15 Qershor 2026, 08:48
Nga E.d
Pamje
TIRANË- Protesta e ditës së djeshme, e 15-ta rradhazi ka përfunduar rreth orëve të para të mëngjesit. Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, grupi i protestuesve ka nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit, të cilët kanë përfunduar deri në Rinas. Pas kësaj, policia ka ndaluar grupin e protestuesve, të cilët kanë vijuar marshimin deri në orën 02:00. Pas thirrjes së policisë, shoqëruar nga thirrjet "Nesër më shumë" protestuesit ndërprenë marshimin e tyre në mënyrë paqësore.
Për shkak të marshimit të tyre, një krah i autostradës Tiranë-Durrës dhe më pas aksi rrugor drejt Rinasi mbeti i bllokuar duke bërë që automjetet të devijonin rrugën dhe të përdornin rrugë alternative. Dita e djeshme theu rekord në marshimin e qytetarëve, pasi nën thirrjet "Nesër më shumë" dhe "Rama jepe dorëheqjen", ata përshkuan disa nga rrugët më kryesore të Tiranës. Ata përshkuan rrugën nga Bulevardi para Kryeministrisë, sheshi "Skënderbej", "Rruga e Durrësit" dhe dolën tek ish-sheshi "Shqiponja" dhe "Kthesa e Kamzës".
Ende nuk dihet se pse marshimi i tyre përfundoi drejt Rinasit, ndërsa disa prej organizatorëve që komunikojnë përmes rrjeteve të tyre sociale deklaruan se nuk e mbështesnin këtë lëvizje. Kjo për shkak të distancës së largët dhe pranisë së të moshuarve dhe fëmijëve.
Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, aktivistë, profesionistë dhe emigrantë. Paralelisht me protestën në Tiranë, tubimet janë zhvilluar edhe në shtete të tjera si Holanda, Zvicra, Gjermania, Franca, Anglia dhe Italia. "Bashkohini me ne","Jepe dorëheqjen", Rama në burg, Berisha në burg" dhe "Nesër më shumë", këto kanë qenë disa nga thirrjet që kanë shoqëruar marshimin e tyre./Dosja.al
rinas protesta policia
Aktualitet
15 Qershor 2026, 07:05
TIRANË- Ndryshe nga 14 protestat e para, protesta e djeshme nuk përfundoi në sheshin “Skënderbej”, por protestuedit marshuan p...
Aktualitet
15 Qershor 2026, 08:21
E.d
Foto ilustruse
MIRDITA- Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e cila ndodhi në Miriditë këtë të hënë. B&eum...
Aktualitet
15 Qershor 2026, 08:11
E.d
TIRANË- Protesta e 19-të, e qytetarëve pritet të mbahet ditën e sotme në Tiranë. Organizimi do të nis në orë...
Aktualitet
15 Qershor 2026, 07:59
E.d
MIRDITA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mirditë, ku një person ka mbetur i vrarë dhe ka humbur jetën. Viktima ë...
Aktualitet
15 Qershor 2026, 07:36
E.d
Foto ilustruse
Dinamika e pagave në tregun e punës ka vijuar trendin rritës edhe në fillim të këtij viti, duke reflektuar nev...
Aktualitet
15 Qershor 2026, 07:11
E.d
Foto ilustruse
Prej 14 ditësh në Tiranë po zhvillohen protesta masive qytetare, që nisin në orët e pasdites dhe përfundo...
Aktualitet
15 Qershor 2026, 07:08
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Ditën e Hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Mot...
Aktualitet
14 Qershor 2026, 22:42
D.S
pamje nga protesta
TIRANË- Një shembull qytetarie është shfaqur gjatë protestës në zonën e Laprakës.
Nd&...
Aktualitet
14 Qershor 2026, 22:30
D.S
Eugert Merizaj
TIRANË- Gjykata e Apelit në Tiranë ka pranuar kërkesën për konvertimin e dënimit të Eugert Merizajt ...
Aktualitet
14 Qershor 2026, 22:12
D.S
SHBA- Në prag të ndeshjes Holandë-Japoni në Teksas, atmosfera në stadium ka marrë vëmendje të veçantë...