LIVE UPDATES
Bota

“Duhet të operohet”/ Gucati me probleme shëndetësore, Haga po e shqyrton lirimin e tij

2 Tetor 2020, 17:39 Nga DOSJA
“Duhet të operohet”/ Gucati me probleme shëndetësore,

KOSOVË- Në seancën ndaj Gucatit, Jonathan Ellison Rees, mbrojtës i kreut të OVL-UÇK’së, ka kërkuar lirimin me kusht të klientit të tij. Ai tha se Gucati dje kishte një termin për një operim që ka të bëjë me lëvizshmërinë e tij, pasi ai është invalid i luftës.

Përveç kësaj, ish-luftëtari i UÇK-së, ka edhe probleme të tjera shëndetësore. Ai  vuan nga diabeti, shtypja e lartë e gjakut si dhe vuan nga astma. Të gjitha këto probleme shëndetësore, mbrojtësi i tij tha se janë të mjaftueshme që të mundësohet lirmi me kusht.

“Gucati është baba i 7 fëmijëve dhe të gjithë jetojnë në zonën e Skenderajt, aty ku ka lindur. Fëmijët janë të moshës 23 deri n 34 vjeç. Gucati nuk është me shëndet mirë, vuan nga diabeti, merr insulinë dhe vuan nga shtypja e lartë e gjakut. Ai ka probleme edhe me lëvizshmërinë, sepse psh sot ai kishte një termin në spitalin e Prishtinës për të kryer një operacion për zgjedhjen e lëvizshmërisë. Ai vuan edhe nga astma”, tha dje avokati i tij në seancën e mbajtur në Hagë.

Anipse mbrojtësi i tij tha se mund të ofrojnë një garanci prej 5 mijë eurosh, se Gucati nuk do të arratiset dhe se do të jetojë në adresën që i përcaktohet, për prokuroren e rastit, Valeria Bolici nuk ishin të mjaftueshme të gjitha këto arsye. Mbrojtësi i tij madje tha se Gucati do të raportojë edhe në Policinë e EULEX-it.

“Ne mund të ofrojmë një garanci 5 mijë eurosh që ai do të jetojë në adresën që do të përcaktohet, që do të raportojë në Policinë e EULEX-it dhe të gjitha këto kushte së bashku, të gjitha këto i përgjigjen atij rrezikut për arratisje”, tha mbrojtësi i tij, duke shtuar se klienti i tij do të qëndrojë larg 100 metra Organizatës së Veteranëve të luftës së UÇK-së.

Por, prokurorja speciale, Valeria Bolici tha se paraburgimi i tij është i nevojshëm, pasi sipas saj, nëse lirohet, Gucati do të vazhdojë t’i publikojë dokumentet e Speciales.

 “Mbetet i nevojshëm në këtë fazë paraburgimi i Gucatit pasi nuk ka rrethana të reja që mund të ndikojnë në gjetjet që janë dhënë në aktakuzë. Megjithatë, në disa deklarata të mëparshme publike, Gucati ka afirmuar publikisht që do të vazhdojë të bëjë publike çdo informacion që mund t’i bjerë në posedim e që kanë të bëjnë me lëndën e kësaj gjykate”, tha dje Bolici.

“Zyra e prokurorit mendon që nëse Gucati do të lirohet, ai do të vazhdoj të kryejë të njëjtën vepër”, shtoi ajo.

Gazeta Express ka kontaktuar edhe me sekretarin e OVL të UÇK-së, Faton Klinaku, për operimin e Gucatit, por ai tha se nuk kishte qenë i informuar rreth këtij operimi. Ai tha se se Gucati kishte kryer shumë operime deri tani.

“Kogja shumë operime ka pasë deri tani”, tha Klinaku për Express.

Por, gjykatësi francez, Nicolas Guillou, e ka mbyllur seancën e djeshme gjyqësore duke ia dhënë një “premtim” kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së se do ta shqyrtojë mundësinë e lirimit të tij me kusht nga paraburgimi.

“Z. Gucati, më lejoni të them se në bazë të nenit 51 dhe 57, unë do ta rishikojë ndalimin tuaj, paraburgimin tuaj, ose me kërkesë të avokatit mbrojtës tuajin, ose me iniciativën time”, tha Guillou.

Gucati është arrestuar nga EULEX-i me datën 25 shtator, në zyrat e veteranëve në Prishtinë, me ç’rast atë ditë u bë edhe një bastisje. Po atë ditë, Gucati u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Po atë ditë është arrestuar edhe sekratari i OVL të UÇK-së, Nasim Haradinaj,  i cili po ashtu është duke u përballur me Gjykatën Speciale në Hagë.

Ndaj tyre është lëshuar fletarrestim për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës, të parapara në Kodin Penal të Kosovës.

Marrë nga: GazetaEkspress

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni hysni gucati hysni gucati

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj