LIVE UPDATES
Politike

DW / Erdogan, Ramës: Godisni FETO, mbyllni kolegjet dhe dorëzoni mësuesit gylenistë

18 Janar 2022, 08:29 Nga DOSJA
DW / Erdogan, Ramës: Godisni FETO, mbyllni kolegjet dhe dorëzoni

TIRANË – Bilanci i vizitës së presidentit turk Erdogan, të hënën, (17.01) në Tiranë ka një spektër të gjerë. Me pak fjalë ai mund të përmblidhet në konkretizim zotimesh  të ndërsjellta për të forcuar më tej marrëdhëniet dypalëshe Turqi-Shqipëri dhe kushtëzim të tyre me goditjen e gülenistëve në Shqipëri.

Gjatë 12 orëve të qëndrimit të tij në Shqipëri,  (09.30-21.30) u nënshkruan shtatë marrëveshje bashkëpunimi përfshirë ato në fushën e medias, zbatimit të ligjit, emergjencave civile dhe kulturës.  Erdogan inaguroi kompleksin me 522 apartamente të reja në bashkinë e Kurbinit, qarku i Lezhës , të prekur rëndë nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit 2019, të financuar nga Turqia me një fond prej 42 milionë eurosh dhe siguroi për një rol konstruktiv të Turqisë në shërbim të paqes dhe stabilitetit në rajon.

Erdogan: Marrëdhëniet me Shqipërinë – më të qëndrueshmet në Ballkan 

Inagurimi i 522 apartamenteve të reja është pjesë e konkretizimit të zotimit të Turqisë, në konferencën ndërkombëtare të donatorëve, më 17 shkurt 2020 në Bruksel  për të mbështetur me 1 miliardë euro rimëkëmbjen e Shqipërisë nga tërmeti, strehuar mijra njerëz të mbetur pa banesa, rindërtuar godina publike, shkolla dhe spitale. Turqia rezulton vendi me donacionin më të lartë për rimëkëmjen e Shqipërisë nga tërmeti i sipërpërmendur. Në një deklaratë në prag të vizitës në Tiranë, presidenti turk Erdogan i vlerësoi marrëdhëniet me Shqipërinë, “një nga më të mirat dhe më të qëndrueshmet në Ballkan”. Ai theksoi se në Shqipëri operojnë “600 kompani turke, janë punësuar 15 mijë shqiptarë duke e bërë Turqinë investitorin dhe partnerin e saj më të madh tregtar.”

“Lidhjet mes dy vendeve janë në nivelin e partneritetit strategjik. Synojmë ta ꞔojmë në 1 miliardë dollarë vëllimin e tregëtisë dypalëshe. Në Shqipëri Turqia ka investuar 3,5 miliardë dollarë,” theksoi ai në deklaratën e tij. Me një fond prej 40 milionë euro qeveria turke po ndërton në qëndër të Tiranës, në një sipërfaqje prej 6 mijë metrash katrorë “Xhaminë e Namazgjasë,” një nga më të mëdhatë në Ballkan.

Kërkesa: Godisni FETO në Shqipëri, që marrëdhëniet tona mos të errësohen

Zotimin për forcim të mëtejshëm të marrëdhënieve me Shqipërinë presidenti turk Erdogan e kushtëzoi në Tiranë,  të hënën (17.01),  me goditjen e elementeve të organizatës së njohur me inicialet FETO, të drejtuar nga Fetullah Gülen, kundërshtari politik i presidentit Erdogan dhe të klasifikuar si organizatë terroriste pas grushtit të shtetit të 15 korrikut 2016, ku u vranë mbi 300 vetë dhe u plagosën rreth 2.100 të tjerë.

Lëvizja güleniste duket se ka ende kolegje private në Shqipëri, të ngritura me fondet e klerikut Fetullah Gülen  të fokusuara në matematikë, shkenca dhe predikimin e një islami tolerant dhe reformator. Pas grushtit të shtetit, kur presidenti Erdogan vizitoi Tiranën 6 vjet më parë, ai u kërkoi autoriteteve të saj t’i godiste këto kolegje duke i mbyllur dhe dorëzuar mësuesit gülenistë. Kërkesa u përsërit me forcë edhe gjatë vizitës së djeshme në Tiranë. “Fakti që FETO është ende e aftë të gjejë fushë veprimi në vendin mik dhe vëlla, në Shqipëri, e lëndon thellë popullin turk. Pritshmëria jonë është që në periudhën që kemi përpara të ndërmerren masa më konkrete, vendimtare dhe hapa të shpejtë kundër strukturave të FETO-s në Shqipëri”, tha presidenti turk Erdogan në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama.

Në fjalën përshëndetëse që ai mbajti në mbrëmjen e të hënës, në seancën e parë parlamentare të këtij viti, Erdogan shkoi më tej kur theksoi se ” ꞔështjen e FETOs e shohim si parakusht të vëllazërisë, miqësisë dhe partneritetit strategjik. Presim që Shqipëria të marrë masa të menjëhershme dhe të mos lejojë që marrëdhëniet tona të errësohen.”

Roli i Turqisë në rajon

Kryeministri Rama tha në konferencën e përbashkët për shtyp që “roli i Turqisë në rajonin tonë është i pazëvendësueshëm, i patjetërsueshëm dhe pa diskutim një rol konstruktiv në funksion të paqes. Turqia është një valvul e pazëvendësueshme për BE”, theksoi Rama duke zhvleftësuar opinione të studiuesve dhe politologëve lidhur me përpjekjet e Turqisë për të fituar influencë politike dhe ekonomike në Ballkanin Perëndimor. Presidenti Erdogan iu referua rolit që luan Turqia si vend anëtar i NATO-s kur tha në konferencën e përbashkër për shtyp se Turqia „ do të vazhdojë të bëjë detyrat siç ka bërë deri tani. Për Ballkanin është e rëndësishme qetësia dhe qëndrueshmëria. Turqia do të bëjë çfarë është e nevojshme për qetësinë e Ballkanit, për të siguruar dhe garantuar një të ardhme paqësore.” (DW)

(e.h/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike deutsche welle edi rama erdogan ne tirane deutsche welle edi rama erdogan ne tirane

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj