Celibashi: Rama s'e shkeli Kodin Zgjedhor, Alibeaj në garë me 7 kandidatë minus, simbolet do i përdorë vetëm një grup i PD
Alibeaj denoncoi Berishën për përdorimin e simboleve të PD, Celibashi: Nëse gjenden ngjashmëri që konfuzojn&e...
Alibeaj denoncoi Berishën për përdorimin e simboleve të PD, Celibashi: Nëse gjenden ngjashmëri që konfuzojn&e...
"Rama pjesë e ekipit"/ Berisha: Gjobëvënia me McGonigal shkon në 50 mln euro, duan të bllokojnë Komisionin Hetimor...
Banorët e Bërxullës ulen këmbëkryq në rrugë, policia rrethon zonën, nisin përplasjet: Kë shtyn...
Gazetari rus, fitues i çmimit Nobel: Propaganda po i përgatit njerëzit të mendojnë se lufta bërthamore nuk ë...
Standardet e kreditimit u shtrënguan, si në kreditë për financimin e investimeve, ashtu edhe në ato për mbulimin e nevojave për likuiditet.
Një vrojtimi i publikuar nga Banka e Shqipërisë tregon se standardet e kreditimit për bizneset vijuan shtrëngimin në tremujorin e tretë të vitit 2022. Shtrëngimi u manifestua si në kreditë akorduar biznesit të vogël e të mesëm, ashtu edhe në ato për biznesin e madh. Standardet e kreditimit u shtrënguan, si në kreditë për financimin e investimeve, ashtu edhe në ato për mbulimin e nevojave për likuiditet.
Faktorët që sollën shtrëngimin e standardeve të kreditimit për bizneset buronin kryesisht nga perceptimi i rrezikut nga ana e bankave lidhur me situatën ekonomike në vend dhe perspektivën për të, aftësinë paguese të kredimarrësit, si edhe me kolateralin e kërkuar. Në të njëjtën kohë, edhe toleranca më e ulët e bankave kundrejt rrezikut ndikoi në shtrëngimin e standardeve për bizneset. Në kahun lehtësues të standardeve u raportua trysnia e shtuar nga konkurrenca në sistemin bankar.
Në tremujorin e fundit të vitit 2022, bankat presin që ecuria e standardeve të kreditimit të mos ndryshojë nga ajo e tremujorit të tretë. Në terma të qëllimit të përdorimit, standardet priten të vijojnë shtrëngimin në kreditë për financimin e investimeve dhe të lehtësohen në ato për mbulimin e nevojave për likuiditet.
Kërkesa për kredi e bizneseve vijoi të jetë e lartë edhe në tremujorin e tretë. Kërkesa e shtuar për kredi ishte evidente në të gjitha segmentet e madhësisë së biznesit, si edhe në të gjitha llojet e përdorimit të kredisë. Kërkesa e shtuar për kredi nga bizneset, sipas gjykimit të bankave, u ndikua kryesisht nga nevojat më të larta për financimin e inventarëve dhe kapitalit qarkullues, për financimin e investimeve, si dhe për rifinancimin e borxheve ekzistuese.
Standardet e kreditimit për individët u shtrënguan në tremujorin e tretë të vitit 2022. Shtrëngimi i standardeve u vërejt në të dyja kategoritë e qëllimit të përdorimit të kredisë, si në kreditë për blerjen e banesave, ashtu edhe në atë konsumatore.
Shtrëngimi i standardeve të kreditimit për individët ishte pasojë e perceptimit të rrezikut nga bankat lidhur me situatën makroekonomike në vend e perspektivën për të, zhvillimet aktuale e të pritura në tregun e banesave, aftësinë paguese të kredimarrësit, si edhe me kolateralin e kërkuar. Po ashtu, faktor tjetër që ndikoi në shtrëngimin e standardeve të kreditimit ishte edhe toleranca më e ulët e bankave ndaj rrezikut. Standardet e kreditimit për individët priten të shtrëngohen më tej në tremujorin e fundit, si në kreditë për blerjen e banesave, ashtu dhe në ato konsumatore../SCAN
Foto ilustrim Grupi austriak Raiffeisen konfirmoi zyrtarisht ditën e sotme se do të qëndrojë në Shqipëri, duke përgë...
Para Prej afërsisht një jave, euro po rifiton gradualisht terren në kursin e këmbimit me lekun. Sipas kursit zyrtar të Bankës...
Foto ilustruese Qeveria me projektbuxhetin e vitit 2023 ka planifikuar dhënien e 7 kontratave të reja me koncesion me vlerë rreth 1 miliard&...
Foto ilustruese Detyrimet faktike dhe kontigjente të shtetit shqiptar për çështjet e arbitrazhit kanë arritur vlerën e 176 ...
Foto ilustruese Profesionistët e lirë do të paguajnë rreth 2 miliardë lekë (17 milionë euro) taksa më shumë &c...
Foto ilustruese Standardet e kreditimit të aplikuara nga sektori bankar u shtrënguan për të gjitha segmentet e klientëve vijuan sh...
Banka e Shqipërisë TIRANË- Standardet e kreditimit të aplikuara nga sektori bankar u shtrënguan për të gjitha segmentet ...
Foto ilustruese TIRANË- Nga 1 janari 2023 do të rihapen bastet sportive online. Kjo bëhet e ditur në projektbuxhetin e vitit 2023, ku p...
Para Performanca paraprake e treguesve fiskalë të konsoliduar për periudhën 9 – mujore (Janar – Shtator 2022) reflekton ecu...
Foto ilustruese Një draft i ligjit për të drejtën e informimit lehtëson barrën e gjobave për institucionet kur këto...