LIVE UPDATES
Ekonomi

Efekti i COVID-19, kontratat tek sigurimet u tkurrën me rreth 28%, paguhen 37 milionë euro dëme

1 Shtator 2020, 09:24 Nga DOSJA
Efekti i COVID-19, kontratat tek sigurimet u tkurrën me rreth 28%, paguhen

“Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-korrik 2020 kapën vlerën mbi 9,220 milionë lekë, ose 5.83% më pak se në periudhën janar-korrik 2019. Gjatë periudhës janar-korrik 2020, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 524,347 me një ulje prej 27.82% krahasuar me periudhën janar-korrik 2019. Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 93.67 % të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë përkatësisht sigurimet e Jetës me 6.32%.

Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 38.98% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 61.02% të totalit të tregut. Gjatë periudhës janar-korrik 2020, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 4,564 milionë lekë, ose 38.21% më shumë se në periudhën janar-korrik 2019” thuhet në publikimin e AMF.

Sigurimi i Detyrueshëm Motorik

Sipas AMF “primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar-korrik 2020 arritën rreth 5,626 milionë lekë, ose 6.11% më pak se në periudhën janar-korrik 2019.

Produkti MTPL e brendshme, në periudhën janar-korrik, pati një rritje prej 1.68% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 3.29% krahasuar me periudhën janar-korrik 2019.

Produkti Karton Jeshil në periudhën janar-korrik pati një ulje prej 38.19% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një ulje të numrit të kontratave prej 53.89% krahasuar me periudhën janar-korrik 2019.

Produkti Sigurim Kufitar, në periudhën janar-korrik, pati një ulje 42.41% të vëllimit të primeve të shkruara bruto krahasuar me periudhën janar-korrik 2019. Edhe numri i kontratave u ul me 51.88%.

Sigurimi Vullnetar

“Primet e sigurimit vullnetar, gjatë periudhës janar-korrik 2020 arritën rreth 3,594 milionë lekë, 5.37% më pak se në periudhën janar-korrik 2019. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u ul me 42.36% krahasuar me periudhën janar-korrik 2019.Sigurimet vullnetare të Jo-Jetës gjatë periudhës janar-korrik 2020, patën ulje me 0.9% kundrejt periudhës janar-korrik 2019. Në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë periudhës janar-korrik 2020 siguruan mbi 1,754 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 61.25%, të pasuara nga Sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 30.15% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë periudhës janar-korrik 2020, vihet re një rritje prej 17.77% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 1.11% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me periudhën janar-korrik 2019.

Të ardhurat nga sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatë periudhës janar-korrik 2020, arritën në rreth 704 milionë lekë, duke shënuar një ulje prej 12.57% në krahasim me periudhën janar-korrik 2019. Primet nga sigurimet e Jetës gjatë periudhës janar-korrik 2020, arritën rreth 582 milionë lekë, ose 19.27% më pak se në periudhën janar-korrik  2019” raporton AMF.

Marrë nga Monitor.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj