LIVE UPDATES
Ekonomi

Bail-in për bankat: A janë të sigurta depozitat tuaja bankare?

Gjatë krizës së madhe financiare të vitit 2008, rregullatorët nuk kishin autoritet legjislativ për të ofruar bail-in. Prandaj, në vitin 2009, shumë vende filluan të miratonin në heshtje legjislacionin për të autorizuar bail-in.

4 Qershor 2023, 07:28 Nga I.A
Bail-in për bankat: A janë të sigurta depozitat tuaja bankare?
Foto Ilustruese

TIRANË- Shumica e lexuesve të kësaj rubrike do të kenë dëgjuar për termin bail-out (përdorimi i parave të qeverisë për të stabilizuar bankat dhe institucionet e tjera financiare); por të paktë janë ata që do të kenë dëgjuar për bail-in (kur përdoren fondet e depozituesve dhe zotëruesve të bonove) për të stabilizuar bankat.

Gjatë krizës së madhe financiare të vitit 2008, rregullatorët nuk kishin autoritet legjislativ për të ofruar bail-in. Prandaj, në vitin 2009, shumë vende filluan të miratonin në heshtje legjislacionin për të autorizuar bail-in.

Mjeti bail-in mund të konsiderohet si një metodë shtesë në paketën e instrumenteve të rregullatorëve, për të ndihmuar bankat, duke lejuar përdorimin e fondeve të kreditorëve për t’i mbajtur bankat funksionale, duke ulur rrezikun sistemik, por edhe duke rritur rreziqet për depozituesit dhe kreditorët e bankave.

Qëllimi i këtij artikulli është të informojë lexuesit që nuk janë familjarizuar me termin bail-in dhe të diskutojë pasojat e mundshme.

(a) ofrojmë fillimisht një përmbledhje të shkurtër të legjislacionit të miratuar gjatë 10-15 viteve të fundit në disa juridiksione kryesore; më pas

(b) do të diskutojmë të mirat dhe të këqijat e mjetit financiar bail-in;

(c) do të japim disa shembuj të bail-in; dhe më pas do të spekulojmë për (d) pasojat e mundshme për portofolat e investitorëve.

(a) Përmbledhje e legjislacionit

Pas vitit 2008, si SHBA-ja, ashtu edhe BE-ja, paraqitën në heshtje legjislacionin që mundëson bail-in:

-Në SHBA, Akti Dodd-Frank (2010), përmban një dispozitë të quajtur “Autoriteti i Likuidimit të Rregullt” që lejon Korporatën Federale të Sigurimit të Depozitave (FDIC), të përdorë fondet e kreditorëve për të ndihmuar një institucion financiar, duke i konvertuar ato në ekuitet.

-BE-ja paraqiti Direktivën e Rimëkëmbjes dhe Rezolucionit të Bankave (BRRD) në vitin 2014, e cila përcakton një sërë mjetesh që rregullatorët mund të përdorin për të ndihmuar institucionet që po dështojnë, duke përfshirë ndihmën bail-in.

Kreditorëve mund t’u kërkohet të marrin përsipër humbje, qoftë nëpërmjet konvertimit të borxhit në kapital neto ose zhvlerësimit të pretendimeve financiare, të krijuara për të siguruar që kostot e shpëtimit të përballohen nga kreditorët dhe jo nga taksapaguesit.

(b) Të mirat dhe të këqijat e bail-in

Nga këndvështrimi i një rregullatori, avantazhi kryesor i ndihmës bail-in është krijimi i një procesi më të efektshëm, duke shmangur nevojën për një falimentim të çrregullt, duke kufizuar përdorimin e fondeve të qeverisë (p.sh. të taksapaguesve), dhe duke shmangur rrezikun moral të ndihmës bail-out.

Dobësia më e madhe e bail-in janë efektet anësore që shkakton. Thjesht mundësia e bail-in mund të përshpejtojë procesin e tërheqjes së depozitave, ose shitjes së bonove.

Pasi zbatohet, një bail-in i detyron kreditorët dhe depozituesit që të anulojnë të gjitha ose një pjesë të investimeve të tyre, duke shkaktuar ndoshta një efekt domino.

Bail-in mund të rrisë rreziqet që lidhen me huadhënien ose investimin në institucionet financiare, duke rritur koston e kapitalit. Ka pasur gjithashtu edhe shqetësime në lidhje me transparencën e shpëtimit bail-in.

Banka në thelb është një truk i mbështetur në besim. Bankat marrin depozita afatshkurtra dhe japin kredi afatgjata, kështu që një valë e papritur tërheqjesh do të shkaktonte probleme. Suksesi ose dështimi i bail-in-eve mund të varet përfundimisht nga mënyra se si ato ndikojnë në besim.

Qipro (2013). Sipas FMN-së, shpëtimi i dy bankave më të mëdha në Qipro do të kushtonte sa 50% e PBB-së, pasi Qipro kishte një sektor të madh financiar.

Kështu që u zbatua një bail-in, i cili përfshinte konvertimin e një pjese të bilanceve të depozituesve në aksione bankare dhe mbylljen e një prej bankave më të mëdha të vendit, Cyprus Popular Bank. Bail-in shkaktoi panik mes depozituesve, duke çuar në një dyndje tërheqjesh bankare dhe imponimin e kontrolleve të kapitalit.

Kjo paketë shpëtimi u kritikua se ndikonte në mënyrë disproporcionale mbi depozituesit më të vegjël dhe mund të ulte besimin në sektorin bankar europian.

Greqi (2015). Katër banka greke i janë nënshtruar një procesi shpëtimi bail-in. Borxhet bankare u konvertuan në kapital. Humbjet u përballuan nga depozituesit dhe zotëruesit e bonove. Përhapja e efekteve negative ishte shumë më e vogël se në Qipro, pjesërisht për shkak se bankat greke zënë një raport më të vogël në raport me ekonominë e përgjithshme.

Spanjë (2017). Direktiva e Rimëkëmbjes dhe Rezolucionit të Bankave u zbatua në rastin e Banco Populare, një bankë e mesme.

Përveçse u humb një ekuitet me vlerë 1.3 miliardë euro, u humbën edhe 1.97 miliardë euro kapital i nivelit të parë dhe 716 milionë euro kapital i nivelit të dytë. Pas kësaj, Banco Santander ndërhyri dhe e bleu bankën për një vlerë simbolike prej 1 euro.

Ndikimi në portofolat e investitorëve

Ekziston legjislacioni që mund t’i konvertojë depozitat tuaja bankare në kapital ose t’i shkurtojë ato, thjesht me një firmë të hedhur me stilolaps. Ju gjithashtu mund të mendoni se fondet tuaja janë të sigurta deri në kufirin prej 250,000 dollarësh në SHBA, ose 100,000 eurosh në Europë.

Por kini parasysh se fondi i sigurimeve FDIC, i cili ofron garancinë, ka vetëm 130 miliardë dollarë kolateral – shumë më pak se 1% e depozitave në bankat tregtare amerikane, pa marrë këtu parasysh derivativat në sistemin bankar.

Ngurrimi i rregullatorëve amerikanë për të përdorur mjetin bail-in gjatë valës së fundit të falimentimeve të bankave, është ndoshta për shkak të frikës nga efektet anësore. Megjithatë, nëse falimentimet e bankave bëhen veçanërisht të mëdha ose sistematike, rregullatorët nuk mund të kenë zgjidhje tjetër, veçse të përdorin mjetin e shpëtimit bail-in në një shkallë masive.

Çfarë mund të bëhet? Ju duhet që

(a) të paktën të këqyrni shëndetin financiar të institucionit ku depozitoni fonde;

(b) të diversifikoni depozitat nëpër institucione të shumta, ndoshta edhe në juridiksione të shumta; dhe

(c) mund të shihni si mundësi ruajtjen e një pjese të pasurisë tuaj, në asete fizike likuide jashtë sistemit financiar, si ari

Çfarë mund të bëhet?

Ju duhet që (a) të paktën të këqyrni shëndetin financiar të institucionit ku depozitoni fonde; (b) të diversifikoni depozitat nëpër institucione të shumta, ndoshta edhe në juridiksione të shumta; dhe (c) mund të shihni si mundësi ruajtjen e një pjese të pasurisë tuaj, në asete fizike likuide jashtë sistemit financiar, si ari.

Marrë nga Monitor.al

bankat depozitat bankare

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj