LIVE UPDATES
Ekonomi

E kundërshtuan të gjithë, por Qeveria nuk heq dorë nga amnistia fiskale

3 Dhjetor 2020, 06:39 Nga DOSJA
E kundërshtuan të gjithë, por Qeveria nuk heq dorë nga

Ndonëse një nismë e qeverisë, për amnistinë fiskale, e shpallur që në shkurt, është kundërshtuar fort nga ekspertët dhe institucionet ndërkombëtare, qeveria nuk ka hequr ende dorë përfundimisht prej saj.

Në raportin e fundit të FMN-së, thuhet se “Autoritetet kanë bërë të ditur se ata nuk do ta kalojnë ligjin për amnistinë deri sa të adresohen shqetësimet e ngritura nga aktorët vendas dhe komuniteti ndërkombëtar”.

Ndërkohë, FMN e ka ritheksuar qartë qëndrimin e tij kundër miratimit të një amnistie fiskale. “Stafi përsëriti këshillën kundër një ligji për amnisti të taksave, duke pasur parasysh ndikimin e tij në pagimin e taksave dhe po ashtu në pastrimin e parave dhe rreziqet e qeverisë”.

FMN kërkon që të vazhdojë të forcohet kuadri për paranadalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit”.

Por, qeveria duket se nuk ia ka dhënë një përgjigje përfundimtare qeverisë se ajo do të heqë dorë nga kjo politikë, por vetëm se do ta rishikojë dhe përmirësojë atë.

Ligji për amnisti fiskale është duke u rishikuar nga një komision parlamentar dhe do të marrë parasysh komentet nga Money Val, Komisioni Evropian, si dhe palët e tjera të interesit (të përfshirë në audicionet parlamentare). Autoritetet kanë shtuar përpjekjet e tyre për të adresuar mangësitë e mbetura të theksuara nga vlerësimi i Money Val ”, thuhet në raport.

Drafti i amnistisë

Kryeministri Edi Rama e shpalli planin për realizimin e një amnistie një amnisti kapitali, në fund të shkurtit të këtij viti. Ai tha se amnistia do të kishte në fokus emigrantët, por duke përjashtuar këtu paratë e drogës, krimit si dhe ato të gjykatësve e prokurorëve. Projekti u la për pak kohë në hije, si rrjedhpojë e fillimit të pandemisë, ndërsa në maj filloi sërish të diskutohej.

Në qershor u publikuar dhe drafti i parë, sipas të cilit Amnistia e kapitaleve do të zbatohet mbi parimin e deklarimit vullnetar të pasurive të padeklaruara nga individët dhe sipërmarrja. Qeveria parashikon të aplikojnë një tatim në burim nga 5 deri në 10% për të nxitur deklarimin e pasurive. Drafti parashikohej të miratohej në Kuvend brenda sesionit parlamentar të korrikut, por u shty për në shtator për shkak të kundërshtimeve të shumta që hasi, kryesisht nga institucionet ndërkombëtare, që shprehën si shqetësim kryesor rrezikun e pastrimit të parave.

Krahas FMN-së, edhe Komisioni Europian doli hapur kundër. Sipas Komisionit Europian, një amnisti e tillë tatimore do të ishte shumë e vështirë për t’u zbatuar sepse përkufizimi i pasurive përfshin elementë të tillë si prona e paluajtshme në Shqipëri dhe jashtë Shqipërisë, paratë cash të mbajtura në monedhën vendase ose të huaj, monedhë dixhitale, sende me vlerë prej ari ose gure te cmuar.

Është e vështirë të garantohet se ato nuk rrjedhin nga aktivitete kriminale; deklarohen nga pronari i tyre aktual (përfitues) dhe; rezultojnë nga të ardhurat të cilat nuk i përkasin një periudhe tatimore që ose është ende subjekt i deklaratës tatimore ose subjekt i një kontrolli tashmë të kryer tatimor, thuhej ndër të tjera në një dokument të komisionit të publikuar në gusht.

Marrë nga Monitor.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi amnistia fiskale amnistia fiskale

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj