“Europës i duhet rajoni ynë”/ Rama nga Berlini: Shqipëria dëshiron të bëhet pjesë e BE-së përpara se të mbarojë kjo dekadë
“Sulmet kibernetike janë një problem madhor, me të cilat është përballur vendi"/ Rama: Dezinformimi krijoi m...
“Sulmet kibernetike janë një problem madhor, me të cilat është përballur vendi"/ Rama: Dezinformimi krijoi m...
"Toka të mos u shitet spekulatorëve Trump dhe Kushner"/ Eurodeputetja Salis nga PE: Në Shqipëri po protestojnë kund&eum...
"'Revolucioni i flamingove' në Shqipëri po kundërshton planet e tyre"/ Komenti i The Guardian: Ajo që duan Jared dhe Ivanka,...
Operacioni i SPAK/ Kush është Dritan Gjika, "koka" e mafias shqiptare të trafikut të drogës në Ekuador 16 Qershor...
• Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, lëshoi akuza të forta ndaj ish-kreut të SPAK-ut, Altin Dumani duke e cilësuar atë si ‘monstër të votës së lirë të shqiptarëve’ dhe duke e akuzuar se po fsheh emrat e zyrtarëve të qeverisë të përfshirë në dosjen e takimit në Aruba. • Duke folur për mediat para ambienteve të SPAK-ut, Berisha tha se drejtësia shqiptare ka dështuar të hetojë krimet zgjedhore dhe lidhjet e pushtetit me krimin e organizuar, ndërsa denoncoi atë që e quajti përpjekje për të mbrojtur figurat politike të përfshira në aferën e Arubës. • Duke u ndalur te dosja e Arubës, Berisha tha se informacionet kryesore nuk janë zbuluar nga SPAK, por janë sjellë nga autoritetet spanjolle.• Berisha u shpreh se, SPAK ka nxjerrë emrat e biznesmenëve të përfshirë në dosje, por po fsheh emrat e zyrtarëve të lartë që, sipas tij, kanë marrë pjesë në takime me eksponentë të krimit. • Më tej, Kryedemokrati e cilësoi Edi Ramën si personin që qëndron pas gjithë skemës së denoncuar. • Berisha shtoi se Aruba përfaqëson ‘dëshminë më flagrante të narkoshtetit shqiptar’ dhe të bashkëpunimit të qeverisë me kartelet e drogës. • Kryedemokrati shprehu mbështetje të plotë për protestën qytetare që po zhvillohet në Tiranë, duke e cilësuar atë si ‘një nga lëvizjet më të rëndësishme demokratike të viteve të fundit’.
4 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli për akuzat që janë publikuar ne disa media në lidhje me “Malin e Tiranës”, apo heqjen e sanksioneve nga ana e SHBA. Gjatë një pronocimi për mediat para ambienteve të SPAK, Berisha u shpreh se dosja faktoi trillimin e ulët që u bë atë kohë për Malin e Tiranës, nga opozita e opozitës, të cilët i cilësoi si "veglat e verbra të qeverisë".
Arsen Rusta: Doktor, gjatë dy ditëve të fundit shpesh herë është folur që pas Malit të Tiranës jeni ju dhe djali juaj.
Sali Berisha: Bravo.
Arsen Rusta: Edhe një sekondë të lutem që të më japësh përgjigje për të dyja. Dhe ju jeni kthyer në parlament, por mungon ajo pjesa e dytë e postulatit tuaj, e dini vetë. Ju e dini ose e keni vendosur kur do të riktheheni në SHBA për një vizitë qoftë personale apo zyrtare, se tani s'keni më problem?
Sali Berisha: E para, të falenderoj. Dosja faktoi, shpifjen dhe trillimin e ulët, trillimin e ulët që u bë atë kohë për Malin e Tiranës, nga opozita e opozitës, veglat e verbra të qeverisë dhe mediat e tyre. Dhe mediat e tyre.
Arsen Rusta: Si është e vërteta? Keni lidhje apo jo?
Sali Berisha: Unë lidhje? Kurrë. Asnjë njeri... kjo është një pyetje që bazohet në trillimet e ulëta të atyre që u përpoqën të mbulojnë të vërtetën. Që u përpoqën të mbulojnë udhëtimin e qeveritarëve nga Tirana, e njerëzve të Tiranës, e takimit në Aruba, se do dilte. Dhe pastaj të opozitës së opozitës që i shërben qeverisë, e cila pa asnjë fakt, pa asnjë bazë akuzonte, por besoj se gjithçka tani në dorë të Altin Troplinit është dhe ka dalë shumë qartë se kush është dosja Aruba dhe kush është Mali i Tiranës. Kjo është. Për të dytën, natyrisht unë do shkoj, por një projekt të shpejtë nuk e kam tani, se duhet të shkoj kur të takoj miq, bashkëpunëtorë të mi atje, të takoj shumë miq.
Arsen Rusta: Pra nuk do shkoni për arsye shëndetësore siç është raportuar?
Sali Berisha: Tani këto janë një çift... është një grua dhe një burrë. Ata janë dashnorë të flaktë në shpifje dhe mashtrime. Jo në erotizma. Ata të dy kryesojnë listat, se njëra ka bërë shkollën e tjetrit dhe ata i përhapin këto. Është një turp i madh politik dhe mediatik. Janë mercenarë, kush i paguan, atë bëjnë. Dhe ata e përhapin, janë një burrë dhe një grua që s'kanë lidhje njëri me tjetrin por ashtu janë, të cilët janë dashnorë në shpifje. Shpifje, vetëm shpifje, nuk ka asnjë gjë të vërtetë ajo. As kam kërkuar kurrë ndonjëherë për të shkuar, për t'u vizituar. Vendimi është i plotë për mua dhe familjarët e mi, njëlloj për familjarët e mi dhe ky vendim më është komunikuar zyrtarisht nga përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë./Dosja.al
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se në takimin në Arba ka qenë edhe kryeministri Edi Rama. Gjatë një pronocimi për mediat para ambienteve të SPAK, lideri i opozitës u shpreh se qeveritarët kanë shkuar nga Tirana në Aruba, ndërsa shtoi se ky është problemi më i madh i qytetarëve shqiptarë.
Ai pretendoi se emrat e tyre janë fshirë nga dosja, ndërsa e cilësoi si një fyerje ndaj qytetarëve shqiptarë të cilët meritojnë të dinë se cili është qeveritari që shkon dhe bën marrëveshje me paratë e krimit.
Sali Berisha: Po në qoftë se ti kursen dhe nuk u thua shqiptarëve se Edi Rama i dërgoi ata në Aruba dhe kush janë ata, cilët janë ata. Dhe se qeveritarët në Aruba kanë shkuar, kjo është 100 përqind e sigurt. Janë të gjitha burimet. Shumë mirë që vepron ndaj biznesmenëve apo trafikantëve që ishin në takim, por koka e Meduzës së takimit është Edi Rama dhe lejtnantët e tij që shkuan në Aruba. A ishte Engjëll Agaçi, a ishte vetë Rama, a ishte Olsi Rama, se thotë aty diku Rama i gjatë, ata dy Ramat në dosje janë të shkurtër më thonë. Mua më thonë se janë të shkurtër të dy, dhe mbetet që Rama i gjatë më thonë të jetë ose Edi ose Olsi.
Po nuk mund të them se është as Edi, as Olsi. Atë që mund të them me siguri me 100 përqind që qeveritarët kanë shkuar nga Tirana në Aruba. Dhe se ky është problemi më i madh i qytetarëve shqiptarë. Po këta janë njëlloj me qeveritarët, nuk thonë emrat, fshehin emrat. A nuk është ky një krim i vërtetë? A nuk është kjo një fyerje, një përçmim për çdo qytetar të këtij vendi që nuk mund të dijë se cili është qeveritari që shkon dhe bën marrëveshje me paratë e krimit? Turpi i mbuloftë!/Dosja.al
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se autoritetet spanjolle kishin sjellë dosjen e plotë për takimin e Arubës, por ish-kreu i SPAK Altin Dumani nxorri emrat e biznesmenëve, jo të qeveritarëve. Gjatë një pronocimi për mediat para ambienteve të SPAK, Kryedemokrati tha se prania e përfaqësuesve të qeverisë shqiptare në Aruba është konfirmuar nga gazetari investigativ italian.
Sipas tij, Aruba është dëshmia më flagrante e narkoshtetit shqiptar, e bashkëpunimit të ngushtë të kryeminstrit Rama me kartelet e drogës.
Sali Berisha: Por sot unë dua të informoj shqiptarët se çfarë mercenarësh të pushtetit ka kjo ndërtesë. Prej 3 vitesh, shqiptarët dëgjojnë dhe kanë dëgjuar takimin famëzi në Aruba të përfaqësuesve të qeverisë shqiptare me bosët e karteleve të drogës. Prania e përfaqësuesve të qeverisë shqiptare në Aruba është konfirmuar nga gazetari investigativ, ndër më seriozët, i Italisë. Është konfirmuar nga mediat dhe kjo dihet universalisht. Aruba është damka më e zezë, është dëshmia më flagrante e narkoshtetit shqiptar, e bashkëpunimit të ngushtë të Edi Ramës me kartelet e drogës.
Tani, çfarë ndodh këto ditë?
Këto ditë, autoritetet spanjolle, dhe jo vetëm ato, kanë sjellë dosjen e plotë, se këtu nuk bëhet asnjë hetim. Jo, jo, e ndaluar po të jetë për qeverinë. Pra, sollën dosjen e plotë dhe tani Altin Troplini Rama, vërini çdo mbiemër se i meriton, nxjerr me të drejtë emrat e biznesmenëve të implikuar, por jo të qeveritarëve. Shikoni se sa të pafytyrë janë. Shikoni se si këta mbrojnë kriminelët në zyrat më të larta të shtetit. A ka njeri që nuk e di sot se në çarterin për në Aruba shkuan qeveritarët?
Kush ishin ata?
Asnjëri nuk e thotë se kush ishin. Dhe ky është Altin Troplini që e fsheh. Ky është hetimi i tij. Por unë e garantoj se në këtë mënyrë ai do konsiderohet bashkëpunëtor me klanin Aruba. A mund t’i fshihet një populli zyrtari kriminel që fluturon nga Tirana në Aruba, që bën marrëveshje për thithjen e parave të drogës, ndërtimin e Malit të Tiranës dhe thuhet edhe në zona të tjera? Dhe tani dalin emrat e biznesmenëve që kanë shkuar, por nuk dalin emrat e qeveritarëve që shkuan dhe firmosën marrëveshje. Se mafia nuk firmos, i ka kodet e fshehta. Tani Omertën e zbaton Altin Troplini. Faqezi i them. Ke detyrime ndaj shqiptarëve. Se tani do t’u thuash se është punë sekreti./Dosja.al
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Altin Dumani është monstra e votës së lirë të shqiptarëve. Gjatë një prononcimi për mediat para ambienteve të SPAK, Berisha u shpreh se nga 48 dosje të krimit zgjedhor, kanë penalizuar vetëm një.
Sipas tij, "farsa elektorale" është konfirmuar tashmë nga OSBE/ODIHR që vëzhgoi zgjedhjet, nga deputetët e Këshillit të Evropës, nga deputetët e Parlamentit Evropian, nga Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Evropian dhe IBAR.
Sali Berisha: “Altin Hajrit, Gjokës, Troplinit dhe Ramës (ka shumë mbiemra ky njeri) armikut të egër të pluralizmit politik dhe të votës së lirë të shqiptarëve, drejtësia vonon,por nuk harron. Kjo është letra që unë i lashë një monstre të votës së lirë të shqiptarëve. Një monstre të vërtetë të votës së lirë të qytetarëve shqiptarë, të cilin Kushtetuta e detyron të hetojë krimin zgjedhor.
Dhe unë kam sot detyrimin t’u informoj se nga 48 dosje të shqyrtuara, kanë penalizuar vetëm një.
Ndërkohë që farsa elektorale zgjedhore është universalisht e konfirmuar tashmë nga OSBE/ODIHR që vëzhgoi zgjedhjet, nga deputetët e Këshillit të Evropës, nga deputetët e Parlamentit Evropian, nga Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Evropian dhe IBAR.
Pra, me qindra fakte dhe dokumente të paraqitura nga opozita, por që të gjitha këto për armiqtë e votës së lirë janë hiç asgjë ose nuk ekzistojnë. Edhe njëherë, e ripërsëris, sulmet e mia të merituara ndaj Altin Troplinit dhe paraardhësit të tij, xhelatit të Sigurimit të Shtetit, Kraja, kanë qenë të lidhura para së gjithash dhe mbi të gjitha me qëndrimin e tyre ndaj dosjeve të famshme të zgjedhjeve në Dibër dhe Durrës. Me atë akt ata dëshmuan në mënyrë flagrante armiqësinë ndaj votës së popullit opozitar./Dosja.al