Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Të dhënat e INSTAT tregojnë se rritjen më të madhe të çmimeve në janar 2025 në krahasim me janar 2024 e kishin limonët me 42% më shumë, fasulet me 37.5%, mishi i pulës me 24.4%, patatet me 13.1%, ullinjtë me 12.2%, mishi i vicit me 8.6% etj.
TIRANË- Një listë e detajuar me 44 artikuj të shportës, ku dominojnë ushqimet, tregon se ndërmjet janarit 2024 dhe atij 2025, çmimet në shumicën e tyre u rritën më shumë se inflacioni mesatar prej 2.1% i vitit të kaluar.
Të dhënat e INSTAT tregojnë se rritjen më të madhe të çmimeve në janar 2025 në krahasim me janar 2024 e kishin limonët me 42% më shumë, fasulet me 37.5%, mishi i pulës me 24.4%, patatet me 13.1%, ullinjtë me 12.2%, mishi i vicit me 8.6% etj.
Një kilogram fasule kushtoi mesatarisht 317 lekë në janar 2025 nga 230 lekë në të njëjtin muaj 2024. Ndërsa një kilogram nga mishi i pulës kushtoi 596 lekë nga 479 lekë që ishte në janar 2024 (shiko grafikun e mëposhtëm).
Gjithashtu zarzavatet dhe bulmetrat u rriten me ritme dy herë më të larta se inflacioni. Në janar 2025 një kilogram domate kushtoi mesatarisht 177,6 lekë 5.2% më shumë se në janar 2024, ndërsa një kg kastravec kushtoi 184 lekë ose 6.3% më shumë se në janar 2024.
Në krahun tjetër 10 artikujt kryesor të shportës shënuan rënie të çmimeve ndërmjet 2024 dhe 2025. Në janar të këtij viti një kg spec kushtoi 14.5% më lirë se në janarin 2024, qepa e thatë 13.2% më lirë, molla-13%, Benzina -1.4%, nafta -8.1%, Gazi -5.8%, Vaji i Lulediellit -5.7%, etj (shiko grafikun e mëposhtëm).
Çmimet e produkteve të shportës pësojnë luhatje të forta ne periudha të shkurta kohe për shkak të faktorëve që lidhen me rendimentin e prodhimit, mungesën e informacionit me kërkesën në treg, etj. Në vitet kur ka mungesë prodhimi dhe çmimet rriten për një produkt p.sh. qepën, vitin tjetër fermerët priren te mbjellin më shumë, duke krijuar mbi ofertë dhe çmime të ulëta për sezonin e ardhshëm.
Ecuria e çmimeve në dekadën e fundit tregon luhatje të forta nga viti në varësi të rendimentit të kulturave bujqësore. Në këto vitet e fundit kur kërkesa në eksport po rritet dhe gjithashtu konsumi vendas po zgjerohet nga numri i lartë i turistëve, prodhimi vendas bujqësor po pëson ulje.
Plakja e popullsisë në fshat, mungesa e mbështetjes financiare për fermerët dhe emigracioni i lartë i të rinjve nga zonat rurale po sjell rënie të prodhimit dhe rritje të çmimeve për shumicën e prodhimeve bujqësore.
Sipas të dhënave zyrtare, prodhimi bujqësor ra për të tretin vit radhazi, ndonëse Shqipëria është konkurruese në Rajon për prodhimin e hershëm për shkak të pozitës së favorshme gjeografike si vend mesdhetar me klimë të ngrohtë./ Monitor
Foto ilustruese TIRANA- Pesha e ndërtimit në ekonominë e vendit po rritet vit pas viti, duke e bërë atë gjithnjë e m&eum...
Foto Ilustruese Rritjet e vazhdueshme të pagës minimale në Shqipëri nuk kanë arritur që ta nxjerrin vendin nga lista e t&eum...
Si mund të nxitet rritja transformuese nga investimet e sektorit privat Në të gjithë rajonin, mundësitë ekzistojnë në...
Grafiku TIRANA- Rritjet e vazhdueshme të pagës minimale në Shqipëri nuk kanë arritur që ta nxjerrin vendin nga lista e të...
Foto ilustruese TIRANË- Kontrollet e Bankës së Shqipërisë në bankat tregtare vitin e kaluar treguan nevojën për t&e...
Foto ilustruese TIRANË- Të paktën 78 kontrata që kanë objekte të ndryshme në përbërje të tyre kanë s...
Foto ilustruese TIRANA- Banka e Shqipërisë dhe Shoqata Shqiptare e Bankave dërguan sot pranë Këshillit Europian të Pagesave (...
Foto ilustruese TIRANA- Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kreditit, Moody’s konfirmon vlerësimin “Ba3”p&eum...
Tregjet financiare të Wall Street NEW YORK - Pas njoftimit të presidentit amerikan Donald Trump për një pezullim 90-ditor të tarif...
Foto ilustruese TIRANA- Hapen më 14 Prill aplikimet për Skemën Kombëtare të subvencioneve në Bujqësi 2025. Drejtoresha e...