15 Qershor 2026, 10:23
Nga I.A
Protestuesit
TIRANË- Marshimi i protestuesve drejt Rinasit ka shkaktuar debate të forta mes pjesëmarrësve, me akuza të ndërsjella për mënyrën se si u drejtua protesta dhe qëllimet e lëvizjes. Itinerari i ndjekur nga protestuesit ka hapur debat dhe ka ngritur dyshime mbi mënyrën se si u mor vendimi për tu larguar nga qendra e qytetit. Sipas disa prej qytetarëve, ekzistojnë dyshime se persona të paidentifikuar, të cilët pretendohet se paraqiteshin si efektivë policie, mund të kenë ndikuar në orientimin e turmës drejt aeroportit.
Pas mesnate, turma mbërriti pranë mbikalimit të Rinasit dhe vijoi lëvizjen drejt aeroportit “Nënë Tereza”. Forcat e policisë vendosën masa sigurie dhe krijuan një kordon për të mos lejuar afrimin e protestuesve në zonën e aeroportit, ndërsa u bënë thirrje të vazhdueshme për lirimin e rrugës dhe shmangien e bllokimit të qarkullimit. Bashkë me kordonin e policisë, pas saj ishin vendosur dhe disa autbot me ujë, që do të përdoreshin nëse qytetarët nuk do të ishin zmbrapsur.
Një protestuese Irini Myftaraj, në një video të publikuar pas përfundimit të marshimit, ka deklaruar se aktivisti Gent Progni se ka orientuar qëllimisht protestuesit drejt Rinasit, duke pretenduar se ai ka manipuluar pjesëmarrësit dhe ka devijuar rrjedhën e protestës. Sipas saj, protesta kishte karakter paqësor dhe pjesëmarrësit nuk kishin asnjë qëllim për tu përplasur me Policinë apo për të krijuar tensione.
Ajo vijon më tej duke ngritur dyshime edhe mbi organizimin e protestës, duke deklaruar se çdo gjë ka qenë e dyshimtë që nga momenti i ngritjes së podiumit. Protestuesja thekson se Progni po tenton të paraqitet si mbështetës i lëvizjes, ndërsa në realitet ka ndjekur një agjendë tjetër.
"Ne po kthehemi nga Rinasi, ku u ndam aty shumë paqësisht. U udhëhoqëm për të ikur aty nga Gent Progni, i cili tani bën këto skemat tipike të një tradhëtari, që medemek na tërhoqi dikush tjetër. Kemi bërë tre orë rrugë, për të ardhur deri këtu. Dhe po bëjmë prap për tu kthyer sepse ne nuk kemi qëllim për të sulmuar as policnë dhe asnjë. Të gjithë e dinë që kjo protestë është paqësore, por siç e dimë gjithashtu se ka shumë si Gent Progni dhe shumë si këta. është në dorën tuaj të zgjidhni se kë bësoni, është në dorën tuaj të zgjidhni se kush është i drejti. Që te ngritja e atij podiumi çdo gjë ka qenë e dyshimtë, që po Gent Progni e ngre, dhe pa tjetër që do përdori manipulimin, duke thënë që unë kam qenë gjithmonë me ju. Po po, patjetër, por kush është i zgjuar e di shumë mirë, që kjo lëvizje sot ishte tipike e një tradhëtari," thotë protestuesja në video pas marshimit në Rinas.
Dhe influenceri dhe protestuesi i njohur në rrjetet sociale si “Banka e Fundit” është distancuar nga vendimi për të marshuar drejt Rinasit gjatë protestës së zhvilluar së fundmi, duke deklaruar se kjo nuk ka qenë pjesë e planit të grupit që ai përfaqësonte. Në një reagim publik, ai tha se që në fillim kishte qenë menduar që protesta të zhvillohej brenda Tiranës, me qëllim mobilizimin e sa më shumë qytetarëve dhe rritjen e pjesëmarrjes në tubim.
"Mendimi për të ikur drejt Rinasit nuk ishte i joni. Mendojmë se nuk është i përshtatshëm sepse mendojme se aty ka fëmijë, familjar, të moshuar që nuk mund ta bëjnë gjithë atë rrugë. Neve kemi menduar që në fillim që ta mbajmë brenda Tiranës. Të mbledhim sa më shumë protestues, të rrisim numrin e protestuesve. Për çdo vendim tjetër ne distancohemi," thotë protestuesi i njohur me pseudonimin Banka e Fundit.
Ndërkohë, Gent Progni ka dhënë një version tjetër të ngjarjeve. Në një deklaratë të shpërndarë në rrjetet sociale, ai shprehet se një grup protestuesish ka insistuar të vazhdojë marshimin drejt Rinasit, pavarësisht thirrjeve për t’u kthyer pas.
"Një grup që do t'i çoj protestuesit drejt Rinasit. Policia ka dal para. Edhe pse i bëjmë thirrje që të kthehemi, ai grup është shumë i vendosur për të shkuar drejt Rinasit. Qytetarët janë shumë të qetë dhe nuk duan përplasje," thotë Progni.
Më pas, Progni ka publikuar edhe një video ku shfaqet një protestues që sipas tij është prezantuar si efektiv policie dhe ka tentuar të provokojë situatën.
Debatit në rrjetet sociale iu bashkua edhe avokati Altin Goxhaj, i cili ngriti pikëpyetje mbi logjikën e organizimit të marshimit drejt aeroportit të Rinasit.
"Pyetja është: kush rq i ka drejtuar qytetarët në marshim drejt Rinasit që do 4 orë me shku në këmbë e 4 orë me ardh? Ne dimë kush do me lodh qytetarët," shkruan avokati Altin Goxhaj.
Pavarësisht debatit marshimi përfundoi pa incidente të rënda dhe pa përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë. Ndërkohë që presim të shohim protestën e sotme, për të kuptuar se si do vijojë marshimi i qytetarëve./Dosja.al
protesta e qytetareve gent progni irini myftaraj altin goxhaj
Aktualitet
15 Qershor 2026, 10:17
E.d
Foto ilustruse
ITALI- Qindra emigrantë shqiptarë janë mbledhur ditën e sotme në Parma të Italis, për të protes...
Aktualitet
15 Qershor 2026, 09:56
E.d
Foto ilustruse
MIRDITA- Valter Lleshi, 45-vjeçari i cili u gjet mëngjesin e ditës së sotme i vrarë në makin...
Aktualitet
15 Qershor 2026, 09:37
E.d
Foto nga vendngjarja
MIRDITA- Detaje të reja kanë dalë nga vrasja në Mirditë, ku 45-vjeçari Valter Lleshi mbeti i...
Aktualitet
15 Qershor 2026, 09:27
E.d
Foto ilustruse
RRËSHEN- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Rrëshen–Reps,...
Aktualitet
15 Qershor 2026, 08:48
E.d
Pamje
TIRANË- Protesta e ditës së djeshme, e 15-ta rradhazi ka përfunduar rreth orëve të para të mëngjesit. Pas p&e...
Aktualitet
15 Qershor 2026, 07:05
TIRANË- Ndryshe nga 14 protestat e para, protesta e djeshme nuk përfundoi në sheshin “Skënderbej”, por protestuedit marshuan p...
Aktualitet
15 Qershor 2026, 08:21
E.d
Foto ilustruse
MIRDITA- Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e cila ndodhi në Miriditë këtë të hënë. B&eum...
Aktualitet
15 Qershor 2026, 08:11
E.d
TIRANË- Protesta e 19-të, e qytetarëve pritet të mbahet ditën e sotme në Tiranë. Organizimi do të nis në orë...
Aktualitet
15 Qershor 2026, 07:59
E.d
MIRDITA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mirditë, ku një person ka mbetur i vrarë dhe ka humbur jetën. Viktima ë...
Aktualitet
15 Qershor 2026, 07:36
E.d
Foto ilustruse
Dinamika e pagave në tregun e punës ka vijuar trendin rritës edhe në fillim të këtij viti, duke reflektuar nev...