LIVE UPDATES
Draft

“Pinë kokainë e birra”, dëshmitë zbardhin vrasjen e Madrit Ulqinakut, Peqini e qëlloi me tek plumb

Natën e vrasjes, H.H., ishte takuar me Madridin dhe kishin pirë kafe së bashku në lokal, që ndodhet në bulevardin e qytetit.

19 Gusht 2022, 18:44 Nga F.M
“Pinë kokainë e birra”, dëshmitë zbardhin
Madrit Ulqinaku

TIRANË- Dy dëshmi kanë zbardhur detaje në lidhje me vrasjen e Madrit Ulqinakut që tronditi Elbasanin dy netë më parë. Policia e ka marrë në pyetje H. H., që ka qënë prezent në vendgjarje dhe ka treguar se çfarë kishte ndodhur.

Nga dëshmia e zbardhur nga OraNews, ai është shprehur se ka qenë një sherr çasti që ka agravuar të gjithë situatën. Natën e vrasjes, H.H., ishte takuar me Madridin dhe kishin pirë kafe së bashku në lokal, që ndodhet në bulevardin e qytetit.

“…jemi ngritur nga kafja rreth orës 21:00 dhe kemi qënë duke ecur në këmbë në trotuarin e bulevardit, me drejtim për nga stadiumi. Në një moment të caktuar ora kishte kaluar 21:30 përballë nesh ishin duke ecur tre djem, ku njëri prej tyre filloj të ngacmojë pa asnjë motiv shokun tim Madritin, dhe konkretisht me fjalët "…m’bane pis, më pengove…" dhe filluan të ofendoheshin mes njeri-tjetrit, dhe se ky person quhet Klaudjan Sallufi. Personi tjetër që shoqërohej me Klaudjanin, menjëherë ka nxjerrë një pistoletë, e mbushi, dhe në një distancë shumë të afërt ka shtënë një herë në drejtim të Madridit i cili menjëherë është shtrirë në tokë…,”- ka dëshmuar shoku i viktimës. 

Eiden Dimo, 18-vjeçari që ka rënë në pranga për vrasjen e Ulqinakut ka dhënë gjithashtu dëshminë e tij. I riu tregon se ka qenë bashkë me Klaudjan Sallufin, 33 vjeç e autorin e krimit Horgito Peqini, 18 vjeç, (të dy të shpallur në kërkim), në banesë dhe kanë konsumuar birra. Ai shton se Sallufi e Peqini kanë konsumuar edhe kokainë. Dimo thotë se pasi kanë dalë nga shtëpia janë nisur drejt bulkevardit dhe dy djem kanë ndaluar Sallufi ne kanë debatuar me ta. Sipas dëshmisë së 18-vjeçarit, Peqini kishte nxjerrë armën dhe e kishte qëlluar Ulqinakun duke e lënë të vdekur.

 “Pasi kemi pirë disa birra, Klaudio dhe Horgito, të dy kanë konsumuar disa viza kokainë mesa mbaj mend tre katër viza secili. Unë vetë kam pirë vetëm birra dhe nuk kam konsumuar lëndë narkotike kokainë. Kur unë vajta tek shtëpia, pashë që Klaudjani kishte pistoletë mbi divan. Pasi pimë birrat dhe kokainën që konsumoi Horgito dhe Klaudjani, unë kam bërë një “video live” në rrjetim tim social “Instagram” ku kam adresën...Pas videos qëndruam edhe pak në shtëpi edhe më pas dolëm. Kur dolëm Horgito mori pistoletën dhe e futi në marsupin që kishte apo në brez kurse Klaudjani mori një thikë në dorë dhe me pyeti: "…kë do mbash në çantë thikën apo mos e do ti pistoletën…? "…unë i thashë që do mbaj thikën se pistoletë, nuk kam mbajtur ndonjëherë. Futa thikën në çantën marsup që kisha me vete, e cila është e zezë. Kur ishim në rrugën sapo kalon stadiumin, unë po ecja para me Horgiton kurse pas nesh, në më pak se 1 metër po ecte Klaudjani. Në një moment unë shikoj që 2 persona kishin kapur nga duart Klaudjanin dhe po bënin llafe me atë. Unë dhe Horgito, u afruam direkt. Këto shtetas i njoh sepse i kam në lagje dhe quhen Madrit Ulqinaku dhe tjetri Herion Hamzallari. Madritin e njoh sepse vëllai i tij ka punuar në bahçen e babait tim kurse Herionin e njoh sepse ka punuar më parë tek lokali i babait tim ". Sapo i pashë që po konfliktoheshin me Klaudjanin, u afrova për ti ndarë sepse i njihja të dyja palët. Kur më pa Madriti, mu afrua dhe më tha: "…Ti je çuni i Kelit, ç’do ti me këta…". Unë thashë: "…jo nuk kam punë me ta por çfarë keni që ziheni…". Horgito, ndërkohë po i bërtiste Madritit dhe i tha: "Ta q…. r…." dhe sapo tha këtë Horgito, nxorri pistoletën nga çanta e zezë, ia drejtoi armën Madritit dhe i qëlloi me armë një herë dhe Madriti u rrëzua në tokë. Më pas të tre ne u larguam me vrap nga aty. Dhe Horgito iku me pistoletë në dorë. Klaudjani ishte veshur me një bluzë blu, kurse Horgito kishte kapele të zezë në kokë, bluzë të bardhë, me një marsup të zi dhe pantallonat nuk ia mbaj mend. Unë shkova drejt farmacisë që ka mami im dhe aty i lashë mamit celularin, varësen dhe unazën time. Më pas më kapi një Polic dhe më shoqëroi në Komisariat. Dua të them që nuk e di ku shkoi Klaudjani me Horgiton, sepse nuk i pashë ngaqë vrapova direct.

Eiden Dimo u arrestua një ditë më pas. Ai akuzohet për veprat penale "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta", "pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një thikë dhe një dorezë metalike". Ndërsa Sallufi e autori i krimit, Horgito Peqini janë ende në kërkim.

madrit ulqinaku vritet madrit ulqinaku

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj