LIVE UPDATES
Ekonomi

BSH: Rënia e inflacionit është kryesisht statistikore, presionet e brendshme ngelen të larta

Në raportin e Politikës Monetare të publikuar sot nga Banka e Shqipërisë, nënvizohet se këto presione ngelen të larta, të ilustruara sidomos nga një rritje e treguesit të inflacionit bazë neto.

12 Maj 2023, 07:33 Nga I.A
BSH: Rënia e inflacionit është kryesisht statistikore, presionet
Banka e Shqipërisë

TIRANË- Rënia e inflacionit pas muajit mars duket të ketë më shumë natyrë statistikore dhe nuk është rezultat i uljes së presioneve për rritjen e çmimeve në ekonomi. Në raportin e Politikës Monetare të publikuar sot nga Banka e Shqipërisë, nënvizohet se këto presione ngelen të larta, të ilustruara sidomos nga një rritje e treguesit të inflacionit bazë neto.

Inflacioni bazë neto në tremujorin e parë vlerën 4%, duke u rritur më tej nga niveli prej 3.8% i një tremujori më parë.

Ndërsa inflacioni bazë për të njëjtën periudhë shënoi nivelin më të lartë historik prej 8%. Inflacioni bazë dhe inflacioni bazë neto kanë qëllim të përjashtojnë nga inflacioni total produktet që për nga natyra kanë një luhatshmëri të lartë, kryesisht ato energjetike dhe ushqimore.

Konkretisht, inflacioni bazë matet mbi 69.2% të shportës së IÇK-së, ndërsa inflacioni bazë neto, që përjashton nën-grupet e ushqimeve të përpunuara (përfshirë bukën dhe drithërat), matet mbi 44.6% të saj.

Kjo nënkupton se inflacioni bazë neto tregon komponentin më të qëndrueshëm të inflacionit. Ecuria e inflacionit të këtij grupi ilustron praninë e presioneve inflacioniste të brendshme në vlera ende të larta mbi objektiv dhe me sjellje të lehtë forcuese.

Sipas Bankës së Shqipërisë, ky zhvillim tregon që ngadalësimi i inflacionit bazë, kryesisht në muajin mars, ka më shumë natyrë statistikore se sa të shkaktuar nga dobësimi i presioneve të brendshme, të cilat demonstrojnë një qëndrueshmëri të lartë.

Inflacioni ka pësuar një rënie të ndjeshme në muajt e fundit, por, siç vëren edhe Banka e Shqipërisë, kjo rënie i detyrohet kryesisht uljes së çmimeve të naftës dhe efektit statistikor të bazë krahasuese (rritja e fortë e inflacionit nisi në mars 2022).

Në muajin prill, inflacioni vjetor zbriti në nivelin 4.6%, por, për shkak të faktorëve të mësipërm, gjasat janë që inflacioni të shfaqet rezistent dhe ndoshta të mund të regjistrojë përsëri rritje në muajt e ardhshëm.

Banka e Shqipërisë konstaton se presionet e brendshme inflacioniste vazhdojnë të ushqehen nga një kërkesë e qëndrueshme dhe treg pune i fortë. Rritja ekonomike rezultoi 4.8% për vitin 2022, e mbështetur nga rritja e shpenzimeve të familjeve, aktiviteti i ndërtimit dhe dinamizmi i sektorit të turizmit.

Në analizën e Bankës së Shqipërisë, kjo ecuri u mbështet nga bilancet e shëndosha të sektorit privat, nga ecuria pozitive e tregut të punës dhe nga përmirësimi i besimit të familjeve dhe bizneseve. Të dhënat indirekte sugjerojnë rritjen e kërkesës dhe të prodhimit edhe në fillim të vitit 2023.

Kushtet në tregun e punës janë të shtrënguara dhe bizneset vijojnë të hasin vështirësi për gjetjen e fuqisë punëtore. Vrojtimet e bizneseve sugjerojnë një kërkesë të fortë për punëtorë dhe presione për rritjen e pagave në vijim.

Ky zhvillim është pasqyruar në rënien në nivele minimale historike të normës së papunësisë, 10.8% në fund të vitit 2022, si dhe në rritjen e shpejtë të pagave në sektorin privat. Sipas Bankës së Shqipërisë, qëndrueshmëria e aktivitetit ekonomik2 dhe kushtet e shtrënguara në tregun e punës krijojnë premisa për qëndrueshmërinë e rritjes ekonomike në vijim, por edhe të presioneve të brendshme inflacioniste.

Marrë nga Monitor.al

banka e shqipërisë

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj