LIVE UPDATES
Aktualitet

E PLOTË: DRITË-HIJET e Vettingut të Elisabeta Imerajt! Përplasja me ndërkombëtarin e ONM

27 Prill 2022, 18:23 Nga DOSJA
E PLOTË: DRITË-HIJET e Vettingut të Elisabeta Imerajt!

TIRANË- Sot, Elisabeta Imeraj është shkarkuar nga detyra e saj si kryeprokurore pranë Prokurorisë së Tiranës, me vendim unanim të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Procesi ndaj saj ka nisur që në qershor të vitit të shkuar, por për shkak të “famës” së saj, prokurorja ka qenë gjithmonë në vëmendje të mediave për çështje dhe personale që më pas janë përmendur dhe në procesin e saj të Vettingut. Për çështjen e saj ka pasur një përballje mes saj dhe ndërkombëtarëve, duke sjellë edhe përfshirjen e ambasadorëve amerikanë dhe të Bashkimit Europian në Shqipëri, Yuri Kim dhe Luigi Soreca. Kjo pasi Imeraj vendosi që të dilte hapur kundër vëzhguesit të ONM (Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit), Theo Jacobs.

Por çfarë ka ndodhur tre vitet e fundit dhe pse ishte kaq e njohur Elisabeta Imeraj?

Elisabeta Imeraj përfundoi Shkollën e Magjistraturës në vitin 2005 dhe punoi për 13 vite si prokurore në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Në gusht 2018, ajo u komandua si drejtuese e Prokurorisë së Tiranës pas shkarkimit prej KPK-së të ish-prokurorit, Dritan Rreshka. Në karrierën e saj, magjistratja numëron një sërë dosjes “të nxehta”, ku ndër to është edhe dosja e bujshme e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, por edhe çështje të tjera lidhur me bandat në vendin tonë, duke udhëhequr hetimet për Met Kananin. Megjithatë kulmin e njohjes publike, bashkë me kolegët e saj e arriti me dosjen Tahiri që fillimisht ndiqej nga asokohe Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Por atë vit nisi dhe Vettingu! Imeraj u bë edhe më shumë personazh për mediat pasi në tetor të vitit 2019 u divorcua nga bashkëshorti i saj, Agron, me pretendimin se ky i fundit kishte dhunuar anëtaren e Komisioni të Pavarur të Kualifikimit, Genta Bungo. Imeraj deklaroi se Bungo duhet ta kishte bërë të ditur këtë situatë që në fillim të procesit dhe të kishte kërkuar dorëheqjen.

Ndërkohë që disa muaj më pas, ajo u vu në shënjestër të sulmeve politike, me pretendimin se mbante peng dosjen e ish-kryedemokratit Lulzim Basha në institucionin që ajo drejtonte, Prokurorinë e Tiranës. E gjitha sipas tyre, me kërkesë të Edi Ramës për të presionuar Bashën në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Ndërkohë që dhe vetë Basha nuk mbetej pas. Në një intervistë ai tha se Elisabeta Imeraj është ikonë e krimit dhe korrupsionit, ndërsa ajo vetë iu kundërpërgjigj se e gjitha iste mendimi i tij. Po në prill të atij viti nisi dhe procesi gjyqësor për të! Më 1 prill, trupa gjykuese e KPK-së e përbërë nga Olsi Komici kryesues, Roland Ilia relator dhe Suela Zhegu anëtare, shpallën vendimin duke e konfirmua në detyrë unanimisht.

Vendimi ndaj Imeraj duhej të shpallej në një datë tjetër, por seanca u shty pa shpjegim nga KPK, ndërsa as sot e kësaj dite nuk ka asnjë shpjegim se përse pati një shtyrje, kush e kërkoi dhe përse? Për më tepër kur në seancën e fundit ishte bërë “nami”! Si kurrë më parë për 5 orë rresht, vëzhguesi ndërkombëtar, Theo Jacobs e akuzoi subjektin e rivlerësimit për një seri të gjatë veprash penale, përfshirë përgjime të paligjshme dhe shantazhim të anëtarëve të KPK-së, akuza të cilat Imeraj i kundërshtoi ashpër. Jacobs e akuzoi subjektin e rivlerësimit se kishte vënë njerëz që të ndiqnin dhe të fotografonin kolegun e tij Hans Kijlstra – tashmë i larguar nga ONM në Shqipëri, duke synuar të siguronte fakte kompromentuese ndaj tij që më pas t’i përdorte në gjyq. Ai po ashtu veçoi dorëheqjen e ish-relatores Etleda Çiftja, e cila shprehej se kërkonte të tërhiqej pasi 7-8 persona i ishin afruar për t’i kërkuar “qëndrim më fleksibël” në çështjen ndaj Imerajt. Nuk u ndal me aq! Jacobs akuzoi Imerajn se kishte bërë divorc fiktiv me të shoqin,pasi dy ish-bashkëshortët jetonin në të njëtën shtëpi edhe pse në vendim e gjykatës thuhej se bashkëjetesa ishte e pamundur.

Imeraj e mori fjalën pas këtyre gjetjeve dhe i kundërshtoi ato pjesërisht. Ajo deklaroi se e kishte bërë kërkesën për përjashtim dhe e-mailin për Kijlstran, por kundërshtoi që në to të kishte sjellje joetike, duke kundërshtuar ashpër gjetjet, duke iu referuar ironikisht atyre si të marra nga denoncimi i “Rrahim Shehut” -një emër i rremë i përdorur me gjasë nga një denoncues anonim, të cilin prokurorja e përmendi shpesh për të ironizuar gjetjet e Jacobs.
Lidhur me pretendimet e Kijlstran, ajo shtoi se ishte e habitur që ky qëndrim i Hans Kijlstras ishte bërë 7 muaj pasi ai ishte larguar nga Shqipëria dhe vuri në dukje se ai nuk ishte ankuar për këtë më herët, ndërsa shtoi: Nuk jam as fotografe, as paparace, s’është në karakterin tim që të kem parë apo kërkuar një gjë të tillë. (Flitet për një foto të vëshguesit të huaj me të dashurën e saj të pretenduar në Shqipëri, kompromentuese për figurën e tij, por fotot nuk e panë kurrë dritën e publikimit)

Jacobs vuri në dukje se ndërsa Imeraj pretendonte se nuk kishte të bënte me pasuritë e ish-bashkëshortit, kishte disa ura që e lidhnin atë me këto pasuri. Ai tha ndër të tjera se një kredi 2 milionë lekë e marrë para martese nga Imeraj për riparim shtëpie, ishte paguar në disa këste nga bashkëshorti dhe shtoi se ky i fundit kishte bërë edhe shlyerjen e parakohshme të kësaj kredie. Ndërkohë që vetë magjistratja në vitin 2004, deklaronte se nuk zotëronte asnjë pasuri, ndërsa në fund të vitit 2017, kursimet familjare kapin vlerën e 22.9 milionë lekëve.

Jacobs përmendi disa skenarë, sipas së cilave, prokurorja kishte bërë një sërë shkeljesh dhe mosdeklarimesh. Po ashtu të dy debatuan mbi një pasuri të blerë nga bashkëshorti në kryeqytet në vitin 2008. Pasuri për të cilën ishin kryer një mori transaksionesh, nga bashkëshorti, vëllai i tij dhe shitësi. Sipas Jacobs, kjo pasuri lidhej me Imerajn në nënshkrimin prej saj të një kontrate noteriale në të cilën përmendej marrëdhënia mes bashkëshortit dhe shitësit dhe çmimi 150 mijë euro. Çmimi i mëvonshëm i godinës ishte raportuar në deklarata 45 mijë euro, ndërsa gjysma e kredisë 90 mijë euro e marrë për këtë pasuri ishte përdorur për një borxh të kunatit.

Megjithatë meqë ishte tek çështja e bashkëshortit dhe kunatit. Jacobs tha se Gjykata e Romës në Itali kishte dënuar dy persona për trafik qëniesh njerëzore dhe përdhunim të një prostitute dhe ngriti akuzë se të dënuarit kishin qenë bashkëshorti i Imerajt dhe kunati i saj, pikërisht në vitin 2002, para se ajo të niste karrierën. Madje nuk u ndal me aq po shtoi se dhe divorci me bashkëshortin e kishte të rremë. Imeraj tha se divorci ishte i vërtetë, ndërsa shtoi se i ishte cënuar e drejta e privatësisë dhe se gjykatës i ishin kërkuar dokumente, që nuk kishin të bënin me procesin. Jacobs në nerva e sipër replikoi: Ky është proces vetingu, ju këtu nuk keni privatësi.

Megjithatë çështja e divorcit mbeti. Dosja.al zbardhi e para provat shtesë të depozituara nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit pranë Komisionerit Publik për Drejtuesen e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Elisabeta Imeraj. Në prova, kërkohej dhe ankimimi i vendimit për konfirmimin në detyrë të Imeraj nga Komisionerët, pasi sipas tyre, KPK-ka dështuar që të verifikojë kontaktet e njëpasnjëshme të Imerajt me dy persona të dënuar, ish-bashkëshortin e saj Agron Bajri dhe vëllain e tij.

Vëzhguesit Ndërkombëtarë kanë depozituar dhe shkresën e gjykatës italiane, të përkthyer, ku sipas tyre tregohet se Bajri e vëllai i tij janë dënuar për organizim të prostitucionit dhe trafikim të qenieve njerëzore. Por sipas dokumenteve të tjera që dolën më pas, me vendim të Gjykatës së Romës shkruhej se Agron Bajri, ish-bashkëshorti i Imerajt s’ka qenë i dënuar asnjëherë në Itali. Përveç përplasjeve me ndërkombëtarët, në media dolën dhe përgjime të pretenduara mes dy anëtarëve të Komisionit të Vettingut. Në bisedën mes tyre thuhet se Imeraj ishte e aftë por që do shkarkohej në Apel pasi ishte “maloke” dhe partia nuk e do.

Bisedat telefonike të zhvilluara mes dy anëtarëve të Vettingut

X: Jo, çdo gjë ia kanë sajuar more. Po ta hetojnë rastin…më fal… po ta hetojnë rastin shkojnë në burg, ai Xhekobs ka bërë namin kundër saj, aty flitet bile që e kanë paguar shumë këtë Xhekobsin se ngaqë është drejtuese në Tiranë edhe duan t’ia marrin pozicionin.
Y: Po flet ko. Po problemet që i dolën?
X: E ky i imi thotë se s’ka asnjë problem me letrat po Xhekobsi e ka marrë më duket persona, sicc duket s’e do as partia atë.
Y: E me se dava maloke është edhe kjo.
X: E mo pikërisht po është maloke, në fakt as mua s’më pëlqen që është e aftë, po do e heqin në Apel, me urdhër të prerë, kanë vënë atë shushkën, atë Rezartën e cila ka marrë urdhër të… të shkarkojë këtë urgjent.

Bisedë kjo që solli dhe reagimin e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe një protestë kundër ndarjes “Veri-Jug”. Por sot, vendimi u mor! Drejtuesja e trupës gjykuese, Ina Rama tha se Imeraj nuk justifikon pasurinë, duke shtuar se subjekti ka mohuar faktet për ish- kunatin, duke treguar jo korrektësi, duke e larguar nga sistemi i drejtësisë. Megjithatë edhe në këtë process kishte probleme. Krej papritur gjatë debatit në sallë para dhënies së vendimit, sipas KPA-së, faqja u bllokua për shkak të ngarkesës dhe nuk u transmetua gjë. Por po ashtu, krejt papritur, leximi i vendimit u bë “LIVE”, e problemet u rregulluan në kohë. Megjthatë, Imeraj premton se do të vazhdojë përballjen e saj me drejtësinë, duke iu drejtuar Strasburgut.

(K.M/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet dritan rreshka elisabeta imeraj saimir tahiri theo jacobs dritan rreshka elisabeta imeraj saimir tahiri theo jacobs

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj