LIVE UPDATES
Ekonomi

Euro po shkatërron biznesin e hotelerisë dhe jo vetëm

Sipërmarrësi Behar Male, aksioner në hotelin më të madh nga të ardhurat në kryeqytet, thotë se arsyeja kryesore lidhet me rënien e Euros, që ka zhvlerësuar të ardhurat.

28 Shtator 2025, 08:41 Nga E.d
Euro po shkatërron biznesin e hotelerisë dhe jo vetëm
Foto ilustruse

TIRANË - Ndonëse “The Plaza Tirana” ka shitur 5% më shumë dhoma në 2024-n, në raport me një vit më parë, të ardhurat nuk janë rritur. Sipërmarrësi Behar Male, aksioner në hotelin më të madh nga të ardhurat në kryeqytet, thotë se arsyeja kryesore lidhet me rënien e Euros, që ka zhvlerësuar të ardhurat. “Euro po e shkatërron biznesin e hotelerisë”, pohon ai. “Na është rritur kosto e çdo lloj malli e shërbimi vetëm nga zhvlerësimi i Euros.

Kësaj i shtohen dhe kostot e larta të energjisë për subjektet e mëdha, pagat e personelit e të tjera”. Ai shton se Shqipëria mund të jetë i vetmi vend në botë, ku për shkak të forcimit të Euros janë rritur kostot e çdo produkti. Edhe turistët, sidomos ata nga Kosova, po përballen me shtrenjtim indirekt të çmimeve. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë bëjnë të ditur se Euro u këmbye mesatarisht 100.7 lekë në 2024-n, nga 123 lekë në 2019-n, kur dhe filloi bumi i turizmit, që u ndërpre përkohësisht nga pandemia.

Kjo ka bërë që të ardhurat e operatorëve të jenë automatikisht rreth 18-20% më të ulëta vetëm nga efekti i zhvlerësimit të monedhës së përbashkët. Male thotë se nuk është vetëm turizmi që është dëmtuar nga Euro e dobët, por edhe sektorë të rëndësishëm si bujqësia, apo industria e fasonit. “Rreth 70% e ekonomisë po dëmtohet. Të vetmit që po dalin të fituar janë importuesit”. Male, ekonomist, nuk arrin të kuptojë se si qeveria ka ndërmarrë vetëm politika që kanë çuar në zhvlerësimin e Euros.

 “Pse qeveria duhet të rrisë peshën e borxhit në valutë dhe të emetojë eurobonde, ndërkohë që ka të paktën dy vjet që buxheti është me suficit dhe nuk arrin të shpenzojë paratë. Pse nuk i rrit pensionet që të shtojë qarkullimin e parasë në ekonomi?!” Edhe për 2025-n, hoteleria, të paktën në kryeqytet, nuk po sheh rritje, sipas tij. Në muajt e parë kishte rënie rreth 5%, ndërsa në gusht ishte pothuajse në të njëjtat nivele si një vit më parë. Teksa në kryeqytet ka shumë projekte ndërtimi hotelesh, që po tentojnë tërheqjen e markave të njohura, nuk dihet nëse do të ketë punë për të gjithë.

“Tirana ka kërkesë për akomodim në hotele që zihen gjithë kapacitetet maksimumi 10-15 ditë në vit”. Për më tepër, turistët që vijnë në Shqipëri, janë me kosto të ulët. “Shqipëria mund të jetë i vetmi vend, ku 80% e tregut ajror zotërohet nga kompanitë me kosto të ulët, të cilat sjellin turistë që shpenzojnë pak”. Rritje të fortë të aktivitetit të hotelerisë nuk presin më as bizneset e bregdetit. “Viti 2024 ishte një vit mjaft i mirë për turizmin, me një rritje 10%, që në fillim as nuk e mendonim. Gjithsesi, mendoj që nuk do të kemi një rritje të tillë dyshifrore në vazhdim.

Për hotelerinë, shifrat e rritjes së turizmit duhet të lexohen me kujdes pasi vetëm 17-18% e të huajve që vijnë në Shqipëri qëndrojnë në struktura të kategorizuara si hotele. Pjesa tjetër qëndrojnë në apartamente me qira ditore ose shkojnë takojnë familjarë. Pra numri i hyrjes së të huajve në vend jo domosdoshmërish shfaqet edhe në hotele”, pohon Fatos Çerenishti, nga “Fafa Group”. Pavarësisht potencialit, sektori i hotelerisë përballet me shumë sfida.

“Viti 2025 ka pasur disa problematika që e kanë bërë më të vështirë ecurinë për bizneset e turizmit në rajonin e Golemit ku unë kam edhe aktivitetin. Si fillim ishte mungesa e ujit, për shkak të riparimit që po bëhet në Manskuri. Së dyti, shërbimet lënë për të dëshiruar, pasi duke qenë një biznes sezonal, si dhe mungesa e fuqisë punëtore ka sjellë që zëvendësimi të bëhet sipas mundësive dhe jo kudo me staf të kualifikuar.

Vlerësimi ynë nga operatorët e huaj turistikë bëhet si destinacion dhe ngërçet që mund të hasen nga subjekti në subjekt mund të penalizojnë në zinxhir të gjithë. Edhe për infrastrukturën shumë punë është bërë, por ka ende shumë për t’u bërë. Sezoni veror 2025 mendoj se pak a shumë do të jetë në të njëjtat nivele si viti 2024 pa ndonjë rritje domethënëse”, pohon z. Çerenishti i “Fafa Group”. /Monitor.al

 

 

euro

Sondazh

Poll
Ekonomi 28 Shtator 2025, 07:51 E.d

Rënia e koncesoneve

Foto ilustruse TIRANË - Partneritetet Publike-Private (PPP), në formën e koncesioneve, një nga modelet e biznesit që tërhoq&e...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj