LIVE UPDATES
Bota

Edhe pas heqjes së barrierave, Serbia nuk e kthen tregun kosovar

20 Qershor 2020, 17:40 Nga DOSJA
Edhe pas heqjes së barrierave, Serbia nuk e kthen tregun kosovar

SERBI– Pas shfuqizimit të masave të reciprocitetit, vetëm brenda 12 ditëve, Serbia në tregun e Kosovës ka futur produkte në vlerë prej 8.5 milionë eurosh, përderisa Kosova ka eksportuar në Serbi produkte në vlerë prej vetëm 1.1 milion euro.

Këto të dhëna i bëri të ditur për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2018, kur nuk ka qenë në fuqi as taksa doganore 100 për qind dhe as reciprociteti, Stavileci thotë se ka një rënie të produkteve të importuara nga Serbia.

“Jemi shumë mbrapa kthimit në parametrat e njëjta, pasi që nëse merren 12 ditë që nga heqja e reciprocitetit, kemi mbi 8 milionë euro dhe nëse vazhdon ky trend nënkuptojmë që në një muaj të plotë mund të kemi deri në 16 milionë euro import të mallrave nga Serbia, derisa para zbatimit të masës 100 për qind, importi mujor nga Serbia ka arritur shifrën e 35 milionë eurove”, tha Stavileci.

Taksat e grumbulluar gjatë kësaj periudhe nga importi me Serbinë, sipas Stavilecit, janë mbi 1 milion euro. Produktet të cilat janë importuar më së shumti gjatë kësaj kohe nga Serbia, shton Stavileci, janë produktet ushqimore dhe ato ndërtimore.

Për afër dy vjet, ndaj produkteve të Serbisë Kosova kishte vendosur taksë doganore 100 për qind dhe pas heqjes së taksës doganore, për një kohë kishte aplikuara masa të reciprocitetit.

Më 6 qershor, Qeveria e Kosovës ka shfuqizuar masat e reciproritetit ndaj Serbisë për t’i hapur rrugë dialogut Kosovë – Serbi i cili ishte ndërprerë për shkak të vendosjes së taksës doganore.

Përfaqësues të bizneseve në Kosovë thonë se taksa 100 për qind për produktet nga Serbia ka pasur efekte pozitive për prodhuesit vendorë.

Disa kompani serbe, të cilat kanë eksportuar në Kosovë, sipas tyre, tanimë kanë humbur tregun, pasi që ato produkte janë zëvendësuar me produkte vendore në disa raste e në disa të tjera me produkte të vendeve tjera fqinje, por edhe tëvendeve të Bashkimit Evropian.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, tha për Radion Evropa e Lirë se taksa 100 për qind për afër dy vjet, ka ndryshuar tregun e  Kosovës.

“Heqja e të gjitha masave ndaj produkteve të Serbisë ka lënë tregun e hapur të Kosovës. Bizneset tregtare të Kosovës dhe të Serbisë kanë filluar të rinegociojnë marrëveshje të reja, por tani në kushte të reja, pasi që tani që më shumë se një vit e gjysmë, produktet e Serbisë nuk ishin në tregun e Kosovës dhe ato u zëvendësuan me produktet të shteteve tjera dhe ato vendore”, thotë Shahini.

Një anketë e realizuar nga Klubi i prodhuesve në Kosovë kohë më parë, kur taksa doganore ndaj produkteve serbe ishte ende në fuqi, kishte vënë në pah se disa nga bizneset prodhuese kanë rritur punësimin deri në 30 për qind, si dhe kanë zgjeruar edhe veprimtaritë e tyre.

Shahini thotë se zëvendësimi i produkteve të Serbisë me produkte të tjera gjatë kësaj kohë, mund të bëjë që Serbia më asnjëherë të rikthejë tregun e Kosovës, që ka pasur në vitin 2018.

“Serbia do të tentojë në çdo kusht të kthejë tregun në Kosovë, por për këtë kosovarët janë ata që do të vendosin a do të blejnë produktet që vijnë nga Serbia apo do të konsumojnë ato që i zëvendësuan gjatë kësaj kohe”, thotë ai.

Para vendosjes së taksës doganore në nëntor të vitit 2018, Serbia ishte eksportuesja më e madhe e produkteve në Kosovë. Ky shtet brenda një viti eksportonte në Kosovë mallra në vlerë prej rreth 450 milionë eurosh.

Marrë nga: REL

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koosve serbi koosve serbi

Sondazh

Poll

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!