All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Ekonomi

Banka e Shqipërisë bleu 16.1 milionë euro, por kursi i monedhës europiane ra edhe më shumë

Blerjet e ditës së enjte nuk kishin qëllim ndërhyrjen në tregun valutor, por ishin pjesë e kalendarit vjetor për nevojat e rezervës valutore.

21 Prill 2023, 07:12 Nga A.B
All - Paragraf - 1

Banka e Shqipërisë bleu 16.1 milionë euro, por kursi i

Banka e Shqipërisë bleu më shumë se 16 milionë euro në tregun e brendshëm financiar ditën e enjte.

E megjithatë kursi i këmbimit të monedhës jo vetëm që nuk u rrit me asnjë qindarkë, por pësoi një rënie të mëtejshme në rekordin e ri historik prej 112.04 lekësh. 

Blerjet e ditës së enjte nuk kishin qëllim ndërhyrjen në tregun valutor, por ishin pjesë e kalendarit vjetor për nevojat e rezervës valutore.

Edhe në ankandin e katërt të këtij viti, shuma e planifikuar për t’u blerë në raundin e parë të ankandit ishte mes pesë dhe nëntë milionë eurove. Oferta nga pjesëmarrësit në ankand rezultoi mjaft e lartë, për një vlerë totale prej 21.2 milionë eurosh. Banka e Shqipërisë pranoi oferta deri në kufirin e sipërm të parashikuar për raundin e parë, prej nëntë milionë eurosh.

Blerjet në raundin e parë u realizuan me një kurs që ishte në intervalin mes 112.13 dhe 112.4 lekëve. Kursi mesatar i ponderuar i blerjeve në raundin e parë ishte 112.19 lekë. Banka e Shqipërisë ushtroi edhe opsionin e blerjes në raundin e dytë, për një shumë shtesë prej 7.1 milionë eurosh, me kursin mesatar të blerjeve në raundin e parë, prej 112.19 lekësh.

Duke shtuar edhe një shumë prej 9.1 milionë eurosh të blerë në ankandin e javës së kaluar, mund të llogaritet se në dy javë Banka e Shqipërisë ka tërhequr nga tregu i brendshëm valutor 25.2 milionë euro. Pavarësisht kësaj, kursi euro-lek ka vijuar rënien, duke dëshmuar ekzistencën e një oferte të lartë të monedhës europiane në treg.

Sipas agjentëve të tregut të këmbimit valutor, tregu vazhdon të shfaqë prurje të mëdha dhe kërkesë të pakët për monedhën europiane. Kjo tendencë ka qenë e qartë qysh gjatë vitit të kaluar, ndërsa në muajt e parë të vitit 2023 po theksohet edhe më shumë.

Tremujori i dytë i vitit fillon të shfaqë në kursin e këmbimit edhe efektet e para sezonale, sepse turizmi hyrës vlerësohet të jetë në rritje, duke sjellë shtim të prurjeve të valutës. Një efekt të vogël shtesë mund të kenë pasur edhe festat fetare të muajit prill, që shoqërohen me kthimin e emigrantëve në Shqipëri, por edhe me flukse të shtuara të turistëve të huaj.

Banka e Shqipërisë ka parashikuar të blejë një shumë midis 160 dhe 220 milionë eurove për vitin 2023. Kjo shumë përfaqëson një rritje të konsiderueshme në raport me shifrat e vitit të kaluar, kur blerjet e valutës vlerësohen në afërsisht 140 milionë euro.

Këto shifra i referohen vetëm blerjeve të planifikuara për qëllimet e rritjes së rezervës valutore. Në fund të muajit shkurt, rezerva valutore e vendit kishte vlerën e pothuajse pesë miliardë eurove, në rënie të lehtë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Forcimi i lekut në kursin e këmbimit kundrejt valutave kryesore dhe sidomos ndaj euros ka pasur një ndikim të ndjeshëm negativ në bilancin e Bankës së Shqipërisë. Ulja e vlerës së rezervës valutore, e shprehur në monedhën vendase, ka shkaktuar humbje në vlerën e pothuajse 14.5 miliardë lekëve për vitin e kaluar./MONITOR

banka e shqiperise

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj