Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Borxhi i brendshëm i garantuar nga qeveria shqiptare përbëhet në pjesën më të madhe nga huatë e garantuara për kompanitë publike të sektorit energjetik në vend.
TIRANË- Vlera e borxhit të kompanive publike dhe private të garantuara nga shteti shqiptar pësoi rënie vitin e kaluar. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, borxhi i brendshëm i garantuar në fund të vitit 2024 zbriti në 14.16 miliardë lekë, në rënie me 13.5% krahasuar me një vit më parë.
Borxhi i brendshëm i garantuar nga qeveria shqiptare përbëhet në pjesën më të madhe nga huatë e garantuara për kompanitë publike të sektorit energjetik në vend. Vlera e këtyre kredive në fund të 2024 zbriti në 10.98 miliardë lekë, në rënie me 6.7% krahasuar me një vit më parë.
Duke qenë se borxhet e kompanive të sektorit energjetik janë të marra kryesisht në euro, rënia në këtë segment erdhi kryesisht për shkak të efektit të kursit të këmbimit. Kursi i këmbimit euro-lek e mbylli vitin 2024 në nivelin 98.15 lekë, në rënie me 5.5% krahasuar me një vit më parë.
Një rënie më të madhe pësuan borxhet e garantuara të ndërmarrjeve private. Sipas Ministrisë së Financave, garancitë sovrane në favor të bizneseve private vitin e kaluar ranë në 3.18 miliardë lekë, 31% më pak krahasuar me një vit më parë.
Ky borxh i takon katër skemave të garancisë sovrane për biznesin të miratuara nga qeveria shqiptare, përkatësisht garancia shtetërore për pagat, e miratuar në vitin 2020, garancia shtetërore për financimin e rimëkëmbjes së aktivitetit tregtar nga pandemia, po e vitit 2020, garancia shtetërore për financimin e subjekteve që tregtojnë me shumicë produkte ushqimore bazë, miratuar në vitin 2022 dhe garancia shtetërore për garantimin e huamarrjes së subjekteve të industrisë përpunuese, miratuar në prill 2024.
Në masën dërrmuese, borxhi i garantuar i takon skemës së dytë, asaj të garancisë shtetërore për financimin e rimëkëmbjes së aktivitetit tregtar nga pandemia, e vitit 2020. Borxhi i garantuar nga kjo skemë përbënte pothuajse 92% të garancive sovrane për ndërmarrjet private.
Dy skemat e tjera të garancisë sovrane, të viteve 2022 dhe 2024, duket se kanë gjetur një përdorim shumë të vogël nga bizneset.
Sipas të dhënave paraprake të Ministrisë së Financave, në fund të vitit 2024 borxhi publik i brendshëm kishte vlerën e 788.4 miliardë lekëve, në rritje nominale me 6.3% krahasuar me një vit më parë. Megjithatë, në terma realë, borxhi i brendshëm shënoi një rritje shumë të lehtë, në 31.6% të PBB-së, nga 31.3% që ishte një vit më parë.
Në total, borxhi publik vitin e kaluar zbriti në 54.73% të PBB-së, në rënie të mëtejshme nga niveli prej 57.5% i një viti më parë. Që nga viti 2021, borxhi publik ka rënë me pothuajse 20 pikë përqindje ndaj PBB-së. Rënia e këtij raporti i detyrohet sidomos uljes së borxhit të jashtëm, si rezultat i forcimit të lekut në kursin e këmbimit, por pjesërisht edhe uljes së deficitit buxhetor në vitet e fundit dhe rritjes së kënaqshme ekonomike./MONITOR
Foto ilustruese TIRANË- Boxhet e prapambetura mes kompanive të energjisë ndaj njëra-tjetrës kanë një vlerë të ...
Foto ilustruese TIRANA- Inflacioni bazë pësoi rënie për të dytin muaj radhazi në shkurt. Sipas të dhënave nga Banka...
Foto ilustruese TIRANA- Agjencia e Vlerësimit Standard & Poor’s (S&P) njoftoi se ka rritur vlerësimin afatgjatë të kredit...
Foto ilustruese TIRANA- Risitë e këtij viti në plotësimin e Deklaratës Vjetore të të Ardhurave Personale, siç nji...
foto ilustruese TIRANË- Vitin e kaluar, shpenzimet buxhetore për investime arritën rekord historik me më shumë se 1 miliard euro, ...
foto ilustruese TIRANË- Europa Qendrore dhe Lindore nuk është më oborri periferik i Europës. Ajo është një epiqend&...
Foto ilustruese TIRANË - Tatimpaguesit e profesioneve të lira që nuk kanë deklaruar të dhënat e llogarive bankare apo të...
Viva Fresh TIRANË- Kompania nga Kosova, Viva Fresh Store, njoftoi të enjten se ka arritur një marrëveshje për blerjen e Spar Alba...
Foto ilustruese TIRANË - Depozitat bankare dominuan strukturën e investimeve financiare të kompanive të sigurimit edhe vitin e kaluar. ...
Foto ilustruese TIRANA- Banka Botërore parashikon që ndërhyrjet me punë civile në të paktën 15 ura që janë pje...