LIVE UPDATES
Politike

E quajti shpellar, Xhelal Mziu i përgjigjet Edi Ramës: Do të të mund me konckout për të 9-ën herë në Dibër, do të të

24 Prill 2021, 08:50 Nga DOSJA
E quajti shpellar, Xhelal Mziu i përgjigjet Edi Ramës: Do të

TIRANË- Kandidati i Partisë Demokratike në Dibër, Xhelal Mziu i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili dje, në reagimin pas ndjesës publike të Mziut, e quajti demokratin një “shpellar”. Në përgjigjen e tij për mediat, Mziu thotë se Edi Rama ka një bilanc të turpshëm që do të reflektohet me humbje në 25 prill. Ish-kryebashkiaku i Kamzës shton se do e mundë Edi Ramën dhe do e kalojë përjetësisht në opozitë.

REAGIMI I PLOTË: 

Reagim ndaj deklaratave shpifëse të Kryeministrit në ikje…(Tronglodyte)!
Në respekt të gjithë Dibranëve, Matjanëve, dhe Bulqizakëve më duhet t’i bëjë me dije nervastenikut Edi Rama, se ka në dispozicion vetëm tre ditë për të mbledhur bandat dhe banditët që i ka shpërndarë duke shantazhuar dhe duke vjedhur vota, pasi do të marrë humbjen më të madhe të të gjitha kohërave. Populli, që vetë e ke varfëruar sa t’ia blesh “nderin” me 5 mijë lekë, do të të ndëshkojë me votë në 25 prill. Ti je i vetmi kryeministër që ke vjedhur Shqipërinë! Ti je i vetmi kryeministër që ke futur vendin në hartën e prodhimit dhe trafikut më të madh të drogës! Ti je Kryeministri që ke varfëruar Shqiptarët deri në luftë për mbijetesë.

Ti je kryeministri që e ke shitur si askush tjetër Shqipërinë! Ti je jo vetëm kryeministri, por njeriu më antikombëtar që ka njohur historia e Shqipërisë! Ti je kryeministri më anti verior që ka parë historia e Shqipërisë!

Ti je i vetmi Kryeministër që ke mbajtur një qeveri, pa asnjë Dibran, pa asnjë verior e asnjë Geg. Ti je i vetmi kryeministër që ke bërë ndarje krahinore duke mos e përfaqësuar veriun. Ti je i vetmi kryeministër që në vitin 2021, në pluralizëm, qeveris në të gjitha nivelet e pushtetit me një parti moniste! Që nga koha e shpalljes së pavarësisë, Dibranët kanë qenë pjesë e rëndësishme e çdo qeverie! Më dt 25, Toskë e Gegë do të të hedhin në humnerën e historisë me votë. Dhe një gjë ta dish; Vetëm në monizëm kriminalizohet fjala e lirë, kërcënohet denoncuesi, dhe jo hajduti. Krim është të blesh vota, krim është të përdorësh policinë për të shpërndarë para, krim është të përdorësh krimin e organizuar për të mbajtur pushtetin, ndërsa mbrojtja e votës, është detyrë qytetare, është civilizim, është demokraci.

Aty ku falangat e krimit janë bashkë me pushtetin për të shkatërruar zgjedhjet, çdo qytetar është i detyruar për të mbrojtur votën. Kjo është detyrë e shenjtë.
Vox Populli, Vox Dei. Zëri i popullit është Zëri i Zotit ! Kjo është e gjitha… Unë të kam mundur 8 herë në Kamëz, tani do të mund më thellë se përherë. Unë do të të mund me “knockout” për të 9 herë në Dibër, për të të nxjerrë në opozitë të përjetshme. Nuk po merrem më me ty se është humbje kohe, por ta dish se “malsorët” nuk janë “Shpellarë” as “Alpin”, por janë njerëz të ndershëm dhe të besës, ti je i pa besë, i pa fe, i pa komb, i pa atdhe, ti do të shkosh në shpellën e historisë me 25 prill. Verdikt që nuk ndalet.Vullnetet e ndrydhura do të krijojnë ortek ndëshkimi !

Por çfarë ndodhi dje që nxiti edhe reagimin e Ramës?

Xhelal Mziu deklaroi gjatë një takimi në Dibër se  PD-ja ka ngritur grupet e saj në terren dhe çdo person i dyshimtë do ta pësonte njëlloj si Pjerin Xhuvani në Elbasan. Duke nënkuptuar përplasje me armë zjarri, deri në vrasje, për këdo që prek votën. Deklarata hapi reagime ku thirrja u dënua edhe nga ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim. Nga presioni i opinionit publik, Mziu kërkoi falje publike dhe bëri fajtor emocionet. Por për kryeministrin Edi Rama, falja e Mziut nuk vlen as dy qindarka.

(F.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama xhelal mziu zgjedhjet e 25 prillit 2021 edi rama xhelal mziu zgjedhjet e 25 prillit 2021

Sondazh

Poll
Politike 24 Prill 2021, 06:37

TIRANË– Kryeministri Edi Rama dha dje mesazhin e tij të fundit para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, duke shënjestruar votuesit. Në intervistën...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj