LIVE UPDATES
Bota

Dyshohet se është helmuar/ Aleksej Navalny do të trajtohet në një spital në Gjermani

22 Gusht 2020, 06:11 Nga DOSJA

Dy fotot e fundit të publikuara të mërkurën në faqen e Facebookut të politikanit opozitar, ku 44-vjeçari Aleksej Navalny shfaqet në Tomsk i veshur me xhinse dhe këmishë blu me përkrahësit e tij, i rrethuar nga shumë vajza të reja. Në tjetrën ai pozon me dy kandidatë të rinj për zgjedhjet e ardhshme komunale. Në disa rajone në Rusi zhvillohen zgjedhje lokale në shtator dhe Navalny angazhohet në fushatën zgjedhore. Gjatë fluturimit për në Moskë pak orë më vonë ai nuk ndjehej mirë dhe pas një zbritjeje emergjence në Omsk u dërgua pa ndjenja në spital. U ngrit dyshimi për helmim të qëllimshëm. Të premten mjekët tanë, se nuk kanë shenja për një helmim.

Nga bloger në lider të opozitës

Rruga e Navalnyt drejt karrierës kaloi nga studimet e juridikut, më pas, në vitet 2000 pati përvojat e para politike në partinë liberale të majtë ruse, “Jabloko”. Në vitin 2007 përjashtimi i tij nga partia u shoqërua me akuzat, se Navalny është nacionalist.

Russland Omsk Nawalny im Krankenhaus (picture-alliance/dpa/Y. Sofiychuk)Spitali Omsk, ku trajtohet Aleksej Navany

Politikani i ri angazhohej atëkohë në lëvizjen populiste të djathë, “Russkij Marsh”, që nxiste atmosferën kundër të huajve. Më vonë Navalny u distancua nga kjo lëvizje dhe filloi të bënte emër si bloger dhe luftëtar kundër korrupsionit. Navalny u njoh në të gjithë Rusinë në vitin 2011 dhe zgjedhjet presidenciale 2012, kur në Rusi u zhvilluan protesta kundër manipulimeve zgjedhore dhe rikthimit të Vladimir Putinit, atëkohë kryeministër në Kremlin. Suksesin më të madh politik ai e arriti në zgjedhjet për kryebashkiak të Moskës në vitin 2013, ku me 27% të votave ai arriti rezultatin e dytë më të mirë.

Navalny është arrestuar disa herë gjoja për krime  ekonomike. Vetë politikani i opozitës shikon aty një përpjekje për t’i mbyllur gojën si opozitar. Në vitin 2018 ai u përjashtua nga zgjedhjet presidenciale, sepse konsiderohej si i dënuar. Partia e tij “Rusia e së Ardhmes” disa herë nuk është lejuar të regjistrohet. Në dhjetë vitet e kaluara ai është ngjitur në figurën më të rëndësishme të opozitarit në Rusi, edhe pse ka nga ata që e akuzojnë për stil autoritar.

Russland Omsk Nawalny im Krankenhaus | Bruder Oleg (Reuters/A. Malgavko)Vëllai i Navalnyt, Oleg dhe mjekja personale Anastasia Vasilieva flasin jashtë spitalit

Mobilizimi bie

Kohët e fundit nuk ka pasur shumë njoftime mediatike për Aleksej Navalnyn. Protestat në rrugë, si në verën e vitit 2019, kur dhjetëra mijëra vetë dolën në rrugë kundër përjashtimit të kandidatëve opozitarë në zgjedhjet për parlamentin e qytetit të Moskës, nuk janë të mundura aktualisht për shkak të pandemisë. Navalny hoqi dorë nga mobilizimi kundër reformës së diskutueshme të kushtetutës, që i mundëson Putinit edhe mandate të tjera presidenciale. Edhe zbulimet pikante të historive të korrupsionit në sferat e pushtetit të politikës ruse janë bërë të rralla.

Një jehonë të madhe pati dokumentacioni  50 minutësh, ku ai tregon jetën luksoze të kryeministrit të atëhershëm, Dmitri Medvedev nga viti 2017. Videoja u klikua 35 milionë herë. Por nga fillimi i vitit vihet re një tërheqje e Navalnyt. Arsyeja mund të jetë edhe se projekti i tij i rëndësishëm, Fondacioni në Luftën kundër korrupsionit, FBK, i cili u shkri në mes të korrikut. Një firmë nga Moska, që furnizon shkollat me ushqim e hodhi atë në gjyq, pasi Navalny në një video e akuzon për korrupsion. Sipas vendimit, Navalny, Ljubov Sobol bashkëluftëtare e tij dhe fondacioni duhet të paguanin 29 milionë rubla ndëshkim për akuza ta pabaza, rreth 330.000 euro. Një shumë të tillë nuk mund ta përballojmë dot, tha ai, dhe bëri të ditur krijimin e një organizate pasuese. Edhe një veteran lufte e ka akuzuar Navalnyn për fyerje, gjë të cilin opozitari e sheh si të motivuar politikisht.

“Votim i zgjuar”

Por Navalny nuk është larguar tërësisht nga skena. Që nga viti 2018 ai ka ndjekur një strategji dyshe. Nga njëra anë ai kujdeset për kanalin e tij me video “Navalny Live” që në YouTube tërheq afër 2 milionë abonentë. Aty ai prezanton qëndrimet e tij për politikën. Për shkak se opozitari rus nuk ka qasje në mediat shtetërore, ai e krijon publikun, duke arritur madje disa miliona shikues, sidomos rusët e rinj. Strategjia tjetër është “votim i zgjuar”. Me këtë nënkuptohet mbështetja për kandidatët që e pengojnë ose vështirësojnë zgjedhjen e kandidatëve të partisë “Rusia e Bashkuar”. Navalny ka në të gjithë Rusinë rrjet përkrahësish.

(E akt.)Ndërkohë ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas ka thënë, se Gjermania është gati të japë ndihmë mjekësore për kritikun e sëmurë të regjimit rus, Aleksej Navalny. “Kjo ofertë qëndron ende”, tha Maas. Mjekët e spitalit Omsk, ku po trajtohet Navalny thanë, se gjendja e tij nuk është e stabilizuar, prandaj nuk do të ishte i këshillueshëm transporti. Por ndërkohë Nawalny u nis drejt Berlinit, për trajtim në spitalin Charite.

Marrë nga DW 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota aleksej navalny aleksej navalny

Sondazh

Poll
Bota 22 Gusht 2020, 06:03

SHBA- 28-vjeçarja Hannah Braun është arrestuar në Florida të SHBA-së pasi u fut në një shtëpi dhe tentoi të rrëmbente një foshnjë nëntë muajsh. Ngjarja e...

Bota 21 Gusht 2020, 19:25

ITALI–  Në një kohë që bota po përballet me një situatë shumë të vështirë të pandemisë së koronavirusit, shumë shtete kanë vendosur rregulla të forta sa i përke...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj