Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Sport
Edi Reja: “San Marino nuk duhet marrë lehtë, të mos bëjmë gabimet e së shkuarës”
7 Shtator 2021, 12:16Nga DOSJA
TIRANE – Detyra kryesore e trajneri Edi Reja, pas fitores me Hungarinë dhe përpara ndeshjes me San Marinon, me sa duket është të frenojë euforinë dhe të përpiqet të marrë tre pikë të tjera, duke mos përsëritur atë që siç thotë vetë trajneri italian, “pas një fitoreje e marrim lehtë ndeshjen tjetër.”
“Ka ndodhur shpesh që pas një fitoreje, ne mund t’i marrim lehtë ndeshjet. Ndaj San Marinos do ta kemi të vështirë, ai është një ekip i organizuar, duhet të kemi përqendrim dhe të bëjmë lojë të mirë. Duhet t’i lëmë sa më pak hapësira, sepse janë të rrezikshëm. Kjo është ndeshja jonë vendimtare, nuk mendoj asgjë tjetër pavarësisht se Polonia luan ndaj Anglisë, unë mendoj vetëm për sfidën tonë,” – thotë Reja.
Ndërkohë, që përpara kësaj ndeshjeje me San Marinon, duke qenë se një pjesë e mirë e lojtarëve kanë luajtur dy ndeshje të një niveli të lartë fizik, pritet të ketë rotacion.
“Sigurisht që do të ketë risi në ndeshjen ndaj San Marinos, Abrashi dhe Gjasula nuk do të jenë. Nuk do të zhbalancohemi shumë, pasi do të shoh dhe si luan San Marino për të zgjedhur një formacion. Do të shoh deri sot në darkë gjendjen e lojtarëve, sepse kanë marrë dhe disa goditje. Sigurisht ata që do të rikthehen do të na japin një dorë, Hysaj, Bare, Manaj do të kthehen,” – përfundon trajneri italian.
B.T (Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
ANGLI– Rikthimi i Cristiano Ronaldos te Manchester United pas 12 vitesh ka rikthyer edhe entuziazmin te tifozët e Djajëve të Kuq. Sulmuesi portugez ka zhv...
KOSOVA-Pas fitores me Gjeorgjinë dhe barazimit me Greqinë, këtë herë Kosova do të përballet ditën e mërkurë me Spanjën në Prishtinë, takim i vlefshëm për kualif...
ELBASAN-Lukas Fahndrich do të jetë arbitri i ndeshjes Shqipëri-San Marino që do të luhet ditën e mërkurë ora 20:45 në “Elbasan Arena”. 37-vjecari me...
ELBASAN-Shqipëria do të luajë nesër ndeshjen e raundit të gjashtë për kualifikueset e Kupës së Botës Katar 2022 kundër San Marinos. Biletat për ndeshjen që luhe...
DURRES – Në prag të ndeshjes ndaj San Marinos, e cila do të zhvillohet nesër në stadiumin “Elbasan Arena” në orën 20:45, e vlefshme për fushatën kualifikuese të...
ITALI – Pas Lautaro Martinez, tani me Marcelo Brozovic. Fushata përforcuese e Interit sigurisht që nuk përfundon me mbylljen e tregut. Marrëveshja e arritur me ...
ANGLI – Pas tri vitesh ‘mësimi’ te Williams, George Russell, bën një hap të merituar në cilësi, pase sezonin e ardhshëm do të garojë për Mercedes, së bashku me ...
SHBA – Legjenda e futbollit amerikan, Landon Donovan, nuk e ka përjetuar mirë historinë e përjashtimit të McKennie nga ekipi kombëtar për shkeljen e rregu...
ITALI – Mesfushori nga Bregu i Fildishtë dhe sulmuesi suedez i kanë përfunduar historitë me dëmtimet dhe do të jenë në fushë në ndeshjen midis Milanit dhe...