Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
SHBA– Pas shpalljes të pafajshëm të ish-presidentit Donald Trump të shtunën në Senat, e ardhmja e tij në politikë mbetet e pasigurt. 57 senatorë votuan për ta dënuar atë, duke përfshirë shtatë nga partia e tij republikane duke mos arritur, megjithatë, 67 votat e nevojshme për ta dënuar.
Trump u shpall i pafajshëm për nxitjen e dhunës kundër qeverisë amerikane pasi mbështetësit e tij sulmuan Kongresin më 6 janar, të zemëruar nga akuzat e rreme të ish presidenti se demokrati Joe Biden vodhi zgjedhjet.
Demokratët thanë se përgjegjësia e Trumpit ishte e qartë. Shtatë republikanë ranë dakord, por të tjerët thanë se nuk kishte prova të mjaftueshme.
Një sondazh i agjencisë Reuters / Ipsos tregon se 71% e të rriturve amerikanë, dhe gjysma e republikanëve, besojnë se Trumpi është pjesërisht përgjegjës për trazirat.
Një banor me emrin Zach tha se ai mbështeste gjykimin e Trumpit. “Gjithçka që ai po bën është një përpjekje për të prishur sistemin shumë të brishtë të votimit që kemi tashmë dhe që është përfolur shumë,”- tha ai. Shell Reinish, mbështetëse e Trumpit, megjithatë thotë se Kongresi po humbiste kohë. “Gjyqi është për të shkarkuar një president nga detyra. Ai nuk është më në detyrë”,- tha zonja Reinish.
Sondazhet tregojnë se shumica e republikanëve ende përkrahin Trumpin.
“Në fakt, 70% e republikanëve besojnë se Joe Biden u zgjodh ilegalisht president”,- thotë Barbara Perry, një analiste në Universitetin e Virxhinias. Kjo është diçka që udhëheqësit republikanë e pranojnë se nuk është e vërtetë.
Por analistja thotë se mbështetësit e Trumpit morën prej tij politikat që dëshironin.
“Ata siguruan taksa më të ulëta, më pak rregullore, zgjedhjen e konservatorëve në gjykatat federale, konservatorëve në Gjykatën e Lartë,” – tha ajo. Ata gjithashtu patën një politikë të jashtme agresive dhe një qëndrim të ashpër për çështjet e kufirit”.
Ndërkohë, Presidenti Joe Biden dhe demokratët në Kongres përballen me sfida.
“Demokratët duhet të na nxjerrin nga kriza e COVID-it dhe ta rikthejnë ekonominë në rrugën e duhur”,- tha Elaine Kamarck, një analiste me Institutin Brookings. “Ata kanë një detyrë mjaft të qartë përpara, dhe çfarëdo ndarje ideologjike që ekziston në parti, është e heshtur në krahasim me partinë republikane”.
Trumpi është i dashur për bazën e tij, por shahet nga disa republikanë dhe vetëm tolerohet nga të tjerë.
Zonja Kamarck dhe kolegët e saj në Institutin Brookings parashikojnë një varg mundësish për Trumpin në të ardhmen. “Variojnë që nga udhëheqja e Partisë Republikane dhe rizgjedhja si president në vitin 2024 e deri në burgosje ose detyrimin për të mërguar në Rusi ose Arabinë Saudite apo diku tjetër,” – thotë ajo.
I shfajësuar në Kongres, Trump mbetet në shënjestër nga shumë prokurorë që po shohin marrëdhëniet e tij të biznesit.
Marrë nga VOA.
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KOSOVË-Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Nikola Selakoviç ka reaguar në lidhje me fitoren e dhjetë mandateve të Listës Serbe. Me anë të një po...
KOSOVË– Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Migjen Kelmendi, ka komentuar fitoren e mbrëmshme të Albin Kurtit e Vjosa Osmanit, dhe është shprehur se ...
ITALI– Italia ka shtyrë masat anti-COVID deri më 25 Shkurt, me një dekret të nxjerrë nga Presidenti i vendit, Sergio Mattarella ku ndalohet qarkullimi ndë...
KOSOVË-Rezultatet e nxjerra, pas numërimit të mbi 98% të votave në shumicën e komunave treguar se Lëvizjen Vetëvendosje është afër fitores së zgjedhjeve. N...
AUSTRALI– Mbërrijnë dozat e para të vaksinave të Pfizer në Australi, ku pritet që proçesi i vaksinimit të fillojë javën e ardhshme.“Shqiponja është ulur”...
KOSOVË -Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitak ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë. Me anë të një postimi në Facebook, ajo ka thënë s...
TIRANË– Partia e drejtuar nga Albin Kurti, lëvizja Vetëvendosje ka fituar 47.79 për qind të votave në zgjedhjet në Kosovë. Ky është rezultati më i thellë q...
KOSOVË– Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, tha se në bazë të rezultateve preliminare të zgjedhjeve të 14 shkurtit në Kosovë, partia e tij ka shënu...
KOSOVË- Mbështetës të Lëvizjes Vetëvendosjes ditën e djeshme, pas rezultateve të para kanë nisur festën edhe në qytetin e Mitrovicës.Disa qytetarë kanë dal...
RUSI– Qindra gra morën pjesë në protesta të zhvilluara në Moskë dhe Shën Peterburg në Ditën e Shën Valentinit në mbështetje të grave ruse të ndjekura pena...