LIVE UPDATES
Ekonomi

BE-ja ngre alarmin për kërkesat e larta për azil nga vendet “e sigurta”

Veçanërisht, kërkesat për azil përfshinin shtetas nga vendet që konsiderohen kandidate zyrtare për t’u bashkuar me bllokun, si Turqia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Moldavia. Shqetësimi i lartë i shteteve anëtare doli në pah gjatë një takimi jozyrtar dy-ditor të ministrave të brendshëm, i cili u zhvillua në Stokholm këtë javë.

31 Janar 2023, 07:15 Nga DOSJA
BE-ja ngre alarmin për kërkesat e larta për azil nga vendet
Emigrantë

TIRANË- Bashkimi Europian po bëhet gjithnjë e më i shqetësuar për numrin në rritje të kërkesave të paraqitura nga azilkërkuesit, të cilët, në parim, nuk kanë të drejtë për të përfituar nga mbrojtja ndërkombëtare, siç janë shtetasit nga India, Bangladeshi, Maroku, Egjipti dhe Peruja. Komisioni Europian vlerëson se numri i kërkesave për azil arriti në 924,000 deri në fund të vitit 2022 – niveli më i lartë që nga viti 2016 – ndërsa kalimet e parregullta të kufijve të BE-së u trefishuan nga viti i kaluar, duke shkuar në 330,000.

Veçanërisht, kërkesat për azil përfshinin shtetas nga vendet që konsiderohen kandidate zyrtare për t’u bashkuar me bllokun, si Turqia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Moldavia. Shqetësimi i lartë i shteteve anëtare doli në pah gjatë një takimi jozyrtar dy-ditor të ministrave të brendshëm, i cili u zhvillua në Stokholm këtë javë.

“Kemi tre herë më shumë kërkesa për azil sesa njerëz që vijnë në mënyrë të parregullt dhe të gjitha këto po mbingarkojnë kapacitetet tona të pritjes,” tha të enjten Ylva Johansson, Komisionerja Europiane për Çështjet e Brendshme.

“Shumë prej tyre nuk kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare.”

Johansson tha se mbi 60% e këtyre kërkesave do të përfundojnë me një vendim “negativ”, i cili është një refuzim i azilit dhe një urdhër për t’u larguar nga territori i BE-së.

Rreth 850,000 kërkesa, duke përfshirë kërkesat për herë të parë dhe apelimet, janë ende në pritje të një vendimi përfundimtar.

“Presion në rritje mbi sistemet kombëtare”

Blloku duket se ka të vështirë të rikthejë aplikantët e papërshtatshëm në vendet e tyre të tranzitit ose të origjinës, duke arritur që ta bëjë këtë për vetëm 21% të të gjithë migrantëve të parregullt të regjistruar në vitin 2022.

Ministrat e Brendshëm duan të rrisin këtë normë sa më shpejt të jetë e mundur dhe po shqyrtojnë disa mënyra për të përdorur nenin 25a të Kodit të Vizave të BE-së, i cili lejon vendosjen e masave kufizuese ndaj vendeve jo-anëtare të BE-së që refuzojnë të bashkëpunojnë për rikthimet.

“Kthimi efektiv është një nga stimujt më të mirë për të parandaluar ardhjen e atyre që nuk kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare,” tha Johansson.

Sipas shifrave të ofruara nga Agjencia e Bashkimit Europian për Azilin (EUAA), vetëm në nëntor u paraqitën plot 105,970 kërkesa për azil në të gjithë BE-në, Norvegjinë dhe Zvicrën.

Sirianët përbënin grupin më të madh, me 17,739 kërkesa, të ndjekur nga afganët (14,877), turqit (8,342), kolumbianët (4,884) dhe venezuelianët (4,350).

Kërkesat e qytetarëve nga Turqia, Bangladeshi, Maroku, Gjeorgjia, Egjipti, Republika Demokratike e Kongos dhe Peruja shënuan “shifrat më të larta historike” në nëntor, tha agjencia.

Mbi katër milionë refugjatët ukrainas që ikën nga lufta e Rusisë kanë kaluar një procedurë të veçantë e të përshpejtuar, të njohur si Direktiva e Mbrojtjes së Përkohshme, dhe nuk llogariten në shifrat e kërkesave për azil.

Në nëntor u paraqitën gjithashtu mbi 19,900 kërkesa për azil nga shtetas që vinin nga vende që kanë një marrëveshje për lëvizjen pa viza me BE-në, të tillë si kolumbianët, argjentinasit, brazilianët, ekuadorianët, shqiptarët, moldavët, maqedonasit dhe boshnjakët.

“Nivelet e fundit jashtëzakonisht të larta të kërkesave për azil sinjalizojnë presione të shtuara ndaj sistemeve kombëtare,” tha EUAA në raportin e saj të nëntorit.

Marrë nga Monitor.al

emigrantet shqiptare

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj