LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Drejtoresha e Përgjithshme për Vodafone Europe: “Shqipëria, një vend me shumë potencial dhe mundësi për të përfituar

30 Shtator 2021, 09:47 Nga DOSJA
Drejtoresha e Përgjithshme për Vodafone Europe: “Shqipëria,

Sektori i teknologjisë dhe telekomunikacionit është vërtet kyç për zhvillimin ekonomik të vendit, çka u duk më qartë gjatë pandemisë, me nevojën emergjente për dixhitalizimin e çdo procesi. Një prej kompanive që po kontribuon dhe mundëson dixhitalizimin në shumë vende të botës dhe që konsiderohet si partner i suksesshëm i bizneseve dhe konsumatorëve, është Vodafone Group, që prej 20 vitesh operon edhe në tregun shqiptar si një prej investitorëve të huaj më të rëndësishëm në vend.

E ndodhur për një vizitë të shkurtër e shumë intensive pune në Tiranë, Drejtoresha e Përgjithshme për Vodafone Europe, znj. Serpil Timuray dha një intervistë ekskluzive për Euronews Albania, ku theksoi se Shqipëria është një ndër tregjet me performancën më të mirë e se ka shumë potencial e mundësi për të përfituar nga transformimi dixhital. “Qeveria e vendit tuaj është shumë e fokusuar te dixhitalizimi. Ky është një mjedis pro biznesit, ndaj do të donim të luanin rolin tonë si një aktor global për të bërë ç’është e mundur që Shqipëria të përfitojë nga ekspertiza dhe eksperienca jonë, për të përshpejtuar përparimin ekonomik dhe atë të shoqërisë në përgjithësi.” – tha Drejtoresha e Përgjithshme për Vodafone Europe, duke renditur më pas tre strategji të rëndësishme të Vodafone Group në Shqipëri: ofrimin e një cilësie superiore të rrjetit, si në rrjetin e lëvizshëm, edhe atë fiks, çka do të arrihet përmes futjes së teknologjisë 5G dhe përmirësimit të teknologjisë së rrjetit fiks; transformimin dixhital, ku që tani po zbatohen aftësi dixhitale të klasit botëror në Shqipëri, si dhe vazhdimi i projekteve për të zhvilluar dhe aftësuar më tej talentet e reja, gjë që do ta shndërronte Vodafone Albania në një inkubator të iniciativave të reja të inovacionit dhe Shqipërinë një nga tre laboratorët dixhitalë të Evropës, që do të punojë për sipërmarrjet e grupit.

Gjatë intervistës, znj. Serpil foli për objektivin parësor që Vodafone pati gjatë kohës së pandemisë për t’u siguruar që klientët dhe komunitetet ku operon të ishin të lidhur në rrjet dhe të kishin mbështetjen e duhur. “Kemi mbështetur 1.5 milionë punonjës të shëndetësisë përmes fondeve dhe shërbimeve tona, si dhe iu kemi siguruar akses pa pagesë në faqe shëndeti online 15 milionë njerëzve. Në të njëjtën kohë, iu ofruam mbështetje 5 milionë studentëve, duke iu siguruar akses pa pagesë në faqe interneti dixhitale, si dhe 4 milionë bizneseve. I gjithë ky plan mbështetjeje kap një shifër prej 150 milionë eurosh dhurime në materiale, nga të cilat kanë përfituar 100 milionë njerëz”. Drejtoresha e Vodafone Europe vijoi më tej edhe me investimet konkrete e konsistente të bëra në Shqipëri, të fokusuara kryesisht në cilësinë e rrjetit, duke bërë që Vodafone të ketë rrjetin më të mirë.

Ajo u shpreh entuziaste se bizneset në Shqipëri ndjekin strategjinë e Vodafone dhe se po bëhen kështu kontribues të rëndësishëm në strategjitë e grupit Vodafone. Pyetjes së gazetares Çifligu për hyrjen e Vodafone Albania edhe në tregun e internetit fiks në Shqipëri, pas blerjes së ABCom, znj. Serpil iu përgjigj se kjo është një blerje strategjike nga ana e kompanisë dhe në përputhje me strategjitë globale për t’iu ofruar klientëve shërbime të konverguara.

Biseda në studion e Euronews preku gjithashtu çështjet sociale që Vodafone mbështet, me qëllimin për të ndërlidhur të gjithë, në emër të një të ardhmeje më të mirë. “Kemi tre prioritete: i pari është të mbështesim krijimin e një shoqërie dixhitale; i dyti, gjithëpërfshirja, që askush të mos mbetet pas dhe i treti, të kontribuojmë në mbrojtjen e planetit. Kemi ndërmarrë disa iniciativa në të gjithë botën për të përmbushur këto tre prioritete.”– tha znj. Serpil, duke theksuar se Shqipëria është një shembull i mirë i iniciativave të rëndësishme që po ndërmerren për gratë, njëra prej të cilave është fushata “Hidh një h’app”, ku përmes teknologjisë do t’iu vihet në ndihmë grave të rrezikuara nga dhuna, veçanërisht ajo në familje apo dhe iniciativat për ruajtjen e planetit, duke operuar në treg me burime energjie 100% të rinovueshme, çka e bën Shqipërinë një ndër shembujt më të mirë të përdorimit të energjisë ekologjike.

Në fund të bisedës, Drejtoresha e Përgjithshme e Vodafone Europe shprehu bindjen e saj të fortë se Shqipëria ka shumë potencial dhe mundësi për të përfituar nga transformimi dixhital.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

argetim argetim serpil timuray vodafone albania serpil timuray vodafone albania


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj