U nda sot nga jeta/ Në Kishën e Shën Theodhorit mbahet meshë për Kryepeshkopin Anastas Janullato, At Ilia Qirjo: Do mbe...
Politike
Edita Tahiri “godet” kryeministrin: Rama u ndëshkua edhe për lojërat e rrezikshme për kufijtë
1 Korrik 2019, 11:38Nga DOSJA
TIRANË- Ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka komentuar zgjedhjet lokale në Shqipëri, të cilat u mbajtën ditën e djeshme në të gjithë vendin.
Përmes një postimi në Facebook, Tahiri shprehet se përqindja e ulët e qytetarëve në votime ishte një ndëshkim për Edi Ramën.
Postimi i plotë i Edita Tahirit:
Me vëmendje përcolla zgjedhjet moniste të nivelit lokal dje ne Shqipëri. E lumtur që kaluan në një atmosferë civilizuese. Qytetarët dëshmuan se civilizimi jonë si komb shqiptar është i lashtë. E dëshpëruar, se këto zgjedhje ishin një kthim prapa nga arritjet 30-vjeçare për demokraci dhe pluralizëm në Shqipëri. Vetë fjala ‘zgjedhje’ donë të thotë se qytetari duhet të ketë mundësinë të zgjedh mes disa alternativave, ndaj kjo edhe është një parim themelor i demokracisë. Dalja minimale e qytetarëve në këto zgjedhje dhe bojkoti i tyre nga më shumë se 80 për qind e votuesve, ishte një ndëshkim i fortë ndaj Edi Ramës për shumë arsye. Rama u ndëshkua edhe për lojërat e rrezikshme për kufijtë, që do ta dëmtonin shtetin e Kosovës.
Ditën e djeshme, shqiptarët votuan në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ku morën pjesë 21.6% e shqiptarëve, dhe PS mori ashtu siç ishte parashikuar të gjitha bashkitë. Procesi i votimit nuk pati probleme, përveç disa incidenteve të vogla në Finiq dhe Durrës. Dy liderët, Rama e Basha e cilësuan fitore 30 qershorin, njëri të shtetit e tjetri të popullit, ndërkohë që ende nuk ka një reagim nga kreu i shtetit, Ilir Meta.
(a.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
ELBASAN- Një ditë pas zgjedhjeve të së dielës, kreu lokal i Partisë Demokratike në Elbasan Eugen Isaj doli në një konferencë për median. Në deklaratën e tij, Is...
TIRANË- OSBE-ODIHR kishte parlajmëruar sot një konferëncë për mediat ku do të bënte publik raportin për zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019. Ishte shefja...
Tiranë-Rezultatet e zgjedhjeve të 30 qershorit nuk kanë surpriza. Po thuajse në çdo Bashki fituese po del PS-ja. Duhet të themi se nuk ka pasur një garë ...
TIRANË- Sekretari i për Çështjet Zgjedhore, Ivi Kaso, ka dalë në një deklaratë për mediat ku akuzoi qeverinë se po bën një manipulim masiv me rezult...
DURRËS- Presidenti Ilir Meta po vijon që të shijojë pushimet e tij në Lalëz, ku herë pas here poston foto prej andej me njerëzit që takon. Sot teksa ai ka...
TIRANË- Dritan Hila për zgjedhjet e djeshme është shprehur se teorikisht duhet të na votonin 85% e shqiptarëve, por praktikisht kemi mbetur si kurvat rru...
TIRANË– Një ditë pas zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në selinë blu, ku po zhvillon një takim kokë me kokë me ...
TIRANË- Një ditë pas sulmit frontal në drejtim të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ish-kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, njëherazi ...
TIRANË- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka deklaruar se KQZ me urdhër të kryeminstri Edi Rama ka shtuar mbi 100 mijë vota më shumë në ku...
TIRANË– Kryetarja e LSI, Moniam Kryemadhi në një deklaratë për mediat ka reaguar për zgjedghjet ku tha se ishin moniste të Edi Ramës. Kryemadhi u shpreh se...