LIVE UPDATES
Ekonomi

Anomalia e 2025-ës: Deri në 30 dhjetor, 1,1 miliardë euro pa shpenzuar nga buxheti

Tirana dhe qytetet e tjera të vendit ende vuajnë nga mungesa e furnizimit me ujë dhe drita, radhët e trafikut bëhen kilometrike nga jugu në veri nga investimet e gabuara në infrastrukturë, ndërsa  qeveria e Shqipërisë për disatin vit radhazi nuk arrin të përmbushë detyrimet që lindin nga ligji për buxhetin.

7 Janar 2026, 12:27 Nga D.S

Anomalia e 2025-ës: Deri në 30 dhjetor, 1,1 miliardë euro pa

Anomalitë në ekzekutimin e buxhetit të shtetit sipas planit janë thelluar ndjeshëm gjatë vitit 2025. Tirana dhe qytetet e tjera të vendit ende vuajnë nga mungesa e furnizimit me ujë dhe drita, radhët e trafikut bëhen kilometrike nga jugu në veri nga investimet e gabuara në infrastrukturë, ndërsa  qeveria e Shqipërisë për disatin vit radhazi nuk arrin të përmbushë detyrimet që lindin nga ligji për buxhetin.

Sipas të dhënave zyrtare nga thesari i Ministrisë e Financave (grafiku i mëposhtëm) përgjatë muajit dhjetor nga data 2 deri me 29 u kryen rreth 84 miliardë lekë (840 milionë euro) pagesa. Nga 1 janari deri me 29 dhjetor 2025 kur rezultojnë të dhënat e fundit mbi pagesat e thesarit  janë shpenzuar gjithsej rreth 722,6 miliardë lekë, teksa plani vjetor ishte 831,7 miliardë lekë ose 109 miliardë lekë tepricë, rreth 1,1 miliardë euro në datën 30 dhjetor një ditë para mbylljes së vitit.

Në terma mujorë, shpenzimet kanë qenë relativisht të kontrolluara gjatë pjesës më të madhe të vitit, me nivele më të ulëta në fillim të vitit dhe një rritje graduale në pranverë e verë. Muaji dhjetor shënon kulmin e shpenzimeve (84 miliardë lekë), një praktikë e zakonshme për mbylljen e vitit fiskal, por edhe kjo rritje nuk ka mjaftuar për të arritur nivelin e planifikuar vjetor.

Këtë vit për shkak të hetimeve të SPAK mbi entet kryesore shpenzuese, është treguar më shumë kujdes në alokomimin e fondeve. Prej vitesh është bërë praktike që një pjesë e madhe e buxhetit te çelet në dhjetor kryesisht mbi kompanitë që kishin kontrata me qeverinë kryesisht për punime në rrugë. Hetimet dhe masat e sigurisë mbi kupolën drejtuese të Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Ministrisë së Infrastrukturës i kanë frenuar disi pagesat.

Pagesat e muajit dhjetor edhe vitet e kaluara nuk ishin mbi punimet faktike të momentit. Çdo fund viti qeveria miraton  buxhet në rritje për vitin pasardhës, por në të vërtete asnjëherë nuk arrin të ekzekutohet sipas planit të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë edhe pse vendi ka nevoja të mëdha me gati 20 për qind të popullsisë në varfëri relative dhe një emigracion masiv.

Edhe me 2024 buxhetit të shtetit i kanë tepruar 420 milionë euro, të cilat nuk kanë arritur të shpenzohen sipas programit. Me ndryshimet e fundit në aktin normativ për vitin 2024 ishin planifikuar për tu shpenzuar 771,3 miliardë lekë, por u realizuan vetëm 728.5 miliardë lekë ose 42.7 miliardë lekë më pak se plani.

Këtë vit teprica është shumë më e lartë pasi pagesat e muajit dhjetor ishin më të kufizuara, prej hetimeve. Teprica buxhetore, një pjesë e së cilës mund të përdoret për uljen e mëtejshme të borxhit publik është më e mirë se abuzimet me to, siç edhe kanë treguar rezultatet e hetimeve nga SPAK./Monitor.al 

buxheti

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj