LIVE UPDATES
Aktualitet

DW mbi situatën e zjarreve: Shmanget katastrofa në autostradën Shqipëri-Kosovë, dëmet janë të pallogaritshme

10 Gusht 2021, 09:53 Nga DOSJA
DW mbi situatën e zjarreve: Shmanget katastrofa në autostradën

KUKËS– Një vatër shumë e rrezikshme zjarri masiv, mbi tunelin e Kalimashit, në Autostradën Shqipëri- Kosovë u mbyll në orët e para të ditës së sotme, (10.08) duke shmamgur një katastrofë të mundshme, bllokimin e lëvizjes, jetën dhe banesat e fshatrave pranë tij. Era e fortë përhapi zjarret nga Mali i Rrunës, që prej disa ditësh është pushtuar nga zjarri, në terrenin mbi tunelin e  Kalimashit duke rrezikuar sigurinë e lëvizjes në këtë autostradë dhe banesat në fshatrat përreth. Vatra e re e zjarrit mbi këtë tunel u vu nën kontroll me ndihmën e efektivave të Forcës së Sigurisë së Kosovës,(FSK) dhe strukturave zjarrfikës të Kosovës dhe Kukësit. Burime zyrtare bënë me dije se nga Kosova mbërritën 9 automjete zjarrfikëse dhe 34 zjarrfikës.

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj e bëri të ditur angazhimin në median sociale, duke shkruar, se ndërkohë “një kontigjent i FSK është nisur drejt zonave të prekura nga zjarret për t’u angazhuar në operacione bashkë me forcat reaguese të Shqipërisë.” Të martën (10.08) autoritetet shqiptare kanë njoftuar, se efektiva të Forcave të Armatosura bashkë me ato të FSK dhe strukturat zjarrfikëse të Kukësit do të vazhdojnë operacionet për të vënë nën kontroll vatrat e zjarreve masive. Mali i Rrunës, (1875 metra) vazhdon të mbetet i pushtuar nga zjarret dhe ka burime vatrash zjarri në zonat rreth tij.

Vatra të reja zjarresh edhe në rajone të tjera

Vatra të reja zjarri krijohen vazhdimisht krahas dy vatrave më shqetësuese: njëra në Gadishullin e Karaburunit (Vlorë) dhe tjetra në Malin e Rrunës, ( Kukës). Të tilla vatra janë hapur edhe në rajonet jug-lindore të Shqipërisë, në Korꞔë dhe Pogradec, ku zjarri ka përfshirë pyllin e Mokrës. Në Thirë, (Mirditë) vatra disa ditore e zjarrit, ka rrezik të përhapet në zonat e banuara.

Ministria e Mbrojtjes në deklaratën e mbrëmshme, (09.08) për situatën e zjarreve në gjithë territorin e vendit bëri me dije që “në gjysmën e sipërfaqjes së prekur nga zjarri në pyjet e Voskopojës situata është drejt përmirësimit.”

Një vatër tjetër zjarri e rrezikshme e hapur së fundi është ajo në kufirin me Malin e Zi, në zonën e quajtur,”Qafa e Tërkuzit” që po ndiqet “me seriozitet” thekson deklarata e Ministrisë së Mbrojtjes. “Me ndërhyrje të përqëndruar nga toka dhe ajri tanimë është larguar rreziku i flakëve në drejtim të parkut Kombëtar të Llogarasë, por operacioni vijon për të nomalizuar situatën”, bën me dije Ministri i Mrojtjes, Niko Peleshi.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, (IGJEUM) sot, (10.08) dhe nesër (11.08) pritet të jenë të rrezikuara nga zjarret zona në Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korꞔë, Vlorë dhe Gjirokastër.

Dëmet nga zjarret, që kanë hyrë në javën e tretë, janë të pallogaritshme: qindra hektarë pyje dhe kullota të djegura, fshatra të evakuara. Fatmirësisht nuk ka humbje në njerëz. Viktimë e vetme mbetet Andrea Haxhiraj, 64 vjeꞔari nga fshati ”Azim Zeneli” në Lunxheri, Gjirokastër, që humbi jetën nga asfiksimi në mbrojtje të vreshtës së tij që kishte marrë flakë./DW/

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet armend mehaj niko peleshi zjarre ne shqiperi armend mehaj niko peleshi zjarre ne shqiperi

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni