LIVE UPDATES
Ekonomi

Banka e Shqipërisë: Normat e interesit do të rriten, qeveria të miradministrojë hapësirën fiskale

Banka vuri në dukje se ka theksuar vazhdimisht rëndësinë e qëndrueshmërisë afatgjatë të financave publike, në funksion të reduktimit të rreziqeve financiare dhe rritjes së hapësirave për manovrim të politikës fiskale. Në këtë kontekst, ne gjykojmë se konsolidimi fiskal bëhet një objektiv edhe më imperativ përballë rritjes së kostove të financimit, argumentoi Banka.

19 Nëntor 2022, 08:09 Nga DOSJA
Banka e Shqipërisë: Normat e interesit do të rriten, qeveria
Banka e Shqipërisë

TIRANË- Në një intervistë të posaçme, Banka e Shqipërisë sqaroi se politika monetare ka hyrë në një cikël normalizimi të orientuar drejt respektimit të objektivit tonë të stabilitetit të çmimeve, gjë që është shprehur në rritjen e normës bazë të interesit.

Banka vuri në dukje se ka theksuar vazhdimisht rëndësinë e qëndrueshmërisë afatgjatë të financave publike, në funksion të reduktimit të rreziqeve financiare dhe rritjes së hapësirave për manovrim të politikës fiskale. Në këtë kontekst, ne gjykojmë se konsolidimi fiskal bëhet një objektiv edhe më imperativ përballë rritjes së kostove të financimit, argumentoi Banka.

Banka Shqipërisë sinjalizoi në konferencën e fundit me misionin e FMN-së rritjen e mëtejshme të normës bazë të interesit. Qeveria, si një operator i madh në ekonomi, po përballet me kosto të larta të financimit të borxhit të brendshëm. Rritja e interesave të letrave të qeverisë është më e shpejtë se rritja e normës bazë të interesit. Si duhet të reagojë politika fiskale për të mos ushtruar presion në këtë drejtim?

Sikurse kemi theksuar në vazhdimësi në daljet tona publike, politika monetare ka hyrë tashmë në një cikël normalizimi të orientuar drejt respektimit të objektivit tonë të stabilitetit të çmimeve, çka është shprehur në rritjen e normës bazë të interesit. Në këtë kontekst, rritja e interesave të letrave me vlerë ka reflektuar, përveç rritjes faktike të normës bazë, edhe pritjet e investitorëve për vijimësi të këtij cikli normalizues në të ardhmen. Ky fenomen është një proces i natyrshëm në tregjet financiare dhe është i pranishëm edhe në vende të tjera.

Banka e Shqipërisë e ka theksuar vazhdimisht rëndësinë e qëndrueshmërisë afatgjatë të financave publike, në funksion të reduktimit të rreziqeve financiare dhe rritjes së hapësirave për manovrim të politikës fiskale. Në këtë kontekst, ne gjykojmë se konsolidimi fiskal bëhet një objektiv edhe më imperativ përballë rritjes së kostove të financimit. Sa më sipër, ne konstatojmë se reduktimi i deficitit gjatë vitit 2022 dhe projektbuxheti i programuar për vitin 2023, i cili parashikon ulje të mëtejshme të deficitit dhe huamarrjes, shkojnë në drejtimin e duhur.

Prej disa vitesh, qeveria e përqendron stimulin fiskal në muajin dhjetor, a po i ndikon kjo sjellje e politikës fiskale interesat në tregun e brendshëm të bonove të thesarit?

Është e vërtetë që prej disa vitesh tashmë ka një cikël të tillë në shpërndarjen e huamarrjes së qeverisë gjatë viti. Kjo çon në rritje të luhatshmërisë afatshkurtër të interesave të letrave me vlerë të qeverisë, por, përtej tyre, nuk është përcaktuese në nivelin apo trendin e tyre.

Ecuria aktuale e normave të interesit të borxhit publik nuk vjen nga shpërndarja jo e njëtrajtshme e huamarrjes gjatë vitit, por nga pritjet e tregjeve për norma më të larta interesi në të ardhmen, si pasojë e normalizimit të pashmangshëm të qëndrimit të politikës monetare.

Sipas Bankës së Shqipërisë, cilat janë kostot dhe përfitimet në ekonominë e gjerë prej normave të interesit?

Normalizimi i qëndrimit të politikës monetare bëhet në funksion të respektimit të objektivit tonë të stabilitetit të çmimeve. Në këtë kontekst, normalizimi i shërben stabilitetit të përgjithshëm ekonomik dhe financiar të vendit dhe rritjes së qëndrueshme dhe afatgjatë të tij. Pra, në një horizont afatmesëm dhe afatgjatë, ekonomia shqiptare do të ketë përfitime në formën e një ambienti ekonomik me çmime të qëndrueshme, në formën e një ambienti monetar e financiar të shëndetshëm, si dhe në formën e një kursi këmbimi të qëndrueshëm dhe të kostove të ulëta të financimit.

Është pikërisht ky kontributi më i mirë që një bankë qendrore mund të japë për rritjen e qëndrueshme dhe afatgjatë ekonomike dhe për rritjen e mirëqenies shoqërore. Nga ana tjetër, në afatin e shkurtër, normalizimi i qëndrimit të politikës monetare tenton të prodhojë norma më të larta kthimi për kursimtarët, por dhe kosto relativisht më të larta financimi për bizneset dhe familjet.

Si parashikohet trajektorja e interesave në periudhën afatmesme dhe si duhet të orientohen individët për administrimin e kursimeve të tyre në këtë periudhë?

Në kushtet aktuale, normalizimi i politikës monetare është një aksion i domosdoshëm për të siguruar kushtet e nevojshme monetare për kontrollin dhe reduktimin e inflacionit. Ndër të tjera, normalizimi ofron një balancë më të mirë të rreziqeve që vijnë nga inflacioni i lartë dhe mbinxehja e ekonomisë. Shpejtësia e normalizimit të qëndrimit të politikës monetare do të varet në vazhdimësi nga evoluimi i balancës së presioneve inflacioniste.

Banka e Shqipërisë mbetet e angazhuar të ruajë norma interesi të përshtatshme për të mbajtur inflacionin nën kontroll dhe për të siguruar një rritje të qëndrueshme ekonomike.

Në këtë kontekst, nuk gjykojmë se individët kanë arsye për të ndryshuar përqasjen e tyre afatgjatë ndaj konsumit dhe investimeve. Megjithatë, sa i takon strukturës së investimit të kursimeve të tyre, ata duhet të jenë të kujdesshëm ndaj trendeve të vëna re në tregjet financiare. Kjo do t’i ndihmojë për të marrë në çdo kohë vendime të informuara dhe konsistente me preferencat e tyre për likuiditet dhe norma kthimi.

Marrë nga monitor

banka e shqiperise

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj