Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
“Dua që drejtësia të vihet në vend”/ Neritan Liçaj paraqitet në SPAK për shembjen e teatrit: Beteja jonë do të vazh
1 Tetor 2020, 09:29Nga DOSJA
TIRANË- Mëngjesin e sotëm artisti Neritan Liçaj u paraqit në SPAK, ku u pyet për çështjen e shembjes së Teatrit Kombëtar. Para gazetarëve Liçaj u shpreh se shpreson që të vihet drejtësia në vend dhe se beteja e artistëve do të vijojë.
“Shpresoj që drejtësia të vihet në vend pasi kauza e teatrit është një kauzë e drejtë, e luftës së politikës kundër artit. Unë nuk jam përballur kurrë me drejtësinë dhe nuk jam akuzuar asnjëherë, përveç gjobave të parkimeve të gabuara. Vetë Kryeministri Rama ka deklaruar se prej më shumë se 20 vitesh kam dashur ta prish atë teatër. Beteja jonë do të vazhdojë. Këtu nuk ke cështje droge, trafiku. Këtu nuk ka rast me genuin ku duhet të bëhet drejtësi. U sulmova nga mazhoranca dhe qeveria. Unë dua drejtësi. Kaq”, tha Licaj.
Ndërkohë, Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsionka nisur marrjen në pyetje të të gjithë personave të përfshirë në shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Mësohet se SPAK ka bashkuar në një çështje të vetme 6 kallëzimet e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. E para që është marrë në pyetje nga Oficeri i Policisë Gjyqësore është avokatja Adriana Kalaja.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
BALLSH- Naftëtarët e Ballshit hyjnë sot në ditën e katërt të grevës së tyre të urisë. Në nisje të grevës ishin vetëm 10 naftëtarë, mirëpo një prej tyre u detyru...
TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar 32-vjeçarin me iniciale D.D, pasi trafikonte lëndë narkotike në kryeqytet. Uniformat blu bëjnë me dije se në ...
TIRANË-Detaje të reja kanë dalë nga hetimi ndaj Artan Shkëmbit, ish-drejtori i Drejtorisë Hetimore Qendrore në Policinë e Shtetit. Mësohet se teksa hetuesi...
EUROPE- Reporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian David Lega ka goditur sërish ligjin ‘antishpifje’ të qeverisë Rama. Duke lavdëruar si lajm të mirë arri...
TIRANË- Ditën e sotme Gjykata e Posaçme për la në fuqi masën “pezullim nga detyra” për Artan Shkëmbin, ish-drejtori i Drejtorisë Hetimore Qendrore n...
DURRËS– Policia e Durrësit ka arrestuar 47-vjeçarin Aleksandër Qarri, pasi dyshohet se është autor i 9 vjedhjeve në zonën e plazhit. Mësohet se 47-v...
TIRANË- Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo në një postim në radhës në Facebook shkruan se e vetmja PPP e pranueshme është puna, përkushtimi dhe profe...
TIRANE– Ish-Gjyqtarja e Apelit të Korçës, Mimoza Margjeka u la sot nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”, në seancën e zhvilluar në Gjykatën Kundër Korru...
KORCE– Pesë shtetas janë vënë në pranga nga policia e Korccës pasi janë kapur duke transportuar 25 emigrantë të paligjshëm kundrejt shpërblimit.Shtetasit S. L.,...