LIVE UPDATES
Sport

Edy Reja: “2020-ta vit i vështirë dhe jo normal, por pozitiv në futboll”

30 Dhjetor 2020, 18:17 Nga DOSJA
Edy Reja: “2020-ta vit i vështirë dhe jo normal, por pozitiv

TIRANE – Trajneri i Kombëtares Edoardo Reja, ka bërë bilancin e vitit që po lëmë pas në futboll. Në një intervistë ekskluzive për fshf.org, tekniku Reja shprehet se pavarësisht vështirësive të shkaktuara nga Covid-19, bilanci për vitin 2020, duke iu referuar ndeshjeve të fundit të Kombëtares është pozitiv.

Por tekniku i kuqezinjve, duket se ende nuk e ka kapërdirë humbjen në shtëpi me Lituaninë, duke e cilësuar si momentin më të vështirë të vitit në futboll. Megjithatë, vendi i parë në grup i sjell ndërmend kujtime të mira, me njerëz që e falenderonin në rrugë për rezultatet e arritura. Sa i përket shortit të eliminatoreve të Botërorit 2022, ai shprehet se ekipi do të jetë kompetitiv deri në ndeshjen e fundit kundër Andorrës.

Në fund, trajneri Reja shprehet se përpos futbollit, ky vit ka qenë një vit jo i mirë për të gjithë, me humbje njerëzish dhe me një jetë jo normale. Ai uron për të gjithë punonjësit e FSHF-së, tifozët si dhe të gjithë shqiptarët një vit më të mirë dhe një vit normal.

Bilanci për vitin 2020 me Kombëtaren? “Bilanci për vitin 2020 në përgjithësi ka qenë pozitiv. Por duhet të kemi parasysh vështirësitë e mëdha që kemi pasur, mbi të gjitha për shkak të Covid-19, që na ka kushtëzuar shumë. Mbi të gjitha para se të shkonim në transfertat e Kazakistanit dhe Lituanisë kishim probleme të mëdha. Shumë lojtarë nuk luanin me klubet e tyre, dikush ishte i infektuar me virusin korona, dikush kishte probleme të tjera dhe duhet të gjenim mënyrën që të hidhnim në fushë lojtarët që aktivizoheshin me klubet. Na është dashur të aktivizonim, për fat të mirë, disa lojtarë, të cilët nuk kishin luajtur kurrë më parë me Kombëtaren, por në dy ndeshjet të rëndësishme siç ishin ato në Kazakistan dhe Lituani, kanë bërë paraqitje mjaft të mira. Mbase kemi luajtur më mirë se në ndeshjet ku kemi fituar, por kemi krijuar shumë raste për gol, por për fat të keq nuk e çuam topin në rrjetë. Pra, bilanci është pozitiv, sidomos nëse i referohemi performancës së fundit, ku fituam miqësoren me Kosovën, që ishte e rëndësishme për ne dhe më pas dy ndeshjet me Bjellorusinë dhe Kazakistanin në shtëpi. Tre fitore radhazi, që na dhanë siguri dhe besim, i dhanë shumë entuziazëm grupit dhe përsa i përket objektivit final ne ia dolëm mbanë. E rëndësishme është që gjithçka përfundoi mirë. U renditëm të parët në grup dhe jemi shumë të kënaqur. Mendoj se duhet ta kishim fituar një nga transfertat, ku morëm dy barazime, kishim më shumë mundësi të shkonim në “play-off”-in e Botërorit. Por duhet të jemi të kënaqur dhe të mundohemi të bëjmë më mirë në të ardhmen”.

Momenti më i vështirë i vitit? “Momenti më i vështirë i vitit ishte humbja me Lituaninë në shtëpi. E gjithë puna e bërë dukej sikur ishte zhdukur papritur. Ka qenë një moment ku ne prekëm fundin, zhgënjimi ishte i madh, patëm probleme të mëdha dhe ishte çasti më i vështirë në aventurën time me Shqipërinë”.

Momenti më i bukur? “Arritëm të dilnim mjaft mirë nga vështirësitë dhe momenti më i bukur ka qenë fitorja ndaj Bjellorusisë në shtëpi dhe arritëm objektivin tonë final. Sigurisht, ishte diçka e bukur dhe e rëndësishme. Mbaj mend që kur dilja në rrugët e Tiranës një ditë më pas njerëzit më falënderonin për atë që kishim bërë, për rezultatet që kishim marrë. Është e bukur të përjetosh këtë vlerësim të tifozëve shqiptarë kur ecën rrugëve të qytetit, të cilët të përshëndesin me buzëqeshje”.

Pritshmëritë për 2021? “Sa i përket asaj që pres nga viti 2021, më duhet të them se ëndrrat janë gjithmonë të bukura, ëndrrat bëhen realitet kur ke besim dhe ne do të nisim së shpejti eliminatoret e Botërorit 2022. Nuk patëm shumë fat në short, sepse kemi në grup Poloninë, skuadër shumë e fortë, Hungarinë, një nga kombëtaret më në formë të kohëve të fundit, është përmirësuar shumë. Dëshira jonë është të jemi kompetitivë deri në fund. Luajmë ndaj Anglisë dhe dy skuadrave të tjera me peshë, por kështu ne do të verifikojmë forcën tonë dhe ky është një aspekt thelbësor, sepse nëse duam të rritemi duhet të matemi me këto realitete që kemi përballë. Duhet të përballojmë këto sfida dhe të arrijmë në maksimumin e formës sonë, mbi të gjithë të lojtarëve. E rëndësishme është të luajnë me klubet e tyre dhe në mars të jenë në formë të mirë, në mënyrë që të jenë kompetitivë ndaj këtyre skuadrave.

Urimi për 2021? “Sa i takon të shkuarës, ne lëmë pas një vit, mbase më të vështirin të jetës sonë. Sepse jemi duke jetuar një situatë anormale, që nuk është pjesë e mënyrës tonë të jetesës. Unë personalisht kam humbur shumë miq, të cilët u përballën me këtë virus dhe për fat të keq nuk ia dolën mbanë dhe nuk janë më mes nesh. Për këtë më vjen shumë keq, sepse përtej aspektit futbollistik, përtej kënaqësive që kemi pasur gjithsesi, po lëmë pas një vit të tmerrshëm. I tmerrshëm për zhgënjimet dhe shpresoj që kjo situatë të kalojë sa më shpejt. Shpresoj që ky të jetë viti i rilindjes dhe shpresoj që të rikthehemi në normalitet të plotë, si më parë. Përveç kësaj, tashmë ka nisur edhe procesi i vaksinimit dhe ky është një aspekt thelbësor. Sidoqoftë do të duhet pak kohë dhe ne duhet të jemi të kujdesshëm, të mbajmë maskat, të ruajmë distancat. Urimi im shkon për të gjithë miqtë e mi shqiptarë, për të gjithë punonjësit e Federatës Shqiptare të Futbollit, me të cilët kam pasur një marrëdhënie të jashtëzakonshme dhe më kanë ndihmuar shumë. Më keni dhënë siguri dhe kjo është shumë e rëndësishme për një trajner.Të gjithë tifozëve shqiptarë, si në Shqipëri, ashtu edhe jashtë vendit ku ka shumë, dua t’i uroj që të kenë një vit sa më normal. Nuk duhet të kërkojmë gjëra të mëdha, por të kemi një vit normal, ndryshe nga ky po lëmë pas”.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport boterori 2022 edy reja kombetarja kuqezinjtë trajneri i kombetares boterori 2022 edy reja kombetarja kuqezinjtë trajneri i kombetares

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj