LIVE UPDATES
Aktualitet

Plumbi i artë u ndryshk rrugës! Vetëm zhurmë la pas, Nuredin Dumani foli, por drejtësia ende jo. 'Bossat' jetojnë të qetë në Dubai

U kapën ‘ushtarët’, ata që sakrifikohen të parët në lojën e shahut, ndërsa të tjerët kanë ikur larg. Shumë larg nga sa mund të shtrijë krahun për t’i kapur drejtësia shqiptare.

31 Dhjetor 2022, 11:31 Nga Kejsi Muça
Plumbi i artë u ndryshk rrugës! Vetëm zhurmë la pas, Nuredin
Nuredin Dumani

TIRANË- Një plumb që i dha miku i gjakut që më pas u kthye në armikun e tij të përbetuar, Talo Çela, rrënoi Nuredin Dumanin, i cili vendosi që t’i merrte me vete të gjithë. Pa kursyer asnjë! Pas rrëfimit të tij, u lëshuan 32 urdhër arreste, nga të cilat 19 u ekzekutuan nga Policia, ndërsa 13 janë ende në kërkim, e derimë tani asnjë nuk është kapur. U kapën ‘ushtarët’, ata që sakrifikohen të parët në lojën e shahut, ndërsa të tjerët kanë ikur larg. Shumë larg nga sa mund të shtrijë krahun për t’i kapur drejtësia shqiptare.

Plumbi i artë u ndryshk rrugës! Vetëm zhurmë la pas, Nuredin
Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj

Festim Qoli; Alban Bengasi; Ervis Martinaj (i zhdukur pa gjurmë nga 9 gushti); Elvin Merlika; Alket Xhixha; Marjus (Suel) Lulaj (Çela); Agron (Kamber) Mehja; Aleks Çela alias (Tom Qorri); Talo Çela; Mikael Qosja (Kamami) (Stefo); Florenc Çapia dhe Abedin Mama (Dine Çami) nuk kanë lënë gjurmë askund. Nuk ka asnjë shenjë për kapjen e tyre, madje disa janë të paprekshëm pasi prej kohësh strehohen në vendin më të sigurtë në botë për kriminelët, në Dubai. Drejtësia dështoi që t’i kapte “kokat” dhe porositësit, duke u vetëkënaqur me zhurmën e krijuar në media për shkak të rëndësisë së personazhit të arrestuar, duke dalë me duar bosh nga çdo aksion që zhvillojnë.

Prangat tunden por vetëm sa për të bërë zhurmë, asgjë tjetër.

Përveç dështimit me sukses të plumbit që po ndryshket, të tjera hesape janë hapur mes bandave në disa qytete të vendit, por edhe me persona që u është rrezikuar jeta nga Nuredin Dumani. I gjithë koncepti i kontaktimit të një vrasësi me pagesë është “omerta” që ai duhet të ketë pas çdo vrasje. Askush nuk duhet ta dijë nga erdhi porosia, pavarësisht dyshimeve që të gjithë i kanë për të gjithë. Sa i përket padronëve të botës së krimit, të cilët armiqtë i kanë nga të gjitha anët, Dumani u ka hapur hesape dhe ndoshta e hasmëri të reja, që krismën ndoshta do t’ua dëgjojmë shumë shpejt. Sidomos tani që ka nisur sezoni i tyre. Festat e fundvitit dhe pushimet e verës janë 2 sezonet kur të gjithë mund të kthehen në vend, e gjakësi i pret me qetësi. Plumbi nuk harrohet!

Plumbi i artë u ndryshk rrugës! Vetëm zhurmë la pas, Nuredin
Talo Çela

Falë rrëfimeve të Dumanit, SPAK ka ka zbërthyer në detaje një pjesë të mirë të këtyre ngjarjeve, e cila nga gjashtë dosje të veçuara hetimore, është bashkuar në një. Ndërsa kriminelët kanë zbuluar se kush nuk i do gjallë.

E gjitha nisi me një grua…

Dumani tregoi se Talo Çela ka porositur ekzekutimin e Fatmira Dedës në 2013, 1 vit pas vrasjes së djalit të saj Elvisit. Ky i fundit, i dyshuar si pjesë e trafikut të drogës, do të eliminohej në 2012-ën në Durrës dhe autor të vrasjes, sipas Dumanit, ishin Festim Qoli dhe Henrik Hoxhaj.

Festim Qoli dha porosinë dhe u bë!

“Talo donte ta bënim tek varrezat pasi sipas tij krijonte lehtësi në largim në drejtim të Spitallës, por unë nuk pranova. Por kjo ide duket se nuk i pëlqeu Festim Qolit, porositësit të vrasjes, i cili donte që vrasja e Fatmira Dedës të dukej si një grabitje e pastër. Sepse në këtë mënyrë, ai mendonte se askush s’do të dyshonte tek ai…Ditën e ngjarjes shkuam me ‘Suzukin’. Talo kaloi tek pjesa mbrapa e makinës që ishte me xhama të zinj. Unë isha shofer i mjetit. Kemi bërë rrugën dhe po prisnim tek hyrja e garazhit. Me vete kishim një pistoletë TT dhe një thikë të cilën e mbante Talo Çela. Ajo zbriti nga makina pasi parkoi dhe po dilte për punën e saj. Unë po rrotullohesha tek parkimi dhe Talo doli nga makina dhe po priste momentin. Në këtë moment unë pashë që Talo po e godiste me shqelma, ndërsa ajo nuk reagonte. Talo kishte dhe armën me vete po se përdori. Ai përdori thikën më pas për ta eliminuar. Ajo ishte e shtrirë pa ndjenja nga goditjet e tij me grushta dhe shkelma kur ai i drejtoi thikën dhe më duket se e goditi në qafë. Talo më pas i grabiti çantën, nuk e di se çfarë kishte brenda se kam parë. Isha i tensionuar nga gjaku dhe nga vdekja e zonjës.”

I penduari i drejtësisë ka rrëfyer tentativën e vrasjes së Lulzim Mashës, administrator i shkollës private në janar 2022 në Tiranë pranë Liqenit të Thatë. Për këtë ngjarje, në burg është Skerdi Tase, por sipas Hoxhajt, edhe ai ka qenë dhe i përfshirë dhe se vrasja ishte porositur nga Suel Çela.

"Gjatë komunikimit që kam pasur me Suel Çelën në Matrix më dha një kontakt të një mikut të vet, që ishte i interesuar për eleminimin e pronarit të shkollës Ëilson. Ditën e ngjarjes Riku komunikoi me mua në Matrix dhe me tha “kusho lëre se u fëlliqëm”. Riku më tha se i ishte bllokuar arma. Sipas Rikut në drejtim të objektivit ka qëlluar nipçja. Nuk e di se çfarë makine kanë përdorur për të vajtur apo për tu larguar nga ngjarja. Pas ngjarjes i shkrova kontaktit që më dha Suel Çela dhe i thashë me fal se dështuam. Ky personi me tha se e kishte marrë vesh dhe më tha të jenë mirë çunat. Fola dhe me Suelin për këtë por e trajtuam si me shaka, pasi ai ishte i kujdesshëm në bisedë. Për këtë porosi Henriku ka marrë 10.000 Euro kapar. Personi i cili ishte i interesuar dhe që ma kishte dhënë Sueli, më tha nxirr dikë te Tegu të marri kaparin prej 10.000 Euro. Më pas unë komunikova me Rikun të cilit i thashë të shkonte te parkingu i Tegut që të merrte 10.000 Euro. Henriku më ka thënë se ka shkuar me një makinë ML dhe kur ka qenë te parking e kam thënë të presi në makinë, më pas i ka shkaur te xhami një person që i ka dhënë porosinë prej 10.000 Euro. Edhe pse puna nuk u krye nuk e kemi kthyer shumën prej 10.000 euro,”- tregoi Dumani ndër të tjera.

Vrasja e vëllait të Talo Çelës është një tjetër ngjarje për të cilën ai ka dëshmuar, por pretendon se e ka bërë për hesapet e tij personale.

“Në lidhje me vrasjen e Bujar Çelës të ndodhur në Elbasan në 17 shtator të vitit 2020, dua të sqaroj se, arsyeja që u vra Bujari ishte se 2 ditë më parë më datë 15 shtator të vitit 2020 u vra miku im Klevis Kapllani në Rrogozhinë (dyshoj se ngjarja është kryer nga Talo Çela dhe njëri nga vëllezërit Manhasa). Arsyeja e vrasjes së Kapllanit ishte se kishte dërguar pistoletën në ngjarjen e Ramazanit te servisi i Seit Manhasës, vëllait të autorit. Unë u organizova me Enver Divën dhe me Besmir Xhixhën. Komunikova me Erjon Alibejn edhe i thashë që do ndërroj objektiv nuk do t’i bëj atentat Dine Çamit, por do organizoj vrasjen e vëllait të Talo Çelës për të marrë hakun e shokun tim. I thashë Erjonit do t’i jap çunave 60.000 Euro, Enverit dhe Besmirit. Rrugës afër lokalit pashë që doli nga makina Bujar Çela në atë moment bëra rreth rrotullimin dhe e ndalova makinën pak më përpara lokalit. Enveri me Besin ishin me makinën ‘Renault’ përballë lokalit ku po prisnin që të afrohesha unë. Kur ata më panë që unë zbrita nga makina, Enveri doli nga makina ku po qëndronte dhe shkon në drejtim të Bujar Çelës për ta qëlluar. Personat që ishin në tavolinë me Bujarin u çuan dhe u larguan, në atë moment Enveri e goditi me armën ‘Scorpions 7.65’ diku tek 20 herë. Unë shkova për ta qëlluar por pistoleta me ngeci. Ishte pistoleta që me kishte falur Talo Çela….”

Plumbi i artë u ndryshk rrugës! Vetëm zhurmë la pas, Nuredin
Erjon Alibej

Porosia për të vrarë Sokol Sanxhaktarin erdhi nga Florenc Çapja. Ervis Çaushllari ose siç njihet ndryshe si “Vis Korçari” dhe Florenc Çapja janë shokë me njëri tjetrin dhe sipas dëshmisë së Nuredin Dumanin ata kanë dashur të ekzekutojnë me pagesë, Sokol Sanxhaktarin, dhëndrin e ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini. Tentativën e rrëfeu Henrik Hoxhaj tregoi se porosia për Sanxhaktarin ishte marrë ‘porosia’ para se të ndodhte vrasja e vëllezërve Viktor dhe Besmir Haxhia, që u eliminuan në vitin 2020. Ai tregon se Sokoli nuk lëvizte kurrë vetëm, pasi me vete kishte gjithmonë një person të armatosur që i mbronte “krahët”.

“E lamë për të takuar shtetasin Bled Muça pasi Nuredini e kishte marrë porosinë prej këtij shtetasi. Takimi me Bledin nuk u realizua pasi u realizua vrasja e vëllezërve Haxhia. Në lidhje me përgatitjen për vrasjen e Sokolit, Nuredini kishte çuar njerëz për të marrë informacion mbi lëvizjet e tij dhe kishte mësuar se Sokoli dilte në mëngjes ose mbasdite i shoqëruar nga një person i armatosur, me makinë që të dy. Për ta takuar Bled Muçën do shkonim të dy kurse për ta bërë punën do ta bëja unë sepse nuk doja që lekët të ndaheshin me persona të tjerë. Ai që do të përdorej si shofer në vrasje do të ishte dhe informatori për lëvizjet e Sokolit. Unë do të merrja 150.000 euro ndërsa shoferi 50.000 euro. Kjo shumë më është thënë mua nga ana e Nuredinit. Nuk e di arsyen se përse do të kryhej vrasja. Unë nuk kam kryer asnjë takim me asnjë person përveç se me Nuredinin,”-tregon ai. Megjithatë vrasja nuk ndodhi, për arsye që nuk u bënë me dije as nga Dumani dhe as nga Hoxhaj. Ndoshta ‘gjakrat’ u shuan…

Plumbi i artë u ndryshk rrugës! Vetëm zhurmë la pas, Nuredin
Sokol Sanxhaktari

Nuredin Dumani, ka treguar se Kamer Mehja ka financuar vrasjen e Arben Çetës, por vrasja e tij nuk është arritur të kryhet. Çeta ishte një person problematik me ligjin, pasi në atë periudhë kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu, për shkak se ishte akuzuar për një vrasje. Dy vite pas tentativës së vrasjes, Çeta është ekzekutuar në Elbasan. Dumani s’ka pranuar se e ka bërë ai.

“Talo Çela më ka dhënë si ndihmës shtetasin Tom Çela i njohur si Tom Qorri, i cili do të ishte edhe ai në vrasje. Tha se këtë porosi e kishte marrë nga shtetasi Kamer Mehja, se për këtë vrasje do të merreshin 60 000 Euro, ndërsa vetë Nuredini do merrte 30 000 Euro. Në këtë ngjarje do të vinte dhe Talo si shofer”.

Një tjetër dëshmi e bujshme është ajo që Nuredin Dumani pretendon se është kontaktuar nga Ervis Martinaj për të vrarë Endrit Doklen, ish-anëtar i Bandës së Durrësit, i liruar nga burgu. Para prokurorëve, Dumani ka rrëfyer Ervis Martinaj i ka dhënë 100 mijë euro për vrasjen e Endrit Dokles, por ky krim nuk është realizuar. Sepse nuk donte të kishte hasmëri me Doklen.

“Unë kam marrë porosi nga Ervis Martinaj për të vrarë Indrit Doklen. Kam rënë dakord që Ervisi të më jepte për vrasjen e Indritit, shumën prej 500 mijë euro. Dhe se për të kryer këtë vrasje, kam marrë paradhënie 100 mijë euro. I mora paratë, por nuk doja ta vrisja Doklen. Doja të nisja konflikt me Ervis Martinajn,”- ka treguar Dumani.

Plumbi i artë u ndryshk rrugës! Vetëm zhurmë la pas, Nuredin
Ervis Martinaj

Por këto janë vetëm disa emra dhe porosi, pasi një nga kontraktorët e tij më të zakonshëm ishte Erion Alibej, i cili 4 vitet e fundit ka pasur vetëm një qëllim. Hakmarrjen për vrasjen e të vëllait në masakrën e Bradasheshit! Nga i gjithë operacioni emri i Gentian Sharrës u bë më mediatiku, sidomos pas përmendjes së tij edhe nga kryedemokrati Sali Berisha, i cili e përmend shpesh në Kuvend si të lidhur me kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. E më pas dalin të gjithë të tjerët me radhë. Ndërkohë që vetë është në burg, problem tani për Dumanin është edhe Klevis Alla. 4 dëshmi ka dhënë dhe të katërta janë kontradiktore me veten por edhe me dy të penduarit e tjerë. E teksa të 3 bashkë me të arrestuarit e tjerë përballen me drejtësinë, të tjerët duket se nuk e kanë atë problem.

Florenc Çapja është në Dubai; Suel Çela në kërkim por nuk duhet; Talo Çela është kthyer në makthin më të keq të Policisë së Shtetit pasi edhe pse me resurse më të pakta se të tjerët, ende po fshihet e ‘blutë’ nuk po bien ende në gjurmët e tij’; Ervis Martinaj nuk dihet se ku është. Më shumë gjasa kanë të gjejnë njëri-tjetrin dhe të ‘qërojnë hesapet’ sesa t’i kapë Policia e drejtësia. Dumanin e kapën të plagosur, me pak ‘ndihmë’ nga Talo Çela./Dosja.al

nuredin dumani operacioni plumbi i arte


Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje