Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Dy ditë i mbyllur brenda për më shumë se 6 orë, presidenti Thaçi merret në pyetje edhe sot në Hagë
15 Korrik 2020, 05:59Nga DOSJA
HOLANDË– Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të dalë sërish në orën 13:00 para Prokurorisë së Posaçme në Hagë për tu intervistuar sërish, për ditën e tretë radhazi. Edhe sot pasdite, Thaçi do të dalë para hetuesëve për t’u marrë në pyetje.
Kreu i shtetit, i akuzuar për rreth 100 krime luftë, prej dy ditësh qëndron më shumë se gjashtë orë brenda godinës duke iu përgjigjur pyetjeve.
Edhe pse institucioni është çdo ditë i rrethuar nga media dhe gazetarë, kreu i shtetit nuk ka dhënë asnjë prononcim për ta, duke e lënë procesin në errësirë. Vetëm në fund të ditës së pare, Thaçi tha shkurt se ka dëgjuar “shkëmbimet mbi teknikalitetet ndërmjet prokurorit dhe avokatit të tij mbrojtës dhe kjo do të vazhdojë nesër.”
Më 24 prill, Prokuroria ka paraqitur një aktakuzë për rreth 100 krime lufte kundër presidentit Thaçi, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe 9 luftëtarëve të tjerë, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë.
Edhe pse aktakuza ishte vendosur që në prill, më 24 qershor, pak para se Thaçi të mbërrinte në Uashington për takimin me përfaqësuesit e Serbisë në Shtëpinë e Bardhë në media u shpërnda lajmi për akuzat ndaj tij.
Thaçi, nuk ka pranuar të heqë dorë nga posti i tij dhe ka shkuar në Hagë si presidenti i vendit. Ai ka deklaruar se do të japë dorëheqje nga posti i presidentit, nëse aktakuza kundër tij konfirmohet.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Një pjesëtar kryesor i ekipit të Shtëpisë së Bardhë kundër koronavirusit hodhi poshtë një aludim të Presidentit Donald Trump se mjekët në institucionet federale...
Një politikan katalanas ka akuzuar qeverinë spanjolle për përgjim në celularin e tij. Roger Torrent kryetari i parlamentit Katalanas, e ka deklaruar këtë pasi ...
SHBA-Pasagjerët që ishin në një fluturim të linjës ajrore “Alaska Airlines” në ShBA janë tmerruar pasi brenda avionit ka ndodhur një situatë e pakëndëshme e cil...
SHBA- Gjykata amerikane ka hedhur poshtë propozimin prej 18.9 milion dollarëve e amerikan për çështjen e përdhunuesit Harvey Weinstein. Ky fond do të s...
SHBA – Presidenti amerikan Donald Trump ka pretenduar se ish- presidenti amerikan Barack Obama nuk e ka realizuar testin e Covid-19.Sipas tij Biden dhe Obama n...
SHBA– Administrata Trump ka hequr dorë nga politika e saj që do t’i ndalojë studentët ndërkombëtarë që marrin kurse online duke qëndruar në SHBA.Lajmin e ka bë...
TIRANË– Nuk po flasim vetëm për trupat tanë ose aspektet specifike të jetës sonë, por kryesisht për mjedisin tonë dhe botës ku jetojmë. Nga vendet ku kemi ...
TUNIZI- Një blogere në Tunizi është dënuar me gjashtë muaj burg pasi ka ndarë një postim satirik për Covid-19 të shkruar në formën e një vargu nga Kurani. Emna ...
SHBA– Me më shumë se 2,000 pacientë të shtruar në spital dhe qindra të tjerë në njësitë e kujdesit intensiv, “Miami tani është epiqendra e pandemisë”, ka thënë ...
KALIFORNI- Balenat blu janë të zakonshme në ujërat bregdetare të Detit të Kortezit. Këto krijesa deti, janë lehtësisht të identifikueshme nga ngjyra e tyre e bl...