LIVE UPDATES
Sport

Duka konfirmon Rejan: “Ka mendësinë e një 40-vjeçari edhe pse 76 vjeç”

20 Nëntor 2021, 11:38 Nga DOSJA
Duka konfirmon Rejan: “Ka mendësinë e një 40-vjeçari

TIRANE – Nga ambientet e stadiumit Air Albania, presidenti i FSHF, Armand Duka ka dalë ditën e sotme në konferencë për shtyp teksa ka folur për çështjen Armando Broja në sfidën me Anglinë, ndërsa ka konfirmuar në detyrë të paktën deri në nëntor të vitit 2022 trajnerin Edoardo Reja. Sakaq, Duka i ka vendosur kombëtares notën 8.

Notë për kombëtaren? Në futboll edhe fituesi i Kupës së Botës nuk merr 10, është e vështirë se vlerësimet janë subjektive. Por, me bindje nga 1-10, do t’i vendosja 8. Ne kemi filluar një projekt me stafin për të ndërtuar ekipin kombëtar, Reja është kryetrajner. Pastaj është edhe përgatitësi fizik që është drejtor i këtij departamenti që ne na ka munguar më parë, këtë e kemi filluar me Febrari që është pjesë e stafit të Rejës. Po ashtu edhe me doktorët e kombëtares, është një projekt që nuk mund të ndërpritet. Nuk i marrim dot frytet për një vit, kjo kontratë përfundon në nëntor të vitit 2022 dhe kemi kohë.

Edhe në një familje ka debate, apo konflikte dhe kështu ndodh edhe me kombëtaren. Janë grumbulluar shumë futbollistë dhe në ndonjë rast ka debate, por ndonjëherë kur nuk je i lumtur është edhe mirë sepse ka ego. Kemi një ekip shumë të mirë, mendoj se kemi çuna të seleksionuar dhe janë të disiplinuar. Nuk ka një trajner apo president që nuk bën më të mirën, Broja nuk ishte me Anglinë sepse ishte i dëmtuar. Broja i është bashkuar skuadrës vetëm një ditë para ndeshjes dhe atë ditë është stërvitur i diferencuar.

A besoni në këtë grup lojtarësh dhe trajnerësh? Un kisha bindje se ne do ta arrinim ‘Play Off’ dhe fati nuk ishte me ne në ndeshjen me Poloninë, fati nuk ishte me ne edhe në Tiranë. I kemi të gjitha mundësitë, lojtarët luajnë me ekipe të mira në europë si dhe kemi lojtarë të rinj që do afrohen që spikasin. Në ndeshjen e fundit të kombëtares U-21, dy futbollistë janë gati të ndihmojnë kombëtaren A. Është shumë e mundur të arrish në Europian thuajse 2-fishi, mundësitë janë më të mëdha, është plotësisht e mundur.

A është serioze situata e Stadiumeve? Kukësi nuk e ka ëndërruar asnjëherë një stadium të tillë dhe pas 1 muaj do luajë, Teuta po rinovon fushën dhe në janar kthehet në shtëpinë e vet. Është vendimi i klubit që zgjedh të bëjë diçka të tillë, Shqipëria nuk ka.

a një infrastrukturë perfektë, por të kënaqshme. Na mungojnë kushtet për stërvitjen e fëmijëve. Kemi një projekt që ka filluar me 100 fusha me bar natyral.

A do kandidoni në postin e FSHF-së? Kur të vendoset për t’u zhvilluar asambleja do e jap këtë përgjigje.

Europiani 2024, ka rinovim trajneri? 16 dhjetor hidhet shorti i Nations  League dhe ndeshjet luhen nga marsi deri në shtator. Kontrata e trajnerit përfundon në nëntor. Këtë gjë nuk mund ta them vetëm un sepse kontrata është e dyanshme. Në prag të përfundimit të kontratës kemi kohë për të menduar. Un mendoj se deri sot Reja e ka ndihmuar kombëtaren duke grumbulluar 18 pikë, në Nations League ishim në grupin C ndërsa do luajmë në B. Ka zhvilluar më shumë lojë duke kënaqur tifozët me futboll. Të gjithë janë mërzitur me rezultatin kundër Polonisë.

Peng rasti i Uzunit në “Wembley” apo i  Manaj në “Air Albania”? Kjo është lojë gabimesh por mjafton të bësh maksimumin gjatë lojës. Peng është rezultati në Tiranë

A ka bisedë mes kombëtares A dhe U-21  për të arritur më shumë objektivat tek shpresat? Ta ka kërkuar Bushi ta bësh këtë pyetje, (Shaka). Albani thotë vazhdimisht më sillni Brojën dhe Kumbullën se mund të arrij të kualifikohemi. Është trajneri i ekipit A që vendos kë lojtarë i duhet për kombëtaren dhe kë lojtar mund të dërgojë tek U 21 për t’i ndihmuar ata në arritjen e objektivave. Siç ishte rasti i Muçit. Ka bashkëpunim mes stafeve. Edi Reja dhe stafi i tij shikojnë çdo lojtarë nga U-15 e deri tek U-21, ku seleksionojmë lojtarët në të gjitha vendet ku luajnë. Mosha e Rejas është vërtet e madhe por mënyra si mendon për të ardhmen duket si 20-vjeçar.

Futbolli më i mirë në rajon, por Maqdonia shkon në ‘Play off’? Un jam i sigurt se ne kemi nivel më të lartë të futbollit se rajoni përjashto këtu Kroacinë. Tani me Maqedoninë ne kemi fituar 3-1. Ka ekip të mirë, lojtarët kryesorë janë shqiptarë dhe kjo na bën krenarë. Në  futboll ndahemi me një gol, nëse do të kishim shënuar atë gol në “Air Albani” do flisnim ndryshe, edhe ne do ishim në ‘Play Off”.

Broja-Reja?  E para çdo individ ka veçoritë e veta dhe duhet të menaxhohet brenda ekipit që të japi maksimumin e asaj që ka brenda fushës së lojës. Trajneri i mirë është ai që sillet në atë mënyrën që duhet dhe t’i detyrojë lojtarët të japim maksimumin. Fatmirësisht dhe fatkeqësisht familja e Brojës është shumë prezent në futboll.

Trajner Shqiptar? Padyshim e kam konsideruar disa herë dhe është koha se mund ta bëjë një trajneri shqiptar, nuk kam një emër .

Sa i kënaqur jeni nga trajnerët shqiptarë të ekipeve zinxhir? Pa dyshim që kanë shanse për të bërë maksimumin, por pamjaftueshmëria e eksperiencës ka bërë që nuk është arritur maksimumi i asaj që kanë arritur. Un kam parë ndeshjet e U-17 dhe U-21 për përbërjen që kanë meritojnë më shumë.

Xhaka? Më vjen keq që nuk e kemi më , sepse ishte një luftëtar i vërtetë, ka dhënë maksimumin në fushën e lojës, për shkak të dëmtimeve ka qëndruar 1 vit jashtë lojës. Un kam biseduar para se të vendoste për tu larguar nga Kombëtarja. Kur e shikon vetën që nuk ka çfarë jep për ekipin largohesh. Është futbollist që ka e ka ndihmuar shumë kombëtaren dhe duhet ta falënderojmë të gjithë.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport armando broja duka edi reja fshf kombetarja armando broja duka edi reja fshf kombetarja

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj