LIVE UPDATES
Aktualitet

“E kuqja tërbon edhe demin, jo më…”/ 25-vjeçarja denoncon për ngacmim seksual shefin: I fola drejtpërdrejt, më k

1 Shtator 2020, 08:48 Nga DOSJA
“E kuqja tërbon edhe demin, jo më…”/

Një 50-vjeçar me inicialet K. D u pyet nga policia për dyshimet se ai kishte ngacmuar seksualisht një vajzë të moshës 25 vjeç, fillimisht duke i hedhur komplimente të tepruara e më pas duke e ftuar herë pas here për drekë në Durrës. Rasti u regjistrua nga Komisariati numër 1 në Tiranë, sipas denoncimit të vajzës me inicialet J. M. E reja rezulton të ketë lindur në Gjermani dhe është shkolluar atje si inxhiniere elektronike. Ajo sipas burimit të gazetës Si u kthye në kryeqytet përkohësisht dhe ndërkohë aplikoi për një vend pune në një studio.

“Ramë dakord për rrogën, pasi u intervistova për shkollën që kisha përfunduar dhe për punën që do kryeja dhe u paraqita në detyrë. Ditën e parë punova deri në orën 17.00 dhe u largova. Ditën e dytë mbaj mend që kisha veshur një fund të kuq dhe K. D më drejtoi një koment, ‘ky fund do jetë problem, e kuqja tërbon edhe demin, jo më e di vetë ti’”. 25-vjeçarja shton se nuk ishte përgjigjur dhe gjatë ditës K. D dhe e punësuara kishin udhëtuar drejt Durrësit për një takim pune me një administrator të një firme. “Shefi më ftoi në drekë në përfundim të takimit dhe gjatë drekës më pyeti për familjen, sa fëmijë ishim dhe nëse kisha qenë ndonjëherë e dashuruar”. Sipas pretendimit të punonjëses, gjatë drekës shefi e kishte prekur dy herë në krah, por siç i shpjegon në polici “kujtova se kërkonte të më tërhiqte vëmendjen”. Kallëzuesja i tregon policisë se në përfundim të drekës ishin kthyer në zyrë ku ajo ka punuar deri në orën 19.00.

“Shtetasi K.D më pyeti në ditët në vazhdim nëse isha e mundur të udhëtoja drejt Sarandës që të isha e pranishme në një takim”, citojnë pjesë nga kallëzimi burime të gazetës Si. “Iu përgjigja që është larg dhe atë ditë duke qenë se sërish kishte kaluar orari zyrtar K.D u përpoq të ishte sa më i sjellshëm dhe kërkoi të më shoqëronte me makinë në shtëpi”. E reja tregon në polici që përkujdesjet e K. D dhe mirësjellja e punëdhënësit ka vazhduar edhe pse e punësuara ishte përpjekur disa herë të vendoste kufij. “Në një nga këto ditë me preku dorën dhe buzëqesha ftohtë. Shtyva karrigen dhe i thashë që duhet të flasim. Në mbrëmje më mori në telefon dhe më çoi sms përtej orarit zyrtar ku më komplimentoi”. Siç bëjnë me dije burime të gazetës Si, 25-vjeçarja pretendon se durimi i saj ka sosur kur në një nga ditët pas komplimenteve të tepruara për veshjen, bosi e paralajmëroi “nuk duhet të jesh kaq e ftohtë, duhet të buzëqeshësh”. Kallëzuesja thotë “i fola drejtpërdrejt, i thashë nuk më pëlqejnë prekjet dhe as komplimentet në punë. Bosi u përgjigj: mirë në rregull. Por brenda të njëjtës ditë, 50-vjeçari është ngritur nga karrigia, i ka përkëdhelur kokën. Tentova të largohem, por ai më preku fundin dhe më përkëdheli”. E reja shton se pronari kur e ka parë të acaruar ka pohuar “më fal, ky është një gabim që nuk do përsëritet më”. Sidoqoftë 25-vjeçarja pasi ka dalë nga zyra është drejtuar menjëherë në polici duke theksuar se ishte ngacmuar seksualisht. por 50-vjeçari pasi u thirr në komisariatin numër një deklaroi: do t’i jap shpjegimet një ditë tjetër.

Marrë nga Gazeta “Si”

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ngacmim seksual ngacmim seksual

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj