LIVE UPDATES
Ekonomi

Durrësi mbushet me plehra, teksa qeveria po investon gati 400 mln euro për inceneratorët

9 Qershor 2020, 06:02 Nga DOSJA
Durrësi mbushet me plehra, teksa qeveria po investon gati 400 mln euro

Durrës- Bashkisë tashmë do t’i duhen tashmë 3-4 mln euro në vit për të depozituar mbeturinat në inceneratorin e Sharrës, para që pret t’i marrë nga Ministria e Financave. Prej tre ditësh, qytetarët e Durrësit po zgjohen nën pushtetin e plehrave. Siç duket dhe në foto, në të gjitha rrugët e qytetit bregdetar kazanët janë të mbushur dhe plehrat janë derdhur në rrugë.

Qyteti, që është zemra e turizmit në vend, kishte shpresa te vizitorët e vonuar, por pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit dhe izolimit nga koronavirusi, vetëm mbushja me plehra, që nuk i duhet.

Kjo situatë është krijuar teksa pas mbylljes së depozitimit të Porto Romanos, Bashkia Durrës nuk ka fonde për të dërguar mbetjet në Sharrë dhe për të paguar depozitimin e tyre. Mbyllja e depozitimit është bërë pa u siguruar fondi nga financat, çka ka bërë që bashkia të gjejë një zgjidhje të përkohshme, duke i dërguar mbetjet në Manëz, duke hasur në rezistencën e banorëve.

Burime zyrtare nga Bashkia Durrës thanë se “Bashkia e Durrësit është në bisedime me qeverinë shqiptare për të zgjidhur përfundimisht problemin se ku do të depozitohen mbeturinat e bashkisë së Durrësit. Po kështu bashkia e Durrësit i ka kërkuar Ministrisë së Financave një fond të posaçëm që do të bëjë të mundur depozitimin e mbetjeve në vendpozitimin më të afërt me Durrësin”.

Më parë, Bashkia i derdhte plehrat në venddepozitimin e Porto Romanos. Por, në dhjetor qeveria, i në një nga mbledhjet e jashtëzakonshme pas situatës së port-tërmetit qeveria miratoi vendimin për mbylljen e këtij depozitimi dhe për krijimin e ECO PARKUT në Durrës. Në fund të janarit, Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve shpalli fituesin e tenderit 15 milionë euro për mbylljen e venddepozitimit të mbetjeve në Porto Romano.

Burime jo zyrtare thanë se ndërsa depozitimi në Porto Romano kishte një kosto minimale, vetëm për naftën, tashmë Bashkisë Durrës do t’i duhet 3-4 milionë euro në vit për të dërguar plehrat në  inceneratorin e Sharrës dhe për të paguar tarifën e depozitimit. Këto para, bashkia pret që ti marrë nga Ministria e Financave. Nga kjo ministri nuk ka ende një reagim për momentin.

Bashkia Durrës, sipas burimeve të saj, gjeneron çdo ditë rreth 200 tonë mbetje, ose rreth 70 mijë ton në vit. Sipas kontratës, që qeveria ka me koncesionarin e plehrave në Sharrë, kosto e depozitimit të mbetjeve është 29.05 euro/ton për të gjithë kohëzgjatjen e koncesionit. Pra çdo vit, Bashkisë Durrës do t’i duhen të paktën 2 milionë euro në vit vetëm për pagesën e koncesionarit.

400 milionë euro investime për inceneratorët

Vitet e fundit qeveria është angazhuar në një sërë projektesh koncesionare për ndërtimin e inceneratorëve në vend, përmes formës së partneritetit publik-privat.

Koncesioni i trajtimit të mbetjeve Elbasan (Albtek Energy), me kosto totale prej 5.3 miliardë lekësh është tashmë funksional. Kapaciteti përpunues do të jetë rreth 120-140 ton/ditë, sipas deklarime zyrtare në kontratë.

Inceneratori i Trajtimi i mbetjeve Fier (“Integrated Technology Waste treatment Fier”) ka një kosto totale prej 3.97 miliardë lekë. Kapaciteti përpunues do të jetë rreth 180-200 ton/ditë. Ai është në ndërtim e sipër, pas disa vonesave nga protestat e banorëve në zonën e Vërrisë.

Më i madhi është inceneratori i Tiranës (ku duhet të depozitohen dhe mbetet e Durrësit). Ai ka një kosto totale prej rreth 39 miliardë lekë (320 mln euro), sipas tabelave zyrtare të koncesioneve dhe kapacitet përpunues do të jetë rreth 550-800 ton/ditë. Kontrolli i Lartë i Shtetit, në një raport të mëparshëm ka konstatuar se kosto e inceneratorit mund të rritet edhe me 104 milionë euro, nga indeksimi i inflacionit dhe mosllogartitjes së saktë të volumit të plehrave që përpunohen në ditë.  Tashmë vetëm nga shtimi i plehrave nga Durrësi, koncesionari do të marrë të paktën edhe 2 mln euro në vit shtesë.

Në fund të vitit 2016, kompania “Integrated Energy B.V.” sh.p.k. fitoi koncesionin e ndërtimit të Landfillit, Inceneratorit dhe rehabilitimi i vend-depozitimeve ekzistuese Tiranë. Projekti koncesionar/PPP i paraqitur ka parashikuar kryerjen e pagesave për ofrimin e shërbimit në shumën 7.4 milionë euro në vit pa TVSH, nëpërmjet garantimit të një minimumi ditor prej 700 tonë/mbetje në ditë me tarifë prej 29.05 euro/ton, që për të gjithë kohëzgjatjen e koncesionit parashikohen në shumën 222.7 milionë euro pa TVSH.

Në janar të këtij viti, edhe bizneseve dhe familjeve të Tiranës iu rrit tarifa e pastrimit me 15-64%, ku një nga argumentet ishte dhe hyrja në fuqi e kontratës së re të inceneratorit.

Super kapacitetetet e inceneratorëve

Të tre këto inceneratorë kanë të parashikuar një investim prej rreth 48 miliardë lekë, ose rreth 400 milionë euro, që do të paguhen nga buxheti të shtrira deri në 30 vite. Ndërtimi u bë me shpejtësi, ndërsa Shqipëria ende nuk ka bërë ndarjen në burim të mbetjeve.

Kapaciteti i tyre vlerësohet i lartë. Nëse të tre inceneratorët do të viheshin në punë, kapaciteti total mesatar i përpunimit në rreth 1000 ton në ditë, ose rreth 130 kg për frymë në vit. Nëse krahasohet me të dhënat e Eurostat për shtetet e BE-së, rezulton se vetëm vendet e zhvilluara kanë një kapacitet më të lartë. Gjermania e ka kapacitetin për frymë të përpunimit të mbetjeve përmes inceneratorëve 474 kg/frymë në vit; Franca 205 kg/frymë në vit dhe Austria me 380 kg/frymë/vit. Të tre këto shtete kanë një nivel gjenerimi të paktën dyfish të plehrave për frymë, në krahasim me Shqipërinë.

Por, nëse krahasohemi me shtet fqinjë rezulton se Shqipëria nëse i ndërton të gjithë inceneratorët që ka në plan, do të ketë një kapacitet tepër të lartë. Në Itali, sipas të dhënave të Eurostat, sasia e plehrave që përpunohet përmes procesit të incenerimit është vetëm 35 kg për frymë, pra katër herë më e ulët se në Shqipëri. Në Greqi është 12 kg për frymë. Serbia e ka akoma edhe më të ulët, në 6.3 kg për frymë.

Sipas Eurostat, në përgjithësi në BE në vitin 2016, 30% e mbetjeve u riciklua, 27% u dogjën, 25% u iceneruan dhe 17% u kompostuan. Në Shqipëri, kapaciteti i inceneratorëve, nëse do të ishin funksionalë, do të ishte sa 35% e totalit të mbetjeve, pra më e lartë sesa mesatarja e Bashkimit Europian.

Marrë nga Monitor.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi bashkia durres plehrat ne durres bashkia durres plehrat ne durres

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj