LIVE UPDATES
Aktualitet

E qëlloi me gurë dhe më pas e plagosi me thikë, Policia arreston 21-vjeçarin

20 Nëntor 2021, 11:00 Nga DOSJA
E qëlloi me gurë dhe më pas e plagosi me thikë, Policia

TIRANË –  Policia ka arrestuar ditën e sotme 16 persona për shkelje të ndryshme të ligjit si plagosje me thikë, dhunë në familje, konsumim lëndësh narkotike e deri tek narja e mjetit nën efektin e alkoolit.

Forca e Posaçme “Shqiponja” ka arrestuar një 36-vjeçar pasi gjatë kontrollit i gjeti në xhepa kokainë. U arrestuan gjithashtu K. Sh., 20 vjeç dhe K. R., 27 vjeç pasi ju gjet me vete hashash. Kurse D. Gj., 28 vjeç u arrestua pasi teksa ju kontrullua banesa ku u gjetën disa sasi kanabis.

Janë arrestuar R. M., 48 vjeç,  I. T., 60 vjeç dhe I. U., 52 vjeç pasi të tre kishin ushtruar dhunë psikologjike ndaj partnereve të tyre. Policia arrestoi gjithashtu një 27-vjeçar me iniciale Sh. D pasi i gjeti dy armë të ftohta dhe një bllokues valësh kurse A. P., 19 vjeç dhe E. H., 19 vjeç kishin me vete dy doreza metalike.

A. I., 21 vjeç është arrestuar pasi ka goditur me gurë dhe më pas me thikë shtetasin S. Gj., 19 vjeç për motive banale. Kurse M. A., 20 vjeç ështtë arrestuar dhe një17-vjeçar që e shoqëronte është proceduar penalisht pasi tentuant të hapnin një makinë me dhunë për ta grabitur. Policia ka arrestuar gjithashtu H. N., 52 vjeç pasi u kap me disa kuti me veshje, pa faturë blerjeje për to.

Në prangat e Policisë ka rënë gjithashtu E. S., 28 vjeç  pasi kishte thyer masën e arrestit me shtëpi që i kishte dhënë gjykata kurse e Q. M., 52 vjeç dhe E. L., 40 vjeç u arrestuan nga Policia rrugore pasi i jepnin makinës në gjendje të dehur.

Njoftimi i Policisë:

Vihen në pranga 16 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Forca e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. K., 36 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lëndë narkotike e dyshuar kokainë. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit në kërkim R. M., 48 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëjetueses. Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: – Sh. D., 27 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë te ftohta dhe 1 aparat i dyshuar si bllokues valësh;A. P., 19 vjeç dhe E. H., 19 vjeç, pasi gjatë kontrollit, Policia iu gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 2 doreza metalike;  K. Sh., 20 vjeç dhe K. R., 27 vjeç pasi gjatë kontrollit fizik, Policia iu gjeti dhe iu sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit në kërkim E. S., 28 vjeç, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, sepse Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka dhënë vendimin “Arrest në shtëpi”, dhe gjatë kontrollit të ushtruar nga punonjësit e Policisë nuk është konstatuar në banesë. Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë arrestimi i shtetasit D. Gj., 28 vjeç, sepse gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: I. T., 60 vjeç, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtje; A. I., 21 vjeç pasi për motive të dobëta është konfliktuar duke e goditur me gurë dhe më pas e ka qëlluar me thikë shtetasin S. Gj., 19 vjeç.
 Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. A., 20 vjeç dhe proceduan penalisht një shtetas të mitur 17-vjeçar pasi janë konstatuar duke hapur një mjet. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:  I. U., 52 vjeç pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes:  H. N., 52 vjeç pasi u kap me disa kuti me veshje, pa faturë shoqërimi të mallit. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin e shtetasve Q. M., 52 vjeç dhe E. L., 40 vjeç pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet dhune ndaj partneres ne gjendje te dehur plagosje me thike policia e shteti policia rrugore dhune ndaj partneres ne gjendje te dehur plagosje me thike policia e shteti policia rrugore

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj