Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Numri i vdekjeve është rritur me shpejtësi në tremujorin e tretë, teksa Shqipëria hyri në valën e dytë të koronavirusit. Sipas të dhënave të INSTAT, në tremujorin e tretë 2020 u shënuan gjithsej 6,294 vdekje, me një rritje prej 25.7% në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas INSTAT, në tremujorin e tretë të këtij viti kanë humbur jetën 6,294 persona, nga 5,006 në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në total janë shënuar 1,288 vdekje më shumë. Kjo rritje sugjeron se jetët e humbura nga koronavirusi mund të jenë shumë më të larta sesa raportohen deri tani (Zyrtarish deri dje raportohen 590 të vdekur nga koronavirusi, por këto janë raportimet vetëm të atyre që humbin jetën në spital dhe janë diagnostikuar me Covid-19).
Të dhënat historike tregojnë se tremujori i tretë 2020 ka shënuar një nivel rekord vdekjesh të paktën që prej vitit 2011, kur raportohen të dhënat nga INSTAT.
INSTAT ka rishikuar të dhënat edhe për tremujorin e parë 2020, duke i rritur ndjeshëm statistikat (për shkak të karantinës së marsit, të dhënat ishin paraprake). Edhe në tremujorin e parë numri i vdekjeve të shënuara ishte rekord, prej 6,115 persona, për të rënë ndjeshëm në të dytin, në 4,989 humbje jete, që përkon me periudhën kur vendi ishte në karantinë.
Në total për 9 mujorin janë shënuar gjithsej 17.4 mijë jetë të humbura. Sipas të dhënave të përpunuara nga Monitor, kjo shifër është rreth 9% më e lartë sesa mesatarja historike e 9 viteve, 2011-2019. Numri i vdekjeve për 9 mujorin, ia kalon vitit 2015 që deri tani kishte shënuar rekordin e dekadës së fundit.
Ndërsa vetëm për tremujorin e tretë 2020, vdekjet janë gati 30% më të larta sesa mesatarja historike e periudhës 2011-2019 (mesatarja e 2011-2019 është 4,988 persona).
Mesatarisht në tremujorin e tretë kanë humbur jetën 68 persona në ditë nga 60 që ishte mesatarja e 2019.
Sipas INSTAT, Në tremujorin e tretë 2020,në të dymbëdhjetë qarqet e vendit shënohet rritje e numrit të vdekjeve, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019. Në tremujorin e tretë2020,numri më i vogël i vdekjeve regjistrohet në qarkun e Kukësit, me 138 vdekje, ndërsa ai më i lartë në qarkun e Tiranës, me 1.706 vdekje. Rritjen më të vogël në përqindje të vdekjeve, gjatë tremujorit të tretë 2020, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019 e ka qarku i Vlorës, me 2,6%, ndërsa rritjen më të madhe në përqindje e ka qarku i Lezhës, me 46,4%.
Marrë nga Monitor.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Shqipëria është vendi i rajonit që ka përfituar më pak fonde në formë grantesh nga plani madhor i Bashkimit Europian për zhvillimin e infrastrukturës së Ballkan...
TIRANË- Komisioni Evropian ka miratuar një paketë ndihmese për Shqipërinë prej 103.3 milion euro për të përballuar situatën e pandemisë së Covid-19 në vend...
Ndërmarrjet me mbi 10 punonjës kishin punësuar 422 mijë persona më 2019, me një pagë mesatare mujore bruto 50,735 lekë. Rezultati doli në një anketë që INSTAT r...
Autoriteti Rrugor Shqiptar zhvillon tenderat e mirëmbajtjes rutinë të akseve rrugore në vend në bazë performance por vetem ne nentor për tre prej tyre duket se ...
Të rinjtë shqiptarë shprehin indiferencë për të votuar në krahasim me moshat më të vjetra, ndërsa mosha mbi 55 vjeç ka pjesëmarrje rekord në votime, në k...
Një 47-vjeçare, e cila përfundoi në dyert e gjykatës për t’u ndarë nga bashkëshorti, këmbëngul në polici se po kërcënohet nga ish e dashura e tij, një va...
Inflacioni shënoi një rritje të ndjeshme në muajin tetor dhe arriti në 2%, nga 1.5% që pati qenë për shtatorin.Sipas të dhënave nga Instat, inflacioni ka arritu...
Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për dhënien e ndihmës financiare për të mbuluar shpenzimet e bizneseve prodhuese që zbatojnë protokollet e sigurisë të pandemisë....
M.H një vajzë e re 25 vjeçe e cila prej një jave është diagnostikuar me Covid-19, duket se refuzon tëzbatojë karantinën e plotë. Ajo i tregoi Gazetës “Si...
Një analizë e re e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Shqipërinë zbulon se pagesat nga xhepi për shëndetin janë një burim kryesor i vështirësive financiar...