LIVE UPDATES
Aktualitet

E FORTË! Berisha kërkon prova për akuzat, Escobar: Ku janë hetuesit vendas? Hetoni!

10 Dhjetor 2021, 13:40 Nga DOSJA
E FORTË! Berisha kërkon prova për akuzat, Escobar: Ku janë

TIRANË– I dërguari i Posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka folur lidhur me ardhjen e mundshme në pushtet të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili është shpallur “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Në një intervistë lidhur me çështjen për “News24”, Escobar ka bërë një krahasim me presidentin serb të Bosnje Herzegovinës, Milorad Dokik, për të cilin tha se e takojnë vetëm në kuadër të postit të tij. Por nuk merr kurrë ftesa për në Uashtinton, për shkak të qëndrimeve të tij. Ndërsa lidhur me provat e kërkuara për Berishën, Escobar ka hedhur “dorashkën” nga institucionet vendase, duke kërkuar nisjen e hetimeve.  

“Ku janë hetuesit vendas? Ne kemi rregullat tona. Nëse doni ta dini hetoni, bëni ndjekje penale. Ka të bëjë me Amerikën që mbështet luftën tuaj kundër korrupsionit. Nuk e kisha pyetje retorike këtë. Nuk zgjedhim udhëheqësit tuaj, por zgjedhim fokusin tuaj.  Takohemi me Dodik vetëm se është në presidencë, nuk e ftojmë në Uashtingon. Mendojeni atë si shembull. Kemi një politikë të përcaktuar nëse Berisha kthehet në PD. Nuk dua të flas për të shkuarën, sepse e shkuara është në të shkuarën. SHBA ka haxhuar kohë është sepse rajoni ka mundësi për rritje ekonomike. Ka njerëz të përqëndruar tek krijimi i një të ardhmeje më të mirë për njerëzit. Partnerët i shohim tek përqëndimi tek integrimi. Nëse nuk i gjejmë në sferën politike do i gjejmë në shoqëri civile, apo dhe tek sektori privat,“-shtoi Escobar.

PJESË NGA INTERVISTA:

Sokol Balla: Ok, pasoja e parë që shohim tani, që e sugjerojnë edhe sondazhe private, është se që nga muaji maj kur ndodhi shpallja dhe sidomos që kur filloi lëvizjen e tij foltorja, Sali Berisha duket se është bërë, e dini, guxoj ta them, më popullor mes demokratëve dhe shqiptarëve në përgjithësi. Disa thonë se kjo është dobësim i Amerikës mes shqiptarëve, gjë që unë nuk e besoj, por njerëzit e thonë. Disa të tjerë e shohin si shenjë që shoqëria po maturohet, e duam Amerikën, por mund ta kritikojmë kur bëjnë një gabim. Disa të tjerë mendojnë se u bë në mënyrën e gabuar, ajo që iu bë atij. Por unë si gazetar që dua të shkoj tek e vërteta dhe transparenca, do të doja të kisha një përgjigje më të qartë se pse konkretisht, Z. Berisha dhe familja e tij u shpallën non-grata nga Departamenti i Shtetit?

ZV/NS Escobar: Ja pyetja për ju: Ku janë hetuesit vendas dhe prokurorët vendas në raste si këto? Dua të them, ne e bëmë sipas ligjeve tona, rregullave tona, autoriteteve tona. Por edhe ju keni disa në vend. Pra, nëse doni ta dini, hetoni. Nëse doni të dënoni, bëni ndjekje penale. Nëse doni të ndëshkoni, dënoni njerëzit që janë pjesë e këtij korrupsioni sepse kjo nuk ka të bëjë me Amerikën që lufton korrupsionin në Shqipëri, por ka të bëjë me Amerikën që mbështet luftën tuaj kundër korrupsionit. Kjo është pyetja ime.

Sokol Balla: Dhe jam absolutisht dakord me ju, ishte pyetje retorike. Jam plotësisht në një mendje me ju.

ZV/NS Escobar: Imja nuk ishte retorike.

Sokol Balla: Që drejtësia këtu nuk po bën punën si duhet. A do të thotë ndihma juaj për drejtësinë që ju edhe do të jepni prova dhe dosje dhe të dhëna për sistemin shqiptar të drejtësisë kur vjen fjala tek rasti i Z. Berisha dhe familjes së tij?

ZV/NS Escobar: Kemi një sistem të shkëlqyer bashkëpunimi në ligjzbatim dhe bashkëpunim ligjor dhe po, mund ta bëjmë.

Sokol Balla: Po e bëni këtë?

ZV/NS Escobar: Nuk do të komentoj për komunikimet diplomatike, por pjesë e marrëdhënies dypalëshe, e cila është e thellë dhe e gjerë, ka të bëjë me bashkëpunimin jo vetëm tek pjesa ushtarake, jo vetëm në nivelin politik, por edhe për zbatimin e ligjit dhe një gamë të gjerë çështjesh si nga pikëpamja dypalëshe ashtu edhe shumëpalëshe ku ne ndajmë inteeresa të përbashkëta dhe synime të përbashkëta.

Sokol Balla: Z. Escobar, Berisha pretendon se do të marrë, në kuptimin e parë të fjalës, Partinë Demokratike, nesër në mitingun që ka orgnaizuar në Tiranë. Javën e kaluar, Z. Basha, kreu i Partisë Demokratike më tha në një intervistë se është i gatshëm të përballet me Berishën dhe njerëzit e tij në çdo, citoj këtu, skenar të mundshëm. Por shumë vrasin mendjen nëse Basha mund t’ia dalë ta ndalojë Berishën dhe disa thonë tani se autoritetet nuk e bëjnë punën, sistemi i drejtësisë nuk e bën punën, dhe tani punën duhet ta mbarojnë SHBA-të. Si i përgjigjeni kësaj?

ZV/NS Escobar: Shiko, marrëdhënia jonë është një marrëdhënie e pjekur mes aleatëve në NATO. Nuk është në dorën tonë të zgjedhim udhëheqësit tuja, por do të nxisja njerëzit të mendojnë me shumë kujdes se cilët udhëheqës zgjedhin, se në cilën rrugë duan të jetë Shqipëria. Dhe shpresojmë se përgjigja do të jetë një rrugë me fokusin europian, përkushtuar ndaj NATO-s, dhe përkushtuar ndaj luftës kundër korrupsionit.

Sokol Balla: Ambasadorja juaj këtu e ka bërë të qartë pozicionin e Departamentit të Shtetit se çfarë do të ndodhë me Partinë Demokratike nëse gjërat shkojnë nga ana e Berishës. A keni një mesazh tjetër për ta plotësuar?

ZV/NS Escobar: Nuk takohemi me të. Është i shpallur. Pra, do të ketë pasoja nëse Partia Demokratike zgjedh dikë që është i shpallur për të qenë udhëheqësi i saj.

Sokol Balla: Si? Keni zgjedhur më parë, dua të them Departamenti i Shtetit ka zgjedhur më parë edhe organizata politike që kanë qenë në listë, në listë të zezë…

ZV/NS Escobar: …shumë rrallë …

Sokol Balla: …shumë rrallë, do të ishte ky rasti?

ZV/NS Escobar: Nuk e kuptoj pse do të ishte ky rasti. Dhe e di që njerëzit duan ta krahasojnë me rastin e Milorad Dodik; me që ra fjala, ne takohemi me të vetëm sepse është në presidencën treshe, takohemi me presidencën, jo me të. Nuk takohemi me të në Sarajevën lindore, nuk takohemi me të në Banja Luka dhe nuk takohemi me të në Pale, dhe sigurisht që nuk e ftojmë në Uashington dhe nuk ftohet në Bruksel apo ndonjë kryeqytet europian tjetër. Pra, mendojeni atë si shembull.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike gabriel escobar gabriel escobar ne tirane sali berisha sali berisha shpallet non-grata gabriel escobar gabriel escobar ne tirane sali berisha sali berisha shpallet non-grata

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj