LIVE UPDATES
Bota

Merr fund loja! Karoline u vra nga bashkëshorti i saj, 32-vjeçari kishte në plan të arratisej në Turqi, futet në kurth nga

17 Qershor 2021, 16:37 Nga DOSJA
Merr fund loja! Karoline u vra nga bashkëshorti i saj, 32-vjeçari

GREQI- Karoline Croush u vra nga bashkëshorti i saj. Në këtë përfundim kanë dalë mediat greke, bazuar në hetimet e deri tanishme për krimin e rëndë që trondit Greqinë më 11 maj të këtij vitit. Me titujt “Loja mbaroi, arrestohet bashkëshorti i Caroline”, mediat greke kanë raportuar zbardhjen e krimit të rëndë që kishte ngritur në këmbë të gjithë Policinë e Greqisë. Për një kohë të gjatë, oficerët e policisë kishin në duart e tyre prova që inkriminonin pilotin e ri, pasi gjatë dëshmive së tij të pare, 32-vjeçari kishte rënë në kontradikta, duke mos dhënë përgjigje bindëse për mënyrën se si ndodhi grabitja në shtëpinë e tyre si dhe karakteristikat e autorëve të dyshuar.

Oficerët e policisë të Departamentit të Vrasjeve të Policisë Greke filluan të kërkojnë gjurmët elektronike dhe teknologjike të çiftit dhe aty nisi të ‘shpluhurosej’ çështja e vrasjes. Analiza e orës ‘smart’ të Caroline tregoi se të dhënat dhe deklaratat e dhëna nga 32-vjeçari ishin në kontrast të plotë me ato që kishin regjistruar celuarët e tyre apo dhe vetë ora. Por ajo që mësuan ditët e fundit i bëri ata që të organizonin një operacion të mirëfilltë dhe të prangosnin 32-vjeçarin. Piloti kishte në plan të arratisej dhe të shkonte në Turqi, kështu që policia shkoi me helikopter në ceremoninë e 40-ditëve të Karolinë për ta vënë atë në pranga. 

Me preteksin se do të identifikonte dikë që kishin arrestuar për vrasjen e të shoqes, policia e mori të riun në komisariat. Anagnostopulos pas 8 orësh marrje në pyetje ka rrëfyer çdo gjë, duke pranuar vrasjen e bashkëshortes së tij. Ai ka deklaruar se e vrau Carilinën, pasi ajo do ta linte atë. Tashmë ai do të përballet me akuzat e vrasjet. 

Ku u bazuan hetuesit që arritën në këtë përfundim:

E para: Të dhënat nga telefoni celular i pilotit treguan se ai, megjithëse kishte pohuar se në atë çat ishte i lidhur nga grabitësit, po bënte telefonata rregullisht.

E dyta: Megjithëse ai kishte pohuar se gjatë orëve në fjalë, para se grabitësit të supozoheshin të hynin në shtëpi, ai ishte në gjumë, aplikacioni Fitness që kishte shkarkuar për të matur hapat dhe kaloritë që dogji gjatë ditës, tregoi ishte në lëvizje.

E treta: Ora Smart e nënës 20-vjeçare tregoi kohën reale të vdekjes së saj, e cila nuk përkonte me atë që kishte dëshmuar Anagnostopulos. Ora e telefonit celular ka regjistruar impulse të vajzës së re, në një kohë kur sipas burrit të saj, i cili ishte gjithashtu dëshmitari i vetëm në ngjarje, nuk kishte asnjë shenjë jete nga 20-vjeçarja.

E katërta: 32-vjeçari nuk kishte përgjigje bindëse lidhur me atë se si arriti të lirohej nga litarët me të cilët e kishin lidhur grabitësit dhe më në fund të merrte vetë në telefonPolicinë.

Së pesti: Nga analiza e telefonave duket se në orën 12 të natës ka pasur një shkëmbim mesazhesh mes çiftit, të cilat tregojnë se mund të ketë pasur ndonjë ‘fërkim’ apo konflikt mes pilotit dhe gruas së tij. Ka mbiemra dhe përshkrime në anglisht, siç është fjala “budalla” në mesazhet e fundit të dërguara nga Karoline.

E gjashta: Një pyetje që mundoi autoritetet dhe ekzaminuesit mjekësorë ishte ajo që pretendon piloti për të rënit të fikët. Domethënë, ai ka deklaruar ishte pa ndjenja për të paktën një orë, por ekspertët janë shprehur se humbja e ndjenjave për 45 minuta apo një orë do t’i linte atij pasoja të rënda në tru, gjë që nuk ka ndodhur.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Greqi pak javë më parë. Sipas dëshmisë së rreme të bashkëshortit të saj, tre persona, të cilët shkuan për të grabitur një shtëpi në Greqi, përfunduan duke vrarë 20-vjeçaren britanike, qenin e familjes dhe duke torturuar edhe vetë atë. 20-vjeçarja u gjet e vrarë, në papafingo të shtëpisë, pranë krevatit të fëmijës së saj 11 muajsh, ndërsa burri i saj 32 vjeç, kishte krijuar një skenë sikur ishte i lidhur në një karrige në dhomën e gjumit. Ishte ai që njoftoi Policinë duke i rënë telefonit me hundë (sipas tij), por bashkëshortja kishte ndërruar jetë prej kohësh. 

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni caroline crouch vrasja e caroline crouch caroline crouch vrasja e caroline crouch

Sondazh

Poll
Bota 17 Qershor 2021, 16:03

GREQI– Të tjera detaje kanë dalë nga hetimet greke për zbardhjen e vrasjes së 20-vjeçares Caroline Crouch në banesën e saj, 35 ditë më parë në Glyka Nera...

Bota 17 Qershor 2021, 15:17

SERBI- Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Europian, Vladimir Bilčik duket se nuk i ka mirë punët me Serbinë. Tajung shkruan se Blicik është përplasur me Pres...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj