LIVE UPDATES
Politike

Dritan Leli, “kurbani” i parë? Pakënaqësitë në rritje, Edi Rama s’pushon në Vlorë, thërret në mbledhje urgjente m

28 Qershor 2020, 09:35 Nga DOSJA
Dritan Leli, “kurbani” i parë? Pakënaqësitë

VLORË– Pakënaqësitë gjithnjë e në rritje të qytetarëve të Vlorës ndaj administratës së bashkisë dhe kryetarit të saj Dritan Leli janë vënë në vëmendjen e Kryeministrit Edi Rama. I ndodhur ditën e djeshme në Vlorë, krejt papritur Rama ka thërritur në një takim urgjent kryebashkiakun Leli, kryetarin e Partisë Socialiste Socialiste lokale Anduel Tahiraj dhe drejtues të institucioneve vendore. FaxNews ka arritur të mësojë detaje nga ky takim i djeshëm, zhvilluar jo vetëm pa prezencën e medias por ku as deputetët e Vlorës nuk kanë qenë të pranishëm.

Gjatë ditëve të fundit, mësohet se nje grup përfaqësuesish të bizneseve në zonën e Zvernecit kishin tentuar të takonin kryebashkiakun Leli për ti shprehur shqetësimin e tyre se prishjet e objekteve që po planifikohet të kryhen në këtë zonë do të dëmtojnë sezonin turistik dhe ekonominë e qytetit. Refuzimi i Lelit për tu adresuar atje ku duhet këtë shqetësim ka bërë që Rama ta thërrasë mbledhjen pikërisht në Zvernec.

Mësohet se gjatë takimit, Rama ka shprehur hapur pakënaqësitë e tij ndaj Dritan Lelit, përfshirë dhe këtë sjellje ndaj bizneseve të zonës. Pakënaqësi që në fakt janë ekspozuar edhe në vizitat e vazhdueshme të Ramës në Vlorë ku nuk kanë munguar asnjëherë kritikat publike deri edhe për paaftësinë e kryebashkiakut për të rregulluar një pusetë të thjeshtë uji në Lungomare.

Në një kohë kur shtylla kurrizore e qytetit është transformuar nga investimet e kryera nga qeveria qendrore, lagjet dhe hapësirat brenda qytetit ende vazhdojnë të jenë në gjendje të mjerueshme. Pasqyrë e cila duket se ka rritur kontrastin dhe shtuar pakënaqësitë ndaj kryebashkiakut Leli.

FaxNews ka mësuar se gjatë seancës së djeshme të llogaridhënies Rama ka qene tepër kritik madje edhe e ka paralajmëruar Dritan Lelin se mandati i tij mund të marrë fund shumë shpejt, pa e përfunduar atë. Kujtojmë se në fakt Leli u rikonfirmua në detyrën e kryebashkiakut Qershorin e vitit 2019 në një garë pa rivalë dhe ku nuk arriti dot të grumbullojë as votat që kishte marrë në vitin 2015 kur u zgjodh për herë të parë. Shkak për këtë rezultat mësohet të jetë cilësuar jo vetëm performanca e tij e dobët në punët publike por edhe marrëdhëniet problematike me degën lokale të Partisë Socialiste.

Një tjetër shqetësim që siç duket ka ndezur sinjalin e kuq të alarmit tek Rama është pretendimi se Leli nuk përfill as Këshillin Bashkiak ndërsa shumicën e kohës ja kushton daljeve televizive dhe udhëtimeve drejt Tiranës duke qene vetvetiu larg punëve publike të përditshme me të cilat merret bashkia e që shqetësojne dhe qytetarët vlonjat.

Formati i zgjedhur nga Rama për ta zhvilluar këtë seancë llogaridhënieje me Lelin në sytë e të drejtuesve lokalë të institucioneve duket se ka synuar jo vetëm “dushin e ftohtë” ndaj Lelit por edhe bërjen e tij shembull për çdo funksionar shteti në Vlorë.

Në një kohë kur kurba e marrëdhënies mes Kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut të Vlorës ka kapur pikën më të ulët, sfida e vetme politike e Lelit duket se do të jetë të mbyllë mandatin e tij pa e ndërprerë atë në mes.

Marrë nga FaxNews

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dritan leli edi rama shkarkimi i dritan lelit dritan leli edi rama shkarkimi i dritan lelit

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj