LIVE UPDATES
Bota

E emëruara e Presidentit Trump bëhet anëtarja e Gjykatës më të Lartë ne SHBA

27 Tetor 2020, 21:04 Nga DOSJA
E emëruara e Presidentit Trump bëhet anëtarja e Gjykatës

SHBA- Senati amerikan miratoi të hënën në mbrëmje të emëruarën e Presidentit Donald Trump për në Gjykatën e Lartë, Amy Coney Barrett. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Katherine Gypson njofton lidhur me votimin e rëndësishëm që ndodhi pak më shumë se një javë para ditës së zgjedhjeve.

Në praninë e Presidentit Trump, Gjykatësja Amy Coney Barrett bëri betimin si anëtare e gjykatës më të lartë në vend.

“Ajo është një nga njohëset më të mira të ligjit në vend dhe do të jetë një anëtare e jashtëzakonshme në gjykatën më të lartë të vendit tonë”, tha Presidenti Trump.

Me një votim 52-48 të hënën, Senati konfirmoi gjykatësen 48-vjeçare, nënë e shtatë fëmijëve dhe katolike e devotshme për të plotësuar vendin e mbetur bosh nga vdekja e gjykatëses Ruth Bader Ginsburg muajin e kaluar. Të gjithë republikanët, përveç një senatoreje e mbështetën zonjën Barrett. Anëtarët e partisë së presidentit e quajtën atë një kandidate të kualifikuar.

“Sonte, ne vendosim një grua me aftësi dhe temperament të pashembullt në Gjykatën e Lartë duke hedhur një hap tjetër historik drejt një gjyqësori që përmbush rolin e tij me përsosmëri”, tha udhëheqësi i shumicës në Senat, Mitch McConnell.

Por të gjithë demokratët u shprehën kundër saj, duke argumentuar se tani që votimi i hershëm për zgjedhjet presidenciale ka filluar, procesi për konfirmimin e zonjës Barrett ishte shumë pranë ditës së zgjedhjeve.

“Shumica republikane e Senatit vendosi të mos përfillë vullnetin e njerëzve dhe të konfirmojë një emërim të përjetshëm në Gjykatën e Lartë në mes të zgjedhjeve presidenciale. Tani që kanë votuar më shumë se 60 milionë amerikanë. Le të hyjë në histori që sonte, shumica republikane do të thyejë një precedent 231 vjeçar dhe do të bëhet shumica e parë që konfirmon një anëtare të Gjykatës së Lartë kaq pranë zgjedhjeve“, tha senatori Chuck Schumer, udhëheqës i pakicës.

Demokratët janë të shqetësuar se gjykatësja Barrett çimenton një shumicë konservatore 6-3 në gjykatë.

“Rastet që mund të rrezikohen nga gjykatësja Barrett në Gjykatën e Lartë mbulojnë një gamë të gjerë çështjesh, çështje të cilat së bashku prekin jetët e qindra miliona amerikanëve, që nga kujdesi shëndetësor, te arsimi, mbrojtja e konsumatorit e deri te barazia në martesë”, tha senatori demokrat Chris Coons.

Por gjatë një procesi konfirmimi katër-ditor, zonja Barrett u tha ligjvënësve se ajo nuk do të sillte një axhendë personale në vendimet gjyqësore – duke u vlerësuar nga anëtarët e lartë republikanë në Komisionin e Drejtësisë.

“Gratë e reja konservatore amerikane, të cilat janë pro jetës dhe përqafojnë besimin e tyre, tani do të kenë një zë që dëgjohet. Kjo është historike. Ky emërim është i veçantë. Është një përparim për gratë e reja konservatore”, tha senatori Lindsey Graham.

Gjykatësja Barrett do të dëgjojë pothuajse menjëherë çështje të rëndësishme – përfshi një sfidë ndaj ligjshmërisë së një ligji të kujdesit shëndetësor të administratës Obama që siguron mbulim shëndetësor për miliona amerikanë – si dhe sfida të mundshme mbi numrin rekord të fletëve të votimit të hedhura me postë në zgjedhjet e vitit 2020.

MARRË NGA VOA

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota amy coney barrett donald trump zeri i amerikes amy coney barrett donald trump zeri i amerikes

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj