LIVE UPDATES
Bota

DW: Akuza dhe kundërakuza Kosovë-Serbi, e ardhmja e dialogut e paqartë?

12 Janar 2021, 21:18 Nga DOSJA
DW: Akuza dhe kundërakuza Kosovë-Serbi, e ardhmja e dialogut e

Dialogu Kosovë Serbi ka ngecur prej disa muajsh dhe kështu edhe do të vazhdojë me gjasë edhe për disa muaj të tjerë. Kjo për faktin që Kosova tashmë ndodhet në një proces zgjedhor, ndërsa, në pranverë edhe në Serbi do të ketë zgjedhje. Megjithatë retorika politike dhe përplasjet në distancë Prishtinë-Beograd, nuk kanë të ndalur.

Hoti: Do të veprohet me të njëjtën masë ndaj Serbisë

Kryeministri i Kosovës në detyrë Avdullah Hoti, pas një takimi që zhvilloi me përfaqësuesit politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, tha se “çdo masë e reciprocitetit tregtar që Serbia e drejton nga Kosova, do të veprohet me të njëjtën masë”.

Marrëveshja e Uashingtonit, 4 shtator 2020

“Kur e kemi filluar procesin e dialogut, në javët e para kur unë e kam marrë Qeverinë, i kemi heq masat e reciprocitetit dhe e kemi shfuqizuar vendimin për tarifën dhe çfarë ka qenë më herët, që i ka hapur rrugë procesit të dialogut. Kjo është bërë me një afat të caktuar kohor, për disa muaj dhe sapo ky proces të vije në përfundim, ose procesi mbaron me njohje reciproke, ose ne i zbatojmë të gjitha masat e reciprocitetit, pa përjashtim. Çdo masë që Serbia e drejton nga ne, ne kemi të drejtë dhe do ta drejtojmë nga Serbia”, tha Avdullah Hoti.

Kjo deklaratë e Hotit u nxit nga një takim i ministrit të jashtëm të Serbisë Nikola Selakoviq me ambasadorin e Katarit në Serbi, nga i cili kërkoi të mos lobojë në favor të njohjes së pavarësisë së Kosovës. Kjo sipas Prishtinës zyrtare bie ndesh me marrëveshjen e 4 Shtatorit në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, ku Serbia u zotua se do ta ndalë fushatën kundër njohjes së Kosovës, ndërsa, kjo e fundit nuk do të aplikojë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Haradinaj-Stublla: Serbia shkel marrëveshjen e Uashingtonit

Ministrja e Jashtme e Kosovës në detyrë, Melisa Haradinaj-Stublla, reagoi duke thënë se “Serbia vazhdon të shkelë marrëveshjen e Uashingtonit dhe zotimeve të bëra edhe në Bruksel”.

“Pavarësisht zotimeve të bëra në Marrëveshjen për Normalizim Ekonomik, Serbia jo që nuk u përmbahet atyre, por haptas shkel zotimin 15 të kësaj marrëveshjeje. Rasti i fundit është ai i datës 9 Janar kur Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë Selakoviq, i cili në takim me ambasadorin e Katarit në Beograd, i ka kërkuar drejtpërdrejtë atij që “Katari të mos lobojë për Kosovën”, thuhet në deklaratën e Haradinajt. Sipas saj, Serbia po shkel edhe marrëveshjet e mëhershme të nënshkruara në Bruksel.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës shpreh shqetësim edhe për më shumë se 33 marrëveshje teknike të arritura në Bruksel, të cilat vazhdojnë të shkelen në mënyrë flagrante nga Serbia. Kësisoj, Serbia nuk ka funksionalizuar pikat e kalimit kufitar me Kosovën, marrëveshjen për hapjen e urës mbi Ibër, ndërsa ka arrestuar dhe mban të burgosur pa asnjë arsye shtetasit e Kosovës Nezir Mehmetaj dhe Blerim Maqastena, duke shkelur secilën shkronjë të marrëveshjes për lirinë e lëvizjes, e më tej duke kontrabanduar produkte të pa certifikuara në veri të Kosovës, në shkelje të Marrëveshjes për Certifikimin e Produkteve Farmaceutike”, thuhet në deklaratën e Haradinajt.

Serbia: Kosovën do ta presin befasi

E menjëhershme ishte kundërpërgjigjja nga pala serbe. Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, tha se “pala kosovare nuk i lexon marrëveshjet që vet i nënshkruan”, ndërsa, paralajmëroi se “nëse Kosova provon të anëtarësohet në cilëndo organizatë ndërkombëtare, atë do ta presin befasi”.“Nëse nuk e respektojnë edhe marrëveshjen e Brukselit, atëherë i pret një befasi. Ata e dinë se kur e them unë këtë e kam vërtetë ashtu. Unë jam gjithmonë njeri i përpiktë, nuk bëj bllof. Nëse Kosova provon të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare, do ta presin disa befasi, ata e dinë këtë”, tha Vuçiq për një television në Serbi TV Happy.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq shprehet, se ai nuk është i interesuar për konflikt të ngrirë me Kosovën. “Konflikti i ngrirë nënkupton të pritet që ndonjëri ta nxjerrë i pari shpatën, unë nuk do të doja që fëmijët e mi të shkojnë në luftë”, tha Vuçiq. Sipas tij, “Kosova nuk është e gatshme për zgjidhje kompromisi me Serbinë dhe se konflikti i ngrirë midis dy vendeve vazhdon”. Vuçiq tha se “ideja e përkufizimit të kufijve, e përfolur edhe më herët, paraqet një zgjidhje, me të cilën Serbia do të ishte po aq e kënaqur dhe po aq e pakënaqur sa edhe shqiptarët”.

Sidoqoftë, megjithë këtë retorikë politike dhe përplasje në distancë ndërmjet udhëheqësve politik në Prishtinë dhe Beograd, Bashkimi Evropian beson dhe thotë se “rruga e Kosovës dhe e Serbisë drejt Bashkimit Evropian kalon përmes dialogut”. Zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme, Peter Stano, ka thënë se “BE-ja do të angazhohet me të dyja palët për vijimin e mëtejshëm të këtij procesi”, duke shtuar se emisari për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është duke i vazhduar angazhimet e tij lidhur me procesin e dialogut Kosovë-Serbi. Peter Stano ka thënë se marrëveshja përfundimtare Kosovë-Serbi varet nga të dyja vendet dhe nga aftësia e tyre për të gjetur konsensusin e nevojshëm.

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj