LIVE UPDATES
Politike

E dogji vettingu/ Xhaxhai i Antoneta Sevdarit: E shkarkoi partia, është pa punë, pa profesion, e turpëruar, pa nder

2 Mars 2019, 20:50 Nga DOSJA
E dogji vettingu/ Xhaxhai i Antoneta Sevdarit: E shkarkoi partia,

TIRANË- Pas shkakrimit të anëtares së KLP-së nga Vetingu, Antoneta Sevdari, ka reaguar edhe xhaxhai i saj, Sadik Bejko. 

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai shprehet se është shumë krenar për mbesën e tij, ndërsa tregon vuajtjet e familjes së prokurores dhe përjetimin e situatës së krijuar nga i ati i saj. Sipas tij, shkakrimi i saj ka ardhur nga politika. 

“Para dy muajsh kur Antoneta u bë anëtare e KLP njerëzit thanë se e bija e bujkut që prodhon perime është përkrahur nga Ndërkombëtarët. Se në Shqipëri nuk kuptohet që të ngrihesh në karrierë me meritë, pa një mbështetje…”, shprehet Bejko, ndërsa shton se “Vajza e Manes, e vëllait tim, e atij që sot i vinte bota rrotull, është pa punë, pa profeison, e turpëruar, pa nder. Im vëlla me të drejtë këtë që i ndodhi së bijës nuk e kupton. Të ka zgjedhur populli, por të ka shkarkuar Partia.”

Reagimi i plotë i xhaxhait të Antoneta Sevdarit:

Në këtë foto jam me mbesën time, Antonetën. Unë jam shumë krenar për Antonetën, për prokuroren e shtetit, Antoneta Sevdari.

Por këto ditë asaj i ndodhi diçka fort e papëlqyeshme.

I ati, im vëlla, kishte ardhur në Tiranë për t’iu gjendur pranë të bijës. Im vëlla, Mania, prej më shumë se 40 vjetësh ka një pakt me tokën, me bimët. Prodhon perime dhe i tregton ato. Është jo fort mirë ekonomikisht, por e shtyn, këtë punë di të bëjë, jeton me këtë profesion.

Sot, këtu në Tiranë, atij i merreshin këmbët, nuk ndjehej mirë. Shkaktare për këtë katavalje të Manes ishte e bija, Antoneta. Para dy muajsh ajo u zgjodh në KLP, në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, me votën dërmuese nga bashkësia e gjithë trupës së prokurorëve të Shqipërisë. Kolegët e saj në rang kombëtar e quajtën të denjë të jetë në organin më të lartë që emëron prokurorët…por pa kaluar dy muaj, Kolegji i Posaçëm i Apelit, një organ prej pesë vetësh, e shkarkoi Antoneta Sevdarin nga të gjitha detyrat. Vajza e Manes, e vëllait tim, e atij që sot i vinte bota rrotull, është pa punë, pa profeison, e turpëruar, pa nder. Im vëlla me të drejtë këtë që i ndodhi së bijës nuk e kupton. Të ka zgjedhur populli, por të ka shkarkuar Partia.

Pse i ndodhi kjo rrokullisje me kokë poshtë së bijës?

Ata të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit thonë se ajo nuk i justifikon me letra të ardhurat që i shoqi i saj ka fituar kur ka punuar 25 vjet më parë si emigrant në Greqi, nuk justifikon as paratë që ka fitur si inxhinier topograf në projektim autostradash në Arabinë Saudite. Ka paguar taksa në këto vende, ka fatura tatimore etj, gjëra që unë nuk i marr vesh.

Një gjë është e qartë, që këta të Kolegjit nuk janë të sigurtë, nuk vërtetojnë plotësisht që ka shkelje. Ata mjaftohen me dyshimin se mund të ketë shkelje…

Para dy muajsh kur Antoneta u bë anëtare e KLP njerëzit thanë se e bija e bujkut që prodhon perime është përkrahur nga Ndërkombëtarët. Se në Shqipëri nuk kuptohet që të ngrihesh në karrierë me meritë, pa një mbështetje…

Tani që Antonetën e rrëzuan nga të gjitha, e nxorën jashtë sistemit të Prokurorisë, thonë që atë e rrëzuan po Ndërkombëtarët. Vetingun e bëjnë shqiptarët, por gjasme fjalën e fundit e thënkan Ndërkombëtarët.

Një gënjeshtër shumë e madhe.

Në Shqipëri po përgatitet të ndodhë ajo që drejtësia shqiptare, më së fundi, duhet të fusë në burg “peshkun e madh”. Por “peshkun e madh” duhet ta kapin (me duart e prokurorisë sonë) jo ne, por Ndërkombëtarët.

Antoneta Sevdari me dy fakultete, ekonomi kontabël dhe juridik, me shkollën e lartë të magjistraturës, pedagoge e së drejtës tatimore… pas kaq vitesh në procese gjyqësore shumë delikate, procese me shumë nga ata që në Shqipëri janë proceduar në krimin ekonomik, bankierë të lartë, bashkiakë, biznesmenë të vendit dhe të huaj, politikanë… duhet të paguajë koston. Ajo duke qenë mbrojtëse e ligjit në favor të shtetit, është një specie e rrallë në këtë mjedis që vetëm duhet ta vjedhësh e ta rrjepësh shtetin. Si e tillë ajo duhet flakur me shkelma nga sistemi.

Shqipëria provon kështu se është veçanërisht e ashpër me atë që e duan më shumë.

“Vaj vatani, mjerë mileti”, shkruante për këtë shkelm që të jep Shqipëria kur ti tregon devotshmëri të fortë në mbrojtje të shtetit tënd.

Për të provuar këto që them më lart, ju ftoj të lexoni këto dy shkrime që pasojnë. Unë nuk i njoh personat në fjalë. Unë kam në inbox shumë mesazhe inkujarimi nga ata që janë të profesionit të Antonetës. Por ato janë personale dhe nuk mund t’i bëj publike. Shkrimet më poshtë janë on line dhe janë shkruar nga persona që e kanë profesion gazetarinë dhe e ushtrojnë pa vënë gjoba, jo si shumë nga investigativët që janë në këto mjediset tona.

I falënderoj këta gazetarë që shkruajnë mirë për mbesën time. Ajo duhet të jetë me kokën lart për sa ka bërë. Dhe bashkësia e trupës së gjyqësorit shqiptar duhet të bindet që mbështetja te politika është thikë me dy presa. Vret profesionalizmin tuaj, ju vret ju si karaktere.

Antoneta mbrojti karakteerin dhe profesionalizmin. Paçka se sot është jashtë sistemit. Secili zgjedh çfaë të ndjek. Jemi në demokraci…sado në batak të jetë sot për sot politika, në batakun e atyre që na drejtojnë.

Antoneta Sevdari, anëtarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, u shkakrua nga KPK pasi nuk justifikonte dot pasurinë e të shoqit. (Lexo këtu) Kjo ka sjellë edhe mosfunksionimin e KLP-së, deri në zgjedhjen e anëtarit që do të zëvendësojë Sevdarin. 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike antoneta sevdari klp në ngërç shkarkimi i sevdarit antoneta sevdari klp në ngërç shkarkimi i sevdarit

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj