LIVE UPDATES
Aktualitet

E FORTË! Basha akuza Berishës për ‘puç’: Boll ndihmove Ramën! S’ka Kongres anti-SHBA

11 Nëntor 2021, 11:15 Nga DOSJA
E FORTË! Basha akuza Berishës për ‘puç’: Boll

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka dalë me një deklaratë të fortë nga selia blu, për liderin historik të PD-së, Sali Berisha. Një ditë pasi Berisha dorëzoi firmat e mbledhura për të thirrur Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, Basha nuk është kursyer me akuza ndaj ish-kryeministrit, duke i bërë thirrje për të mos mbështetur kryeministrin Edi Rama.

Procesin e dorëzimit të firmave nga ana e ish-kryeministri, Basha e ka cilësuar si një blof, ndërsa akuzoi Berishën se po bashkëpunonte me kryeministrin Edi Rama për të bërë një “puç” ndaj Partisë Demokratike. Po ashtu, në deklaratën e tij nga shkallët e selisë blu, numri një i opozitës dërgoi edhe një mesazh të shkurtër për Berishën, duke thënë thjesht: Boll bashkëpunove me Ramën!

Shpresa e demokratëve nuk do të shkelet me këmbë. *u kthehet gazetarëve Më falni unë tregoj respejt për ju… Kemi një regjim përballë dhe po mbështetet në një trekëndësh. Regjimi është bërë pjesë e përpjekjes për një puç. Kemi informacione se Berisha ka bashkëpunuar me regjimin për puç në PD. Kam vetëm një thiurrje për Sali Berishën; Boll harxhove kohën dhe energjitë e demokratëve. Boll ndihmove Edi Ramën. Berisha e ka një betejë personale dhe jo për PD-në,”-tha Basha ndër të tjera në fjalën e tij.


FJALA E PLOTË:

Lulzim Basha: Zoti Berisha ka qenë për një kohë shumë të gjatë kryetar i Partisë Demokratike, e di shumë mirë statutin, rregullat e partisë. E di se si vihen në lëvizje mekanizmat për thirrjen e Kuvendit. Jam thellësisht i zhgënjyer nga tallja që ka bërë me demokratët dje duke fshehur blofin e tij dhe  mungesën e firmave për ¼ e anëtarëve të Kuvendit që do të vinin në lëvizje mekanizmin për thirrjen e Kuvendit. Nëse do ti kishte mbledhur do kishte dorëzuar sipas statutit që të nisnin procedurën statutore që ai e njeh shumë mirë. Dhe fakti që ai se ka bërë, çdo demokrat e kupton pse s’e ka bërë sepse  e gjitha ka qenë një blof. Dhe atë që e nisi si betejë gjoja për demokratizimin e Partisë Demokratike  përfundoi si betejë për hallet e tij personale dhe për pushtetin e tij personal.

Pyetje: Nëse firmat do dorëzohen do shkoni në Kuvend?

Lulzim Basha: Përgjigja e statutit është fare e qartë, ka një proces shumë të qartë. Ju a ka shpjeguar në detaje Sekretari i Përgjithshëm. Ndaj ju ftoj t’i referoheni që të mos bëhemi përsëritës, çdo gjë që Sekretari i Përgjithshëm ka përsëritur dje. Ndërsa qëndrimin tim si kryetar besoj e keni të qartë është i paekuivok.

Pyetje: Pse nuk thërrisni ju një Kuvend Kombëtar?

Lulzim Basha: Kuvend Kombëtar sa herë të jetë i nevojshëm jam i gatshëm ta thërras unë, sa herë të jetë i nevojshëm jam i gatshëm të thërras Kuvend për demokratët dhe Kuvend të demokratëve. Dua ta hedh poshtë gënjeshtrën se PD dhe kryetari i saj nuk duan Kuvend. Jo. Ajo që kam thënë këtu dhe kudo tjetër është se Kuvend dhe institucion i PD nuk do të marrë në shqyrtim vendimet e qeverisë amerikane dhe Partia Demokratike nuk do të kthehet në bunker për hallet as të Sali Berishës të dhe askujt tjetër. Por do të mbetet shpresa e demokratëve, sakrifica e tyre nuk do të shkelet me këmbë, por ne do ecim përpara sepse kemi një armik jo kundërshtar, që është një regjim. Kemi një regjim përballë dhe po shikoni se regjimi mbështetet në një trekendësh. Kemi të dhëna që regjimi është bërë pjesë e përpjekjes për një puç brenda Partisë Demokratike. Kam vetëm një thirrje dhe një ftesë Sali Berishës.Nuk i kishe firmat dhe nuk i dorëzove te organet statutore ashtu siç i di fare mirë rregullat e kësaj partie se ke qenë kryetar i kësaj partie. Boll harxhove kohën dhe energjitë e demokratëve, boll ndihmove Edi Ramën! Partia Demokratike  do bëjë gjithçka nën lidershipin e zgjedhur që kundërshtarin e vetëm të Shqipërisë dhe armikun e vërtetë të përditshmërisë së shqiptarëve, Edi Ramën dhe regjimin e tij ta çojë një orë e më parë përpara fundit të merituar politik. Ne jemi në atë parlament që ky fund të vijë një orë e më parë për të rikthyer demokracinë dhe legjitimitetin në shina. Siç e dini fare mirë kemi çuar iniciativa dhe do ndërmarrim çdo aksion politik edhe me ndihmën e partnerëve tanë që jo vetëm demokratëve por gjithë shqiptarëve tu kthehet vota e vjedhur dhe shpresa e vrarë.

Lufta e ashpës mes Berishës dhe kryedemokratit nisi pasi Basha e përjashtoi Berishën nga grupi parlamentar i PD-së në 9 shtator të këtij viti. Basha u justifikua se nuk mund të dilte kundër vendimit të SHBA-së për shpalljen e paraardhësit të tij “non grata”. Ndërsa Berisha e konsideroi vendimin si “nul” duke kërkuar mbledhjen e Kuvendit për të ndëshkuar kryedemokratin, me pretendimin se ka shkelur statutin e PD-së.

Jo më larg se dje, Berisha dorëzoi firmat e anëtarëve të PD-së për të thirrur në një takim të jashtëzakonshëm Kuvendin Kombëtar të PD-së. Ndërkohë që ka paralajmëruar edhe një rikthim sipas tij në krye të qeverisë, duke nënkuptuar largimin e Bashës nga drejtimi i PD. Por edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim ka folur qartë se SHBA nuk njeh asnjë kryetar tjetër të PD, veç Bashës. 

(k.m/dosja.a)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike dorezimi i firmave ne pd lulzim basha sali berisha dorezimi i firmave ne pd lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll
Aktualitet 11 Nëntor 2021, 13:13

Zjarr në një banesë në Elbasan, shpëton familja

ELBASAN – Një zjarr ra në banesën e një familjeje në fshatin Gjergjan të Elbasanit. Flakët e përhapura kanë djegur një pjesë të mobiljeve dhe pajisjeve të...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj