LIVE UPDATES
Bota

Edhe kroatët e Bosnjes duan të shkëputen, Borrell: Situata më shqetësuese se kurrë

20 Shkurt 2022, 20:39 Nga DOSJA
Edhe kroatët e Bosnjes duan të shkëputen, Borrell: Situata

BOSNJE/HERCEGOVINA – Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, shprehu shqetësimin e tij për situatën në Bosnje e Hercegovinë, një ditë pasi nacionalistët kroatë të këtij vendi paralajmëruan se mund të formojnë rajonin e tyre.

Borrell i paralajmëroi udhëheqësit e tjerë në Konferencën e Sigurisë, që po mbahet në Mynih të Gjermanisë, se situata në Bosnje është “më shqetësuese se kurrë”.

Bosnja tashmë është e ndarë në Federatën Boshnjake-Kroate dhe në entitetin e mbizotëruar nga serbët, i njohur si Republika Sërpska.

Ndarja e tillë është bërë me Marrëveshjen e Dejtonit, të vitit 1995, e cila i ka dhënë fund luftës në Bosnje midis serbëve, kroatëve dhe boshnjakëve.

Parlamenti i Republikës Sërpska veçse ka ndërmarrë disa iniciativa që mund të çojnë drejt ndarjes nga Bosnja.


A do të jetë viti 2022 kur do të shpërbëhet Bosnja?

“Situata në Bosnje është më shqetësuese se kurrë. Nuk ka qenë kurrë e lehtë, por tendencat devijuese tani janë vërtet shumë shqetësuese”, tha Borrell.

Autoritetet shtetërore të Bosnjës dhe komuniteti ndërkombëtar tashmë po përballen me përpjekjet për ndarjen e Bosnjës, të udhëhequra nga lideri serb i këtij vendi, Millorad Dodik, i cili është edhe anëtar i Presidencës trepalëshe.


Lufta në Bosnje – retorikë a realitet?

Më 19 shkurt, organi që përfaqëson disa parti politike kroate në Bosnje kërcënoi se do të fillojë të punojë drejt krijimit të rajonit kroat në këtë vend, nëse ligjet zgjedhore nuk ndryshojnë në atë mënyrë që të rrisin përfaqësimin e kroatëve në nivel kombëtar.

Parlamenti Kombëtar Kroat, i udhëhequr nga partia më e madhe etnike kroate, HDZ, tha në një seancë të jashtëzakonshme se dështimi për të arritur marrëveshje për ndryshimet zgjedhore, do të sinjalizonte mungesën e kushteve për votim.

Zgjedhjet e përgjithshme në Bosnje pritet të mbahen në tetor.

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për reformën zgjedhore në Bosnje dhe Hercegovinë, Matthew Palmer.


Palmer kërkon që Bosnja të shtyjë përpara reformën zgjedhore

Udhëheqësi i HZD-së, Dragan Çoviq, tha më 19 shkurt se bisedimet e nisura vitin e kaluar me krerët boshnjakë për reformën e Ligjit Zgjedhor, duhet të rifillojnë këtë javë, por ai paralajmëroi se mungesa e marrëveshjes mund të çojë në bojkotimin e zgjedhjeve.

Sipas Ligjit Zgjedhor në Bosnje, qytetarët e Federatës zgjedhin dy anëtarë të Presidencës, ku njëri duhet të jetë boshnjak dhe tjetri kroat, ndërsa qytetarët e Republikës Sërpska zgjedhin anëtarin serb.

Pakënaqësia e kroatëve me aleancën e tyre me boshnjakët ka nisur të rritet qysh në vitin 2006, kur një kroat nga një parti multietnike është zgjedhur anëtar i Presidencës dy herë radhazi.

Ata tani duan garanci që anëtari kroat i Presidencës të zgjidhet nga votimi ekskluziv i kroatëve në zonat me shumicë kroate në Bosnje.

Shumë të huaj e konsiderojnë krizën aktuale në Bosnje si më të keqën që nga përfundimi i luftës, më 1995.

Në Srebrenicë, forcat serbe të Bosnjës kanë vrarë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë në vitin 1995.

Ringjallja e frikës në Bosnje

Udhëheqësi serb i Bosnjës, Dodik, akuzoi të dielën “administratën amerikane dhe atë të Brukselit” për “favorizim të shumicës myslimane të Bosnjës” në atë mënyrë që, siç tha, e destabilizon Bosnjën në afat të gjatë.

Dodik tha se nuk sheh asgjë të diskutueshme në kërcënimet e Parlamentit Kombëtar Kroat.

Borrell kërkoi “përgjegjësi nga liderët politikë në Bosnje” për të parandaluar, siç tha, “shpërbërjen e vendit”.

Ai u bëri thirrje atyre që t’i kryejnë reformat e nevojshme kushtetuese dhe zgjedhore.

“Ne nuk do të pranojmë ndarjen dhe shpërbërjen e Bosnjës”, tha Borrell në Mynih.

Përfaqësuesi i lartë i komunitetit ndërkombëtar në Bosnje e Hercegovinë, Christian Schmidt.

Ai tha se ministrat e Jashtëm të BE-së do të diskutojnë situatën në Bosnje në takimin e Këshillit të Punëve të Jashtme, më 21 shkurt.

Marrë nga REL

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni bosnje-hercegovina josep borrell bosnje-hercegovina josep borrell

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj