LIVE UPDATES
Ekonomi

Emigracioni po nxit “dembelët”, mbi 70 mijë joaktivë duan të punojnë

Në tremujorin e tretë 2021, numri i personave joaktivë në tregun e punës në moshën 15 vjeç e lart ishte mbi 932 mijë persona, ndërsa në tremujorin e tretë 2022 arriti në 859 mijë.

15 Dhjetor 2022, 10:17 Nga k.m.
Emigracioni po nxit “dembelët”, mbi 70 mijë joaktivë
Foto ilustruese


Mungesa e fuqisë punëtore, si pasojë e ritmeve të larta të emigracionit, po nxit pjesën joaktive të shoqërisë të marrë pjesë në tregun e punës. Sipas të dhënave të INSTAT, më shumë se 70 mijë persona që më parë nuk ishin duke kërkuar punë, pasi besonin se nuk ka një të tillë, tani janë ofruar në forcën e punës.

Në tremujorin e tretë 2021, numri i personave joaktivë në tregun e punës në moshën 15 vjeç e lart ishte mbi 932 mijë persona, ndërsa në tremujorin e tretë 2022 arriti në 859 mijë.

Kjo tendencë rriti ndjeshëm pjesëmarrjen në forcën e punës, duke hyrë në numrin e kontingjentit të personave që duan të punojnë. Në tremujorin e tretë 2022, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës, për popullsinë 15-64 vjeç, është 73,4%, nga 70% që ishte vitin e kaluar në këtë periudhë. Pjesëmarrja në forcën e punës ka arritur në rekorde historike, ndërkohë që gjithnjë e më shumë pensionistë kërkojnë të punojnë dhe një shumicë e tyre raportohen si të punësuar.

Gjatë tremujorit të tretë të këtij viti, 16,8% e popullsisë ekonomikisht joaktive dhe në moshë pune (15-64 vjeç) ishin duke përmbushur detyrat shtëpiake, 7,6 % e saj ishte në pension ose pension të parakohshëm, ndërsa 12,4 % në paaftësi të përhershme. 9,1% e popullsisë ekonomikisht joaktive (në grup-moshën 15-64 vjeç) deklaruan se nuk po kërkonin punë pasi besonin se nuk ka punë të disponueshme, pra klasifikohen si të papunë të dekurajuar.

Të rinjtë e moshës 15-29 vjeç që deklaruan se janë nxënës/studentë ose në trajnim përbëjnë 66,7% të të rinjve ekonomikisht jo-aktivë. Ndër të rinjtë e moshës 15-29 vjeç ekonomikisht joaktivë, 6,5% klasifikohen si të papunë të dekurajuar. Në popullsinë e moshës 30-64 vjeç, ky grup përbën 12,2% të popullsisë ekonomikisht jo-aktive të kësaj grup-moshe. Në raportin e ditëve të fundit të publikuar për Shqipërinë, Fondi Monetar Ndërkombëtar vuri dukje se rënia e lindjeve dhe  emigracioni i vazhdueshëm po e çon popullsinë e Shqipërisë drejt plakjes dhe rënies.

Që nga pandemia, Shqipëria ka humbur një mesatare prej 20,000 banorë në vit dhe tendenca ka të ngjarë të vazhdojë, raporton Fondi. Një fuqi punëtore në plakje ul produktivitetin e punës dhe kjo ndikon negativisht në rritjen ekonomike.

Zhvillimet demografike pritet të rëndojë mbi rritjen e mundshme ekonomike, me implikime për të ardhurat nga taksat dhe rritje të kostove të shërbimeve publike. Përmirësimi i qeverisjes, frenimi i korrupsionit dhe adresimi i nevojave për zhvillim njerëzor mund të ndihmojnë në uljen e emigracionit, sugjeroi Fondi./Monitor

emigrantet

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj