësore janë përmbytur, teksa në Pogradec, raportohet për prezencë uji në banesa dhe rrugë. Sipas prefekturës në Pogradec, janë 50 banesa të dëmtuara dhe 5 ura. Në gjithë qarkun e Korçës janë 15 ura të dëmtuara./Dosja.al
LIBOHOVË- Rruga Suhë-Poliçan në Bashkinë Libohovë është ende e bllokuar për shkak të përmbytjeve. Reshjet e dendura kanë shkaktuar probleme edhe në Glinës në Bashkinë Dropull.
Gjithashtu niveli ujit në lumin Vjosa në Përmet është 3.4 m, prurjet 292.7 m3/s kurse në Memaliaj 4.8 metër. Si pasojëe motit të keq 20 fshtra në Memaliaj, janë pa energji elektrike./Dosja.al
TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka dhënë një njoftim lidhur mbi situatën në vend, ku moti i keq ka 'mbërthyer' vendi prej disa ditësh. Prej disa ditësh, strukturat vendore dhe ato të mbrojtjes civile janë në gatishnëri të plotë, në ndjekje të situatës së krijuar nga reshjet e shiut që kanë vijuar në pothuaj të gjithë territorin e vendit. Ministria e Mbrojtjes raporton se si vazhdon situate në qarqet me problematike të vendit.
NJOFTIM MBI SITUATËN E MOTIT NË VEND
Pas ndërhyrjes së pandërprerë të forcave edhe gjatë orëve të natës, situata në të gjithë vendin paraqitet në përmirësim, pavarësisht se në disa zona reshjet e shiut kanë vijuar. Nivelet e ujit në disa zona kanë nisur të ulen, një pjesë e madhe e akseve rrugore, ku ka patur probleme janë rikthyer të kalueshme, ndërsa ekipet e emergjencave civile, Forcat e Armatosura, OSHEE dhe strukturat vendore po vijojnë punën për stabilizimin e plotë të situatës dhe normalizimin e furnizimit me energji, pastrimin e rrëshqitjeve dhe garantimin e sigurisë së banorëve.
Situata sipas qarqeve:
QARKU VLORË
Niveli i lumit Vjosa në Novoselë vazhdon me tendencë ulje, aktualisht niveli është 7.65 m.
Po vijon puna në bashkitë; Delvinë, Finiq dhe Konispol, ku për shkak shirave ditën e djeshme ka pasur prezencë dherash në rrugët që lidhin disa fshatra.
Dje është punuar për rehabilitimin e aksit rrugor, që lidh fshatrat Kakodhiq dhe Lefterhor. Në mbështetje të bashkisë kanë shkuar 30 forca dhe 3 mjete nga FA.
Në fshatin Vrion është bërë evakuimi I banorëve në një banesë, për shkak të pranisë së ujit.
Hidrovorët e bashkisë Vlorë janë në punë me kapacitet të plotë.
QARKU FIER
Vazhdon të ketë ulje në lumenjtë Vjosë dhe Seman. , situata është si më poshtë:
Rreth 110 hekratë tokë është me prezencë uji në fshatrat Kashisht - Çerven dhe Ferras. Nuk ka patur evakuime të banorëve, por është punuar për largimin e ujit nga oborret e banesave ku gjatë ditës së djeshme është evidentuar kjo problematikë.
Autoritetet vendore janë në monitorim të argjinaturave pranë lumenjve, nga ku rezulton se deri në këto momente nuk ka pasur cënim të infrastrukturës kritike.
Strukturat vendore kanë kaluar në gatishmëri të plotë me gjithë kapacitet teknike e logjistike që kanë në dispozicion. Në afërsi të lumit Vjosë, në fshatin Ferras janë vendosur për mbështetje edhe kapacitetet e Ministrisë së Mbrojtjes, me mjete të kalueshmërisë së lartë, varka shpëtimi, trupa e të tjerë.
QARKU KORÇË
Ekipet në terren janë në monitorim të vazhdueshëm të prurjeve në lumenjtë Devoll dhe Dunavec.
Ka prani uji në toka bujqësore dhe në disa banesa në: Lumalas, Bulgarec, Shamoll, Çiflig, Turan, Vloçisht e Sovjan. Në Sovjan janë evakuar 15 familje nga ekipet e emergjencave në terren.
Bashkia Pustec: Po mbahet nën kontroll situata në fshatin Shulin, ku uji herë pas here depërton në katet përdhese të banesave.
Bashkia Pogradec: Prurje të larta nga lumenjtë e Vërdovës, Rëmenjit dhe qytetit.
Ndërkohë po punohet për pastrimin e dherave në Dardhas, Proptisht, Çërravë.
Tek hidrovori i Tushemishtit po punohet për stabilizimin e situatës, vijon me kapacitet të plotë, janë 4 pompa në punë.
Strukturat e bashkisë, UKT dhe zjarrfikësit vijojnë në terren.
Bashkia Kolonjë: Rezervuarët e Helmesit dhe Kabash-Leskovik, po punojnë me kapacitet maksimal.
Po punohet në infrastrukturë për riparimin e disa urave në: Qafzezë, Shtikë, Gostivisht, Psar.
Pas disa orëve kërkime, ekipet e kërkim-shpëtimit dhe të FA kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të zonjës 76 vjeç, në Progër.
QARKU LEZHË
Në të gjithë qarkun ka patur ndërhyrje të përqendruar të forcave, për shkak edhe situatës më komplekse, të krijuar si pasojë e reshjeve të shumta.
Deri tani janë llogaritur rreth 220 ha sipërfaqe nën ujë; (90 ha në Zejmen,70 në Shënkollë dhe rreth 60 ha Barbulloje nga dëmtimi i argjinaturës në Tale).
Hidrovorët po punojnë me kapacitet të plotë, me përjashtim të atij të Tales.
Furnizimi me ujë të pijshëm dhe energji elektrike vazhdon normalisht
Në bashkinë Lezhë
Të gjitha strukturat e MC janë në terren tek argjinatura në Lagunën Vain. Riparimi/mbyllja e argjinaturës së dëmtuar përfundoi si fazë e parë, por do të vazhdojë puna për ngritjen në lartësi të saj si dhe në ndarjen e ndihmave ushqimore për banorët, evakuim të personave të izoluar, etj.
Ekipet me varka kanë punuar për evakuimin e disa banorëve që kanë kërkuar ndihmë.
Në bashkinë Kurbin Prezencë uji, ka vetëm pjesërisht, në zonën e ulët të Gjormit.
Vijojnë punimet në shtratin e lumit Drojë, me eskavatorin e bashkisë.
Njëkohësisht, me mjetet e bashkisë, po punohet për sistemimin dhe rehabilitimin e rrugës alternative të fshatit Shpërdhet, që banorët të kenë akses dhe me mjetet e tyre.
-Vijon puna në aksin rrugor Skuraj-Vinjollë-Gallatë. Janë duke punuar, eskavatori me zinxhir i FA-se, Fadroma dhe një kamion i bashkisë. Aksi është i kalueshëm, pasi edhe ura është riparuar.
-Po ndërhyhet në shtratin e lumit Skuraj, (Vinjollë), për devijimin e rrjedhës në afërsi të rrugës.
Në bashkinë Mirditë Vazhdojnë ndërhyrjet për rehabilitimin e rrugëve të dëmtuara nga reshjet e shirave. Po punohet në njësinë administrative Rrëshen, Kaçinar dhe Fan.
Nuk ka dëme të konsiderueshme në kultura bujqësore.
QARKU DIBËR
Situata është në përmirësim.
Po punohet me mjete për thellimin e kanalit kullues dhe largimin e ujit në bashkinë Bulqizë, ku ka patur probleme në aksin rrugor mes qytetit të vjetër dhe qytetit të ri, te terminali.
Po mbahet nën monitorim situata në fshatin Urakë dhe në liqenin e Ulzës, ku ka rritje të nivelit të ujit. Në terren janë edhe mjete dhe forca nga FA, për të shmangur rrezikun e përmbytjes së banesave dhe për sistemimin provizor të argjinaturës.
QARKU SHKODËR
Në bashkinë Fushë-Arrëz situata paraqitet më problematike në njësinë administrative Qafë Mali, ku po punohet për pastrimin e dherave në disa segmente rrugore.
Në bashkinë Malësi e Madhe është konstatuar rritje e prurjeve të përroit të Thatë.
QARKU BERAT
Situata është në përmirësim. Ka rënie të theksuar të nivelit të lumit Osum, i cili është brenda shtratit të vet dhe ujërat në tokat bujqësore ne fshatrat përreth. Po ashtu edhe lumi Devoll ka shënuar rënie të nivelit. Nga shërbimet e bashkisë Dimal dhe MZSh do të filloj puna për pastrimin e baltës dhe llumit nga rrugët dhe oborret e banesave.
QARKU GJIROKASTËR
-Në bashkinë Dropull, ura që lidh aksin rrugor Kombëtar me fshatrat Glinë, Peshkëpi e Poshtme, Peshkëpi e Sipërme dhe Radat të bashkisë Dropull dhe fshatin Nepravishtë të bashkisë Libohovë, ka pësuar ulje si pasojë e reshjeve të shiut. Policia e Shtetit ka ndaluar qarkullimin mbi urë dhe nga bashkitë dhe bizneset private po merren masa për vënien në funksion të një rruge alternative, e cila do të mundësojë kalimin e mjeteve dhe banorëve.
-Në bashkinë Libohovë është punuar për riparimin e urës në fshatin Suhë.
Në Përmet është bërë i mundur riparimi i rrugës Frashër–Përmet (afër depos së ujit të fshatit, duke lejuar kalimin e mjeteve.
QARKU ELBASAN
Në Bashkinë Gramsh po punohet në segmetin e rrugës, në njërin krah të urës së Shëmrizës.
Punohet edhe në aksin rrugor Kodovjat -Mashan, ku ishte shembur një masiv dheu si dhe në aksin nacional Gramsh-Moglicë, në vendin e quajtur Mashan, ku pas ndërhyrjes, kalimi është I lirë.
Po punohet edhe në aksin rrugor nacional Elbasan-Peqin, tek vendi i quajtur kthesa e Broshkes për pastrimin e gurëve të rënë.
QARKU TIRANË
Po vijon monitorimi si pasojë e shtimit të prurjeve të lumit Shkumbin në Rrogozhinë, I cili dje doli përkohësisht nga shtrati.
Ekipet e OSHEE në terren janë duke punuar gjithashtu pa ndërprerje për rilidhjen e energjisë në ato zona, ku ka patur dnërprerje, si pasojë e motit të keq.
Ministria e Mbrojtjes, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe të gjitha strukturat në varësi janë pa ndërprerje në terren për të siguruar jetën e banorëve, gjësë së gjallë dhe të pronës. Ju bëjmë thirrje banorëve të zonave të prekura të bashkëpunojnë me autoritetet, në rast të nevojës së evakuimeve!
Reshjet e dendura të shiut vijojnë të shkaktojnë probleme të mëdha në vend. Mësohet se Lumi Seman ka dalë nga shtrati në zonën e urës së Mbrostarit, duke shkaktuar përmbytje në disa sipërfaqe bujqësore dhe në të paktën një stallë me bagëti. Ndërkohë, niveli i ujit është rritur ndjeshëm si pasojë e prurjeve të mëdha nga reshjet e ditëve të fundit.
Sakaq, strukturat e emergjencave civile ndodhen në terren dhe po monitorojnë situatën, ndërsa ka nisur verifikimi i dëmeve tek fermerët./Dosja.al
DEVOLL- 76-vjeçarja, Flora Hoxha, e cila prej orëve të para të mëngjesit të ditës së premte është larguar nga banesa e saj në fshatin Progër të Devollit është gjetur e pajetë.
Ajo është marrë nga ujërat e kanalit kryesor të fshatit i cili prej 3 ditësh ka qenë i gjithi i mbuluar me ujë. Për gjetjen e trupit u angazhuan forcat e policisë, zjarrfikësit dhe emergjencave civile dhe vetëm mëngjesin e sotëm është bërë e mundur gjetja e saj./Dosja.al