All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

DW: Pavarësia nga gazi rus, çelësi i sigurisë gjermane

20 Prill 2022, 06:22 Nga DOSJA
DW: Pavarësia nga gazi rus, çelësi i sigurisë gjermane
All - Paragraf - 1

Pasi i shpëtoi minutën e fundit një alarmi për sulm ajror, meteorologia ukrainase Svitlana Krakovska tha muajin e kaluar një të vërtetë të rëndësishme, që thotë se si ndryshimi i klimës ashtu edhe lufta kundër Ukrainës, janë të lidhura ngushtë me lëndët djegëse fosile– dhe me varësinë tonë prej tyre. Qeveria gjermane e pranon që klima dhe siguria kombëtare janë të lidhura me njëra tjetrën. Por deri tani kjo nuk ka mjaftuar për ta shkëputur Gjermaninë nga varësia prej naftës dhe gazit rus.

Forca e pushtimit rus, financuar nga shitja e gazit, qymyrit dhe naftës, tregon se furnizimi fleksibël dhe i p avarur me energji është çështje e sigurisë kombëtare. Dhe kjo siguri është e mundur vetëm nëse nuk mbështetet tek lëndët djegëse fosile dhe tek tregje të paqëndrueshme.

Varësia nga gazi rus do të mund të marrë fund përfundimisht vetëm në vitin 2024. Deri atëherë Rusia do të vazhdojë të furnizohet me mjetet financiare, që i duhen për luftën kundër Ukrainës. Koncerni shtetëror rus Gazprom, është furnizuesi më i madh me gaz i Rusisë dhe ka pasur vitin e kaluar të ardhura rekord. Të ardhurat që Rusia siguron nga nafta janë edhe më të mëdha. Sipas Transport & Environment, Europa paguan çdo ditë 285 milionë dollarë amerikanë për naftën ruse. Prej tyre, 65 milionë dollarë jepen cdo ditë nga Gjermania, importuesi më i madh europian i naftës ruse.

Varësia është zjarrvënëse

Ndalimi i rrjedhjes së këtyre rrymave të parave do të përbënte problem të madh për Rusinë e Putinit dhe do të rriste efektet e embargos amerikane të naftës. Asnjë vend tjetër në Europë nuk është aq i varur nga importet ruse, sa është Gjermania. Varësia nga furnizimet me energji prej Rusisë e pengojnë Gjermaninë të vendosë sanksione më të ashpra kundër Rusisë.

Po ashtu, varësia nga lëndët djegëse fosile shumëfishon rreziqet ekzistuese të sigurisë: Lufta rrezikon sigurinë energjetike gjermane, rrezikon të krijojë krizë të kostove të jetesës, dhe nxit dyshimin tek mirëqenia afatgjatë e vendit. Varësia gjermane nga importet e lëndëve djegëse ruse ndikon si përshpejtues zjarri në luftën e Ukrainës dhe vështirëson marrjen fund të saj.

SHBA do jetë partnere në diversifikimin e furnizimit me energji, por zgjidhjet afatshkurtra nuk duhet t`i venë vulën zgjidhjeve të së ardhmes në çështjet e furnizimit me energji. Me prioritet janë ulja pa humbur kohë e kërkesës për gaz duke rritur efiçiencën energjetike dhe heqja dorë me vendosmëri nga përdorimi i lëndëve djegëse fosile.

Këto pakësojnë edhe rreziqet e mëdha nga ndryshimi i klimës: prej përmbytjeve, që kanë marrë disa jetë njerëzish tashmë në Gjermani, prej valëve të të nxehtit që goditën Evropën verën e kaluar. Ndryshimi i klimës mund të nxisë tensionet sociale, politike dhe ekonomike dhe mund të destabilizojë shtetet edhe në ato vende ku nuk shkakton direkt konflikte.

Duhet menduar dhe vepruar në mënyrë ekologjike

Komisioni i BE ka njoftuar tashmë se do të reduktojë që këtë vit importet e gazit nga Rusia, me dy të tretat. Njëkohësisht ai do që të ngrejë dhe zgjerojë energjitë e renovueshme, të nxisë inovacionet në sektorin e energjive të pastra si dhe të rrisë eficiencën energjetike.

Green Deal europian, mund të kthehet në nxitësin kryesor të daljes nga kriza dhe krah lëvizjes pro-klimës, mund të gjejë mbështetje edhe në sektorin ushtarak. Organizata amerikane për sigurinë ushtarake ndërkombëtare International Military Council on Climate and Security (IMCCS) e ka kuptuar se Green Deal do të kthehet në forcën nxitëse të diplomacisë ndërkombëtare në fushën energjetike. Njëkohësisht, ne i bëjmë thirrje BE-së, që të ndjekë një qasje më të madhe integruese për sigurinë në çështjet e klimës: Ndërthurja e masave të zhvillimit, diplomacisë dhe politikës së sigurisë me financimin e mbrojtjes së klimës është faktori vendimtar për stabilizimin dhe paqen e rajoneve të rrezikuara.

Rruga drejt furnizimit me energji pa përdorimin e fosileve ka filluar, nga Gjermania dëgjohen shumë sinjale shpresëdhënëse. Investimet e pashembullta në çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes prej 100 miliardë eurosh, shoqëruar nga dhënia e 90 miliardë eurove të tjera për mbrojtjen e klimës (të cilat i shtohen 110 miliardë eurove të miratuara tashmë), janë sinjale pozitive që tregojnë se Gjermania është e ndërgjegjshme se me investimet për mbrojtjen e klimës investon njëkohësisht për paqen dhe stabilitetin.

Reagim i vendosur

Hapi tjetër ka të bëjë me vënien në lëvizje të të gjitha mjeteve për kthesën energjetike dhe nxitjen e inovacioneve në sektorët si mikrorrjetet ose teknologjitë më të mira për bateritë. Edhe nëse Gjermania do të kalojë një ditë tek energjia e gjelbër, do të vazhdojë të ketë nevojë për lëndët e para me rezerva të kufizuara si për shembull metalet e rralla, që zenë një vend të vogël por të rëndësishëm në teknologjitë e fitimit të energjive të renovueshme. Duhen parë me kujdes cilat janë mënyrat me të cilat konfliktet dhe shkëputjet e rrugëve tregtare shkaktojnë rrezikimin e zinxhirëve të furnizimit. Dhe duhen zvogëluar varësitë nga furnizuesit destruktivë të energjisë.

Bashkëpunimi transatlantik do të luajë një rol vendimtar. Roli drejtues i SHBA tek investimet në energjinë e gjelbër, si dhe marrja e shumicës për planet e Joe Bidenit për klimën, do të krijojnë sigurinë në treg, parakusht për ngritjen e energjive të erës dhe diellit dhe teknologjive për prodhimin e hidrogjenit të lëngshëm me rrugë të gjelbërta.

Dhe në vlerësimin e gjendjes së sigurisë, NATO duhet të trajtojë energjitë jo-fosile dhe uljen e emisioneve të dioksidit të karbonit, si shtylla të rëndësishme të sigurisë globale. Lufta në Ukrainë është katastrofë humanitare dhe tregon qartë rreziqet e Rusisë së Putinit për botën. Një reagim i vendosur i Gjermanisë për t`i dhënë fund varësisë nga lëndët djegëse fosile të Rusisë, mund të kthehet në katalizator për një zhvillim drejt një sigurie më të madhe gjeopolitike dhe në çështjet e klimës, në Europë dhe në botë.

Sherri Goodman është eksperte për sigurinë ndërkombëtare dhe ndryshimin e klimës. Ajo është kryetare e kryesisë së organizatës amerikane Council of Strategic Risks dhe Sekretare e Përgjithshme e Këshillit Ndërkombëtar Ushtarak për klimën dhe sigurinë (International Military Council on Climate and Security). Të dyja institucionet merren me analizimin dhe luftimin e rreziqeve strategjike të sigurisë si për shembull ndryshimi i klimës. Nga 1993- 2001 ajo ka punuar në Ministrinë amerikane të Mbrojtjes në sektorin e sigurisë mjedisore. 

Marrë nga DW

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota be gjermania lufta ukraine-rusi be gjermania lufta ukraine-rusi

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll
Bota 20 Prill 2022, 06:17

Kush po e sulmon Policinë e Kosovës?

Ka kaluar gati një javë nga dita kur ka ndodhur sulmi i parë ndaj zyrtarëve të Policisë së Kosovës në pjesën veriore të vendit, por, deri më tani, institucionet...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj