6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
TIRANË– Këshilltari ekonomik i Grupit Parlamentar CDU në Bundestagun gjerman, Martin Henze, ka komentuar situatën aktuale politike në Shqipëri.
Në një intervistë gazetën “Panorama”, Henze shprehet se mbështet idenë e kryeopozitarit Lulzim Basha, për krijimin e një qeverie tranzitore dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme. Ai komentoi edhe Samitn e Berlinit dhe u shpreh se ‘Berlini dhe Franca kanë thënë në mënyrë të qartë në konferencën e Ballkanit që një jorespektim i kufijve kombëtarë në është i papranueshëm.’
Henze e vuri theksin në vendet e punës, që sipas duhen shtuar sa më shpejt dhe më shumë.
Pjesë nga Intervista
Çfarë mendimi keni për samitin e Berlinit dhe qëndrimet e Francës dhe Gjermanisë?
Perspektiva e vetme e Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor është dhe duhet të jetë vetëm anëtarësimi në BE. Berlini dhe Franca kanë thënë në mënyrë të qartë në konferencën e Ballkanit që një jorespektim i kufijve kombëtarë në Ballkan është i papranueshëm. Kryeministri shqiptar ishte mjaft i pasuksesshëm në këtë drejtim. Për Shqipërinë, tani është shumë e rëndësishme zgjidhja e problemeve të brendshme. Kjo sigurisht që mund të arrihet vetëm me konsensus midis të gjitha partive demokratike dhe grupeve shoqërore. Në një demokraci, mjeti për të zgjidhur problemet, pa dyshim, janë pasja e koncepteve të mira praktike dhe zgjedhjet demokratike dhe duke pasur parasysh gjendjen ekonomike, në të cilën ndodhet Shqipëria, duhet reaguar shume shpejt.
Sipas jush, cilat janë pikat ku duhet punuar më shumë për të tejkaluar këtë situatë që, siç e thatë ju, ka pasoja edhe në ekonominë e vendit?
Qëllimi është që Shqipëria të ketë qëndrueshmëri dhe për të hedhur themelet për një qëndrueshmëri dhe gjithëpërfshirje. Për të ardhmen e Shqipërisë, gjëja më e rëndësishme janë vendet e punës, vendet e punës dhe përsëri vendet e punës. Duke pasur qëndrueshmëri, bëhet e mundur që ekonomia e Shqipërisë të bëhet konkurruese dhe atraktive për BE-në dhe në këtë mënyrë shkurtohet ndjeshëm dhe rruga e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, por akoma më e rëndësishme është se Shqipëria dhe shqiptarët do të kenë vetë në dorë fatet e tyre. Por kjo mund të arrihet vetëm duke shkulur dhe luftuar problemet e shumta që mbizotërojnë në Shqipëri, si papunësia, mungesa e sistemit ligjor, institucione të dobëta dhe te korruptuara, trafikut të drogës, varfërinë, ikjen masive të të rinjve, krimin e organizuar. Në këtë situatë, opozita dhe një pjesë e madhe e qytetarëve, me të drejtë, kërkojnë një ndryshim rrënjësor. Dhe duhet thënë se zgjedhjet janë gjithmonë një sistem demokratik për të zgjidhur situata të vështira.
A mund të mbahen zgjedhje në Shqipëri në kushtet aktuale? Po kërkesa e opozitës për të krijuar një qeveri tranzitore?
Në një situatë që sistemi ligjor është jofunksional, dhe, si pasojë, dhe Parlamenti nuk mund të jetë funksionale, duhet me patjetër që të krijohen kushtet themelore për zgjedhje demokratike, të ketë garanci për zgjedhje të lira dhe demokratike. Duhet një reformë e gjithëpranuar zgjedhore dhe të krijohen kushtet që këto ligje mund të verifikohen nga Gjykata Kushtetuese. Kjo i jep garanci të mjaftueshme qeverisë dhe opozitës. Por për të arritur këtë duhet një konsensus dhe një gjithëpërfshirje. Një format i mundshëm, me siguri, do të ishte një qeveri tranzitore. Propozimi i zotit Lulzim Basha, i cili, për më tepër, në Europë ka një reputacion të lartë, është goxha interesant dhe problemzgjidhës. Askush në Shqipëri nuk dëshiron të shohë të bëhen zgjedhje pa një sistem ligjor funksional dhe pa respektuar rregullat demokratike dhe pa marrëveshje gjithëpërfshirëse me opozitën.
Ju më parë folët edhe për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. A ka potencial për të pasur një zhvillim të prekshëm nga qytetarët?
Shqipëria ka shumë përparësi, veçanërisht vendndodhja e saj strategjike, po ashtu dhe forca punëtore, dëshira për të punuar, që në Shqipëri mund të preket kudo. Unë me të vërtetë besoj se Shqipëria do të jetë në gjendje të përfitojë nga revolucioni i katërt industrial në të njëjtën mënyrë siç bënë dhe vendet baltike në vitet ‘90. Ekonomitë më të vogla shpesh kanë avantazhin e të qenurit në gjendje të bëjnë ndryshime të mëdha me më shumë gatishmëri dhe fleksibilitet sesa shtetet më të mëdha. Shqipëria ka nevojë për një ndryshim thelbësor politik dhe ekonomik në vitin 2019, përndryshe çdo gjë do të jetë shumë e vështirë. Qeveria e tanishme ka treguar se nuk është në gjendje që të çojë Shqipërinë ekonomikisht dhe politikisht përpara. Në Bruksel ekziston vullneti i qartë për të 6 vendet e Ballkanit për t’i integruar në BE. Reformat e përmendura duhet të ndiqen nga shqiptarët, janë thelbësore – pa marrë parasysh nëse një fermer shqiptar në veri, ose një peshkatar nga Shqipëria e Jugut, ose profesor universiteti nga Tirana, shqiptarët, dhe jo të BE-së, duhet të vendosin se çfarë duan, një të ardhme me perspektiva, apo një të ardhme si në vitet e fundit. Shumica e familjeve shqiptare nuk duan të ndahen nga fëmijët, nuk duan të humbasin fëmijët e tyre jashtë vendit, shqiptarët duan të ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri, në atdheun e tyre. Por për këtë kanë nevojë për perspektiva ekonomike dhe mundësi reale në Shqipëri dhe këto mund të jepen vetëm me politika të mirëmenduara ekonomike. Pra, në radhë të parë, zgjidhja dhe dëshira për t’u anëtarësuar në BE duhet të vijë nga vetë shqiptarët. Më lejoni të them dhe diçka në fund, në ditët e sotme, gjëja më e rëndësishme është të mësojmë dhe të kuptojmë popujt e tjerë. Dhe jo vetëm muzikën e tyre, por edhe filozofinë e tyre, qëndrimin e tyre, sjelljen e tyre. Vetëm atëherë, kombet mund të kuptojnë njëri-tjetrin dhe të përfitojnë nga njëri-tjetri, ekonomikisht dhe madje, edhe kur bëhet fjalë për paqen.
(f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Pas kthimit në Kuvend të ligjit për Vettingun në Polici, Ministri Sandër Lleshaj i është përgjigjur Presidentit të Republikës Ilir Metës. Nga Komis...
TIRANË- Në Ditën e Dëshmorëve, politika as këtë herë nuk ishte e bashkuar. Maxhoranca dhe opozita në kohë të ndryshme shkuan pranë varrezave të dëshmorëve ...
Tiranë- Ministri i Bujqësisë Blendi Çuçi ka deklaruar një ditë më parë se rreth 1300 hektarët tokë në zonën e Lezhës nuk do të rrezikohen më nga p...
TIRANË- Partia Demokratike, nëpërmjet sekretartit të përgjithshëm, Gazment Bardhit, i është përgjigjur Kuvendit për Reformën Zgjedhore. Në një reagim për m...
TIRANE– Ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë, Vojo Bregu thotë se shkak për përmbytjet në qytetin e Vlorës, është mungesa e investimeve ...
Tiranë- Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka zhvilluar një takim me aleatët e PD-së, Fatmir Mediun, Nard Ndokën, Vangjel Dulen dhe Agron Dukën.Ai është s...
TIRANË- Drejtori i Institutit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Agron Tufa i është përgjigjur kryeminsitirt Edi Rama, i cili e sulmoi dje nga dreka me...
Ndërsa numrimi i votave në Maqedoninë e Veriut po shkon drejt përfundimit, dhe Stevo Pedarovski nga LSDM është kryesues, në rrjetet sociale po qarkullon një fot...
MAQEDONI E VERIUT- Stevo Pendarovski me shumë gjasë do të jetë presidenti i ri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, kjo duke u nisur nga rezultatet paraprake t...
TIRANË- Nisma #Thurje, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka denoncuar atë që e quan si “vjedhja e stendës së peticionit ku qytetarët firmosin për n...